LIVE UPDATES
Bota

Propaganda ruse dhe serbe rrezikon Malin e Zi

Kjo fushatë, sipas analistëve, është shtuar kohëve të fundit kur Mali i Zi po angazhohet në negociatat e zgjerimit me Bashkimin Evropian, dhe ku këto ditë është në pritje të marrjes së raportit pozitiv mbi zbatimin e standardeve të Këshillit të Evropës.

15 Qershor 2024, 20:57 Nga I.A

Propaganda ruse dhe serbe rrezikon Malin e Zi

MALI I ZI- Analistët në Mal të Zi thonë se Serbia dhe Rusia po zhvillojnë një propagandë të fuqishme, duke ndërhyrë edhe në çështjet shtetërore të Podgoricës. Kjo fushatë, sipas tyre, është shtuar kohëve të fundit kur Mali i Zi po angazhohet në negociatat e zgjerimit me Bashkimin Evropian, dhe ku këto ditë është në pritje të marrjes së raportit pozitiv mbi zbatimin e standardeve të KE.

Analistët vlerësojnë se Serbia dhe Rusia, në format më të ndryshme, po zhvillojnë një propagandë të fuqishme në Mal të Zi, duke ndërhyrë edhe në çështjet më të ndjeshme politike të Podgoricës.

Kjo fushatë, sipas analistëve, është shtuar kohëve të fundit kur Mali i Zi po angazhohet në negociatat e zgjerimit me Bashkimin Evropian, dhe ku këto ditë është në pritje të marrjes së raportit pozitiv mbi zbatimin e standardeve të Këshillit të Evropës.

Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve politike në Malin e Zi, Haxhi Shabani i cilëson si të rrezikshme veprimet e disa qarqeve të caktuara pro-serbe, të cilat mund të shkaktojnë probleme në vend.

“Problemet në Malin e Zi janë të tilla që qarqet e caktuara pro-serbe e kanë ndikimin e tyre, që tashmë janë edhe në krye të Kuvendit të Malit të Zi. I tillë është kryetari i Kuvendit që ka një të kaluar, e cila nuk është aspak e mirë në raport me integrimet që i synon Mali i Zi”, tha zoti Shabani.

Edhe analisti i njohur dhe ish-drejtori i Komitetit Malazez të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Velija Muriç kritikon qëndrimin e disa politikanëve pro-serb të cilët gjenden në postet më të rëndësishme në Malin e Zi.

“Kryetari i parlamentit të Malit të Zi merr pjesë nëpër takime dhe tubime nacionaliste duke përhapur propagandën serbe dhe ruse që shkon në dëm të institucioneve demokratike të vendit, ndërkohë që ai ka detyrë t'i përfaqësojë të gjitha komunitetet që jetojnë në Malin e Zi”, tha zoti Muriq.

Zoti Muriq, vuri në dukje, se këto sjellje kanë për qëllim të ndryshojnë qasjen e Malit të Zi në rrugëtimin e tij demokratik dhe në integrimet evropiane.

Edhe analisti Haxhi Shabani e sheh të rrezikshme veprimtarinë e nacionalizmit serb, e cila ka për qëllim ngadalësimin e integrimit evropian të Malit të Zi.

“Ndikimet e qarqeve të caktuara që janë të asaj që quhet “bota serbe” në Malin e Zi do të vazhdojë në një farë mënyre ta rrezikojnë deri në një masë këtë rrugë të integrimit. Megjithatë mendoj se qeveria aktuale, e cila udhëhiqet realisht nga njerëz që janë të lidhur më shumë me ekonomi dhe me integrime do të punojë deri në atë shkallë që të mos rrezikohet kjo rrugë dhe mundësisht të ndërpritet”, tha analisti Shabani.

Analistët theksojnë se Serbia dhe Rusia në Mal të Zi kanë krijuar një narrativë të veçantë të propagandës me qëllim që këtë vend të vogël në Adriatik ta shndërrojnë në zonën e ndikimit dhe të koordinimit të përbashkët mes tyre.

Marrë nga VOA

haxhi shabani velija muriç

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete