LIVE UPDATES
Bota

Përplasja mes NATO-s e Rusisë për Aeroportin e Prishtinës

Në kohën kur ndodhi, ai ishte komandant suprem i NATO-s dhe po vëzhgonte vendosjen e një misioni paqeruajtës të aleancës ushtarake në Kosovë.

9 Qershor 2024, 17:30 Nga I.A
Përplasja mes NATO-s e Rusisë për Aeroportin e Prishtinës
Foto Ilustruese

KOSOVË- “Tradhti ruse” e quan gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, dislokimin e befasishëm të rreth 200 trupave ruse në Aeroportin e Prishtinës, më 12 qershor të vitit 1999. Rusia donte të turpëronte NATO-n, por edhe të shpërfaqte ambiciet e saj imperialiste, thotë Clark, 25 vjet pas incidentit.

Në kohën kur ndodhi, ai ishte komandant suprem i NATO-s dhe po vëzhgonte vendosjen e një misioni paqeruajtës të aleancës ushtarake në Kosovë.

“Ky është, në thelb, një problem politik dhe është duke u trajtuar në mënyrë politike. Nuk është duke ndikuar në dislokimin e forcave tona apo në aktivitetet tona, kështu që le ta zgjidhim në nivel politik”, tha atëkohë Clark.

NATO-ja do të vendosej në Kosovë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës - më 9 qershor, 1999 - me të cilën mori fund lufta në Kosovë dhe forcat e atëhershme jugosllave u tërhoqën.

Misioni paqeruajtës KFOR u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Rezoluta 1244 e tij i autorizoi shtetet anëtare të OKB-së për të mbajtur një prani ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Rusia - e cila luajti rol në bindjen e presidentit të atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviç, për t’i dhënë fund luftës - synonte një sektor të vetin në Kosovë, të pavarur nga NATO-ja, kujton gjenerali Clark.

Dhe, natën mes 11 dhe 12 qershorit, 1999, një kontingjent prej rreth 200 ushtarësh rusë u shkëput nga misioni paqeruajtës SFOR në Bosnje dhe Hercegovinë, e zëvendësoi shkronjën “S” me “K” për ta bërë KFOR, dhe u nis drejt Kosovës.

Në anën e kundërt, nga Maqedonia e sotme e Veriut, trupat britanike të NATO-s po bëheshin gati, po ashtu, për të hyrë në Kosovë.

Garën e fituan rusët. Ata arritën të parët në Prishtinë dhe okupuan aeroportin në Sllatinë mëngjesin e 12 qershorit. Pak orë më vonë arritën edhe britanikët, e pastaj edhe francezët, por rusët nuk i lejuan të hynin në aeroport, duke i kërcënuar me përdorimin e armëve.

“Misioni ynë ishte të vendosim një depo karburantesh këtu në aeroportin e Prishtinës, por kur mbërritëm, pamë rusë dhe serbë, dhe rusët na thanë se është e pamundur të futemi në aeroport”, tha asokohe një komandant i një kontingjenti francez të KFOR-it për agjencinë e lajmeve AP.

Gjenerali Clark, duke folur për emisionin Expose të Radios Evropa e Lirë, kujton se hyrja e tillë e trupave ruse në Kosovë e zuri NATO-n në befasi - ajo nuk ishte pjesë e planit të dakorduar paqeruajtës.

“Ishte një lloj i tradhtisë ruse. Kjo është e gjitha që mund të thuhet. Por, kush e di... ndoshta rusët i kishin thënë Millosheviqit që të mos shqetësohej dhe ta pranonte marrëveshjen për paqe, sepse ata do të merreshin [me Kosovën]. Por, nuk ia dolën”, thotë Clark.

Shtëpia e Bardhë, atëkohë, njoftoi se presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ai rus, Boris Yeltsin, ishin dakorduar që t’ua linin gjeneralëve të NATO-s dhe atyre të Rusisë ta zgjidhnin mosmarrëveshjen rreth aeroportit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, bëri të qartë se NATO-ja nuk do ta ndajë komandën në Kosovë dhe se Rusisë nuk do t’i jepet kontrolli i ndonjë sektori.

“Nuk besojmë se duhet të ketë një sektor të veçantë rus, sepse nuk duam të shohim ndarje të Kosovës. Por, jam e bindur se do të bëjmë marrëveshje me rusët, që ata të bëhen pjesë e forcës paqeruajtëse”, tha Albright.

Gjenerali Clark, me të marrë vesh lajmin për hyrjen e trupave ruse në Kosovë, urdhëroi trupat britanike dhe franceze që të viheshin në gjendje gatishmërie për të marrë kontrollin e aeroportit. Për këtë tha se kishte edhe mbështetjen e shefit të atëhershëm të NATO-s, Javier Solana.

Por, plani i tij u bllokua nga komandanti britanik i KFOR-it, Mike Jackson, i cili ishte i përfshirë edhe në negociatat për paqe në Kosovë.

“Unë nuk dua që ushtarët e mi të jenë përgjegjës për fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, u raportua të ketë thënë Jackson në një debat të nxehtë me Clarkun.

Mes frikës dhe shqetësimeve se avionë rusë me përforcime po niseshin drejt Prishtinës, gjenerali Clark planifikoi pastaj t’i urdhëronte trupat britanike t’i bllokonin pistat. Por, as ky plan nuk shkoi përpara dhe SHBA-ja kërkoi nga Hungaria, Rumania dhe Bullgaria të mos i lejonin avionët rusë të fluturonin mbi territorin e tyre.

Gjatë bllokadës në aeroport, Rusia kërkonte që trupat e saj t’u përgjigjeshin vetëm komandantëve të saj. Por, NATO-ja refuzonte ta pranonte këtë, nga frika se do të çonte në ndarjen e Kosovës - në jugun me shqiptarë dhe veriun me serbë.

Pas negociatave disajavëshe, dy palët u pajtuan në fillim të korrikut që trupat ruse të vepronin si pjesë e KFOR-it në sektorë të kontrolluar nga shtetet e NATO-s, por jo direkt nën komandën e NATO-s.

Clark thotë se nuk është e qartë se kush ishte në vendimmarrje në Moskë, kur trupat ruse u futën në Kosovë në qershor të ’99-ës. Sipas tij, kishte “shumë dredhi, mashtrime dhe keqkuptime” brenda Qeverisë ruse. Ai kujton se shefi i diplomacisë ruse asokohe, Igor Ivanov, tha se hyrja e rusëve në aeroportin në Prishtinë ishte “gabim”.

Por, gazeta amerikane, Washington Post, duke u thirrur në burime të inteligjencës, shkroi se “në mesin e zyrtarëve rusë në Moskë, përfshirë edhe presidentin Yeltsin, kishte një konsensus të fortë se trupat ruse duhej të luanin një rol në Kosovë, pasi presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq, pranoi kushtet e paqes”.

I pyetur nëse plani i tij për të zgjidhur mosmarrëveshjen me rusët në aeroportin e Prishtinës, do të rrezikonte nisjen e luftës së tretë botërore, siç kishte thënë Jackson, Clark përgjigjet:

“Gjenerali Jackson bëri vërtet një deklaratë hiperbolike, që nuk kishte asnjë bazë në realitet. Por, unë kam simpati për të, ka qenë i rraskapitur, ka punuar shumë për të negociuar marrëveshjen e paqes. Ai, po ashtu, ka menaxhuar lëvizjen e trupave [brenda Kosovës] dhe ka qenë shumë i lodhur dhe tepër emocional”.

Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të bjerë në kontakt me gjeneralin Jackson, por bisedoi me Agim Çekun, i cili - në kohën e incidentit në aeroportin e Prishtinës - ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në javët e fundit ne ishim në komunikim të drejtpërdrejtë me komandën e NATO-s në Kumanovë dhe atë ditë e morëm një telefonatë nga gjenerali Jackson, i cili na njoftoi se forcat ruse, që do të bëheshin pjesë e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, ishin nisur në drejtim të Kosovës. Ai kërkoi nga ne që të mos i pengonim, pra të mos i sulmonim, sepse NATO-ja do të merrej me to. Unë, pastaj, e njoftova komandantin e Zonës së Llapit për zotimin që ia dhashë gjeneralit Jackson”, kujton Çeku.

Ai shton se situata ishte tensionuar shumë dhe se UÇK-ja ishte në kontakt të vazhdueshëm me Jacksonin, ndonëse, sipas tij, ushtria ruse atëkohë ishte e dobët.

Çeku thotë se ka pasur informacione se në mesin e kontingjentit rus që u fut në Kosovë, kishte “edhe ushtarë e oficerë serbë me uniforma ruse”.

Për mospajtimet e Jacksonit me Clarkun, ai thotë të ketë dëgjuar më vonë, pas zgjidhjes së situatës.

“Gjenerali Jackson vlerësoi se nëse do të sulmoheshin rusët, atëherë do të prishej edhe ai partneritet që u krijua me ta brenda Grupit të Kontaktit për çështjen e Kosovës. Mund të prishej dhe të shkaktonte situata të ndryshme”, thotë Çeku për Exposenë.

Clark u largua nga posti i komandantit suprem të NATO-s tre muaj më herët, me urdhër nga Uashingtoni. Ai e përshkroi këtë veprim si rutinë, ashtu si edhe Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni.

Trupat ruse, ndërkaq, mbetën në Kosovë për plot katër vjet. Më 2 korrik të vitit 2003, NATO-ja njoftoi se kontingjenti ushtarak rus do të tërhiqet nga forca paqeruajtëse e KFOR-it në Kosovë. NATO-ja tha se Qeveria ruse e mori vendimin pas përmirësimit të situatës së sigurisë në rajon.

Për gjeneralin Clark, i cili u pensionua nga ushtria në vitin 2000, Rusia vazhdon të ketë ambicie imperialiste.

“E keni Serbinë - aleaten historike dhe tradicionale të Rusisë. Serbia është magnet për tërheqjen e ambicieve imperialiste ruse në Evropë dhe sot shërben si agjente infektimi në rajon”, thotë Clark.

Se taktikat dhe intrigat ushtarake të Rusisë janë burim konstant i tensioneve e tregon edhe lufta e saj në Ukrainë, që vazhdon për më shumë se dy vjet dhe i ka çuar marrëdhëniet mes Moskës e Perëndimit në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Marrë nga REL

nato

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës