LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet britanike

Fjalët ishin thuajse të padëgjueshme, por mesazhi ishte i qartë: kryeministri kishte takuar mbretin, Parlamenti do të shpërndahej dhe zgjedhjet do të mbahen më 4 korrik.

16 Qershor 2024, 08:49 Nga I.A
Zgjedhjet britanike
Rishi Sunak

ANGLI- Mes shiut dhe zhurmës së altoparlantëve të protestuesve që vunë këngën “Things can only get better”, një himn i Partisë Laburiste, ishte pothuajse e pamundur të dëgjoje kryeministrin Rishi Sunak, duke folur jashtë derës së 10 Downing Street në fund të majit.

Fjalët ishin thuajse të padëgjueshme, por mesazhi ishte i qartë: kryeministri kishte takuar mbretin, Parlamenti do të shpërndahej dhe zgjedhjet do të mbahen më 4 korrik.

Vendimi është impulsiv, i palogjikshëm dhe në një vijë me mënyrën si ka qeverisur deri tani zoti Sunak.

Mbajtja e zgjedhjeve u caktua shumë më herët nga sa kishin pritur shumica e njerëzve. Më herët u publikua inflacioni për periudhën deri në prill, dhe ishte paksa më i lartë se sa pritej, në nivelin 2.3%.

Megjithëse zoti Sunak e cilësoi këtë një fitore (me pretendimin se “inflacioni është kthyer aty ku duhet të jetë”), ishin venitur me kohë shpresat për një ulje të hershme të normave të interesit nga Banka e Anglisë, që do të kishte lehtësuar dhimbjen për pronarët e hipotekave.

Kostot e larta të huamarrjes gjithashtu lënë pak hapësirë për një ulje tjetër taksash në vjeshtë. Në këto kushte, qeveria mund të ketë menduar se meqë nuk pritet të ketë më përfitime në horizont për të joshur publikun, atëherë pse të prisnin?

Sidoqoftë, është shumë e thjeshtë arsyeja se pse ishte e gabuar të vendosej një datë kaq e afërt për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Zoti Sunak kryeson një qeveri që tani është po aq jopopullore sa ishte gjatë mandatit të ish-kryeministres Liz Truss, kur inflacioni ishte mbi nivelin 11%, normat e interesit po rriteshin gjithnjë e më shumë dhe kancelari i atëhershëm nuk mund as të dilte në televizor pa u përballur me një grafik të kolapsit të sterlinës.

Ekonomikisht gjërat janë përmirësuar. Inflacioni është shumë më i ulët; rritja tremujore është ndër më të lartat në vendet e G7-ës dhe pagat reale po rriten. Por këto nuk janë reflektuar në sondazhet e konservatorëve.

Miratimi për partinë është ende më i ulët se në kohën kur shpërthyen pasojat e eksperimentit ekonomik të zonjës Truss. Nëse Sunak i fiton zgjedhjet, ai do të jetë udhëheqësi më i papëlqyer në historinë britanike që arrin fitoren. Sidoqoftë, gara zgjedhore tashmë ka filluar.

Gjatë gjithë karrierës, çdo rrëmujë ku Sunak është gjendur, ka qenë e shkaktuar prej atij vetë. Kur ishte kancelar, Sunak i kaloi ditët duke u përpjekur të realizonte dëshirat e çmendura të Boris Johnson, një njeri të cilin Sunak e kishte mbështetur për t’u bërë kryeministër.

Pasi u bë vetë kryeministër, Sunak kaloi me muaj të tërë, duke u përpjekur të bisedonte për të ndryshuar kushtet e një marrëveshjeje për Irlandën e Veriut, që më parë e kishte mbështetur haptazi.

Vështirësitë ekonomike të Britanisë, si inflacioni i lartë dhe produktiviteti i ulët janë përkeqësuar që nga largimi i vendit nga Bashkimi Europian, një vendim që zoti Sunak e kishte mbështetur.

Ai ka një stil mjaft të çuditshëm të sjelljes në politikë: për shembull, kur ishte në Manchester, anuloi një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë, që shkonte për në Manchester.

Nuk janë vetëm vendimet e tij të mëdha që kanë dështuar, por edhe të voglat. Karriera e zotit Sunak reflekton një politikan joserioz dhe pa ide konkrete, të cilit i interesojnë mbi të gjitha shfaqjet dhe perceptimi.

Si deputet, ai mbështeti fuqishëm portet e lira, që vetëm sa e zhvendosin veprimtarinë ekonomike, në vend që ta krijojnë atë.

Dhe disa herë të tjera, ka kërkuar dhe ka mbështetur ide politike dhe ekonomike, që më pas janë braktisur në heshtje pasi kanë dalë të dështuara.

Edhe pse thotë gjithmonë se është një njeri me plan, Sunak vepron më shpesh si një njeri që i merr vendimet në minutën e fundit. Edhe duke lënë mënjanë motin me shi, kjo nuk ishte një nisje e qetë zgjedhore. Ministrat e kabinetit u detyruan të linin detyrat me të cilat po merreshin, sado të rëndësishme që ishin.

Sekretari i Jashtëm, David Cameron, u kthye me nxitim nga Shqipëria, ku e kishin mirëpritur me një poster gjigant të tijin dhe rrugë të veshura me flamurin britanik.

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për një nga sukseset e pakta të mandatit të zotit Sunak: një marrëveshje deportimi që ka ulur shumë numrin e të rinjve shqiptarë që kalojnë me gomone kanalin La Manche.

Kjo ishte vërtet një mënyrë e çuditshme për të thënë “faleminderit”.

Vendimi për t’u hedhur në garën zgjedhore me një njoftim të shkurtër, nuk është i befasishëm nga një njeri që ka pretenduar një “rifillim” çdo gjashtë muaj. Në fillim, ai ishte “teknokrati Rishi”. Pastaj u bë “populisti Rishi”, edhe pse aspak bindës në akuzat që hidhte kundër “wokeness” dhe politikave ekologjike.

Tani ka marrë rolin si “Rishi, garantuesi i sigurisë së Britanisë”. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, partia e tij kishte thënë se kishte më shumë mundësi që zgjedhjet do të mbaheshin në vjeshtë.

Slogani i zotit Sunak është “ndjekja e planit”, por janë shumë të pakta ato gjëra për të cilat mund të thuhet se ka ndjekur një vijë koherente.

Edhe politikat që tani i mbështet fuqishëm, më parë i ka kundërshtuar.

Si kancelar, zoti Sunak rriti taksat e paguara nga punonjësit; si kryeministër, ka bërë një sërë shkurtimesh taksash për të njëjtit njerëz. Si kancelar, Sunak kritikoi një skemë të çuditshme dhe mizore për dërgimin e azilkërkuesve nga Britania në Ruandë. Si kryeministër, e ka kthyer këtë politikë në një ide qendrore.

Çfarë alternative kishte ai ndaj mbajtjes së zgjedhjeve në mënyrë të parakohshme? Thjesht të priste. Të shpresosh që diçka të ndodhë, nuk është një zgjedhje e guximshme, por është një zgjedhje logjike. Sepse gjërat ndodhin. Edhe Partia Laburiste ka problemet e veta.

Këshilltarët e saj janë të papërvojë; deputetët kryesorë nuk dallohen për ndonjë talent të veçantë. Në vend që të viheshin në provë me muaj, tani mjafton që ata të mbijetojnë politikisht për vetëm gjashtë javë të tjera. Pritja do të kishte qenë një veprim prej frikacaku, por frikacakët janë zakonisht ata që mbijetojnë.

Pse të bëjmë triliona, kur mund të bëjmë miliarda?

Sunak është treguar i guximshëm deri në marrëzi. Ai ka zgjedhur një strategji sipas stilit të Austin Powers. Në film, ky personazh po luante poker kundër një burri që kishte shikim me rreze X dhe Powers nuk e dinte këtë gjë. Kundërshtari “luan” me 17, merr 4 dhe fiton.

“Më pëlqen të jetoj në mënyrë të rrezikshme”, i thotë ai Powers. Më pas, zoti Powers merr një 5. “Unë do të vazhdoj”, thotë zoti Powers. “Më pëlqen gjithashtu të jetoj në mënyrë të rrezikshme”.

Konservatorëve i duhet një mrekulli për të qëndruar në detyrë. Veprimet e zotit Sunak, qoftë si kancelar apo kryeministër, e bëjnë atë të duket si një njeri i mërzitshëm dhe i papëlqyeshëm, duke i ulur edhe më tepër shanset që kjo mrekulli të ndodhë.

Më 4 korrik do ta marrim vesh.

Marrë nga Monitor.al

rishi sunak

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete