LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhja e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, DW: Kaos në radhët e republikanëve në SHBA, McCarthy pësoi një disfatë katastrofike

Ai nuk arriti të sigurojë shumicën e votave as në ditën e dytë të votimeve, ndonëse vet ish-presidenti Donald Trump bëri thirrje që të votohet për këtë kandidat. 

5 Janar 2023, 09:03 Nga DOSJA
Zgjedhja e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, DW:
Kevin McCarthy

SHBA- Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandidati i partisë Republikane që ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk ka marrë votat e mjaftueshme as në ditën e dytë të votimeve. "Presidenti nuk është zgjedhur”, deklaroi kryetari i përkohshëm pas votimit, një ngjarje e paparë në shekullin e fundit.

Në fakt, ky duhej të ishte kulmi i karrierës së Kevin McCarthy. Para votimit, kandidati republikan 57-vjeçar deklaroi: "Mund të ketë një luftë në plenum. Por është një luftë për përfaqësimin e Dhomës dhe vendit”.

20 vota të republikanëve kundër

McCarthy ishte i vendosur të përsëriste votimin derisa të merrte shumicën e nevojshme për zgjedhjen në këtë post. Por, në dy raundet e para të votimit, ai pësoi një disfatë katastrofike. Kundër tij votuan 19 përfaqësues nga radhët e vet Partisë së tij Republikane, që është më shumë se sa që pritej. Në raundin e tretë, numri i kundërshtarëve në radhët e republikanëve u rrit madje në 20 vota kundër. E vetmja rrugëdalje ishte ndërprerja e seancës - që edhe ndodhi.

Por ai nuk arriti të sigurojë shumicën e votave as në ditën e dytë të votimeve, ndonëse vet ish-presidenti Donald Trump bëri thirrje që të votohet për këtë kandidat. 

Se si do të zhvillohen gjërat më tej është plotësisht e hapur. Një gjë është e sigurt: Republikanët janë të përçarë si kurrë më parë. Për rebelët në të djathtën e partisë, McCarthy nuk është mjaftueshëm vendimtar në luftën kundër Presidentit Joe Biden dhe demokratëve të tij. Kundërshtari i McCarthy, Matt Gaetz, i tha televizionit PBS: "Nëse doni të thani kënetën, nuk mund t'ia besoni këtë aligatorit më të madh".

Mbështetësi i McCarthy, Lisa McClain thotë: "Unë mendoj se Kevin do të negociojë me anëtarët e partisë që nuk e votuan ate. Ai do t'i pyesë se çfarë kërkojnë ata për ta votuar." Por McCarthy kishte mbajtur tashmë bisedime të tilla javën e kaluar - ato përfunduan pa sukses.

Disa kandidatë

Ish-deputeti republikan Charlie Dent i tha rrjetit CNN se McCarthy duhet të heqë dorë dhë të hapë rrugë për një kandidat tjetër republikan. "Kjo duhet të vijë nga njerëzit që e mbështesin atë. Ata duhet ta bindin atë të tërhiqet. Por është e mundur që kjo kërkon disa ditë”.

Si kandidat i mundshëm është edhe Jim Jordan, një mbështetës i fuqishëm i ish-presidentit Donald Trump. E një kandidat i mundshëm është edhe Steve Scalise, deri më tani njeriu i dytë në Dhomën e Përfaqësuesve, pas McCarthy, i cili ndoshta ka shansa edhe më të mira.

„Ky është kaos"

Presidenti i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve është zyrtarisht personi i tretë më me ndikim në vend, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit. Pa një president të ri, Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të funksionojë. Vetëm pas zgjedhjes së suksesshme të presidentit, përfaqësuesit mund të betohen dhe mund të emërohen kryetarët e bordeve.

Përfaqësuesi demokrat Daniel Goldman e përshkroi situatën në TV MSNBC kështu: "Është thjesht kaos". Kjo  tregon paaftësinë e plotë të republikanëve për të bërë kompromis dhe për të qeverisur. Në Kongresin, ata do të përndiqen nga ekstremistët në partinë e tyre”.

Marrë nga DW

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet