Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy-n.
BRITANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy. Ky i fundit u tha deputetëve më herët se ai do t'i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Fjalimi në parlamentin britanik
Presidenti Zelenskyy zhvilloi sot vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe, që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor. Udhëheqësi ukrainas u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në podiumin e parlamentit britanik. Zelenskyy e nisi fjalimin e tij me optimizëm dhe shpresën për të fituar ndaj agresionit rus. Ai tha se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u bën thirrje deputetëve dhe botës për avionë luftarakë për Ukrainën. Edhe pse aleatët perëndimorë kanë shtuar furnizimet me armë të rënda, raketa me rreze të gjatë dhe tanke për Ukrainën në muajt e fundit, ata deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë avionë luftarakë modernë. Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbajtjes së një rendi botëror të bazuar në rregulla, të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyyt në Westminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Ai u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në skenë. Pas fjalimit të mbajtur në Parlamentin Britanik, presidenti ukrainas është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy. Ky i fundit u tha deputetëve më herët se ai do t'i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit. Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Termet SIRI- Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e t&...
Olaf Scholz Emmanuel Macron Volodymyr Zelenskyy FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës...
Volodymyr Zelenskyy në Pallatin Buckingham BRITANI- Presidenti Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Buckingham përpara takimit të ti...
Pakistan PAKISTAN- Autobusët rozë të Pakistanit që transportonin vetëm gra nisën rrugëtimin e tyre më datë 1 s...
helmeta BRITANI- Presidenti Zelenskyy në mbyllje të fjalimit të tij, i ka dhuruar Hoyle, kryetarit të Dhomës së Komunav...
Volodymyr Zelenskyy BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka përfunduar fjalimin e tij në parlamentin britanik me një thirrj...
te moshuarit TURQI- Të mbijetuarit e tërmetit të fundit të fuqishëm në qytetin turk, Shanlëurfa, që shkaktoi mij&eu...
Boris Johnson BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i cili dha fjalimin e tij në parlamentin britanik sot, falenderoi edhe ish-kreymin...
Olaf Scholz GJERMANI- "Putini nuk do t'i arrijë qëllimet e tij," tha kancelari Olaf Scholz dhe njoftoi sanksione të reja të Bashk...
Volodymyr Zelenskyy BRITANI- Presidenti Zelenskyy ka mbërritur sot në Britaninë e Madhe në vizitën e tij të parë q&...