LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Evropës i nevojiten mbrojtje që janë në gjendje tu bëjnë ballë dronëve

Samiti i Komunitetit Politik Evropian vjen pas shfaqjes së dronëve në Danimarkë, që detyruan mbylljen e aeroportit të Kopenhagës më 22 shtator, si dhe pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore të vendeve evropiane nga dronët rusë.

2 Tetor 2025, 18:50 Nga E. D
Zelenskyy: Evropës i nevojiten mbrojtje që janë në gjendje
Volodymyr Zelenskyy

DANIMARKË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka paralajmëruar të enjten liderët evropianë se Rusia ka aftësinë për ta shkelur hapësirën ajrore kudo në kontinent, prandaj u bëri thirrje atyre të zhvillojnë forca mbrojtëse për t’i zmbrapsur dronët.

“Nëse rusët guxojnë të lëshojnë dronë kundër Polonisë, ose ta shkelin hapësirën ajrore të vendeve të Evropës veriore, kjo do të thotë se mund të ndodhë kudo. Në Evropën Perëndimore, në jug, kemi nevojë për reagim të shpejtë dhe forca mbrojtëse efektive që dinë si të merren me dronët”, tha Zelensky para liderëve evropianë të mbledhur në një samit për sigurinë dhe mbrojtjen në Kopenhagë.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian vjen pas shfaqjes së dronëve në Danimarkë, që detyruan mbylljen e aeroportit të Kopenhagës më 22 shtator, si dhe pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore të vendeve evropiane nga dronët rusë.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cila është mikpritëse e takimit, tha se Ukraina është eksperti më i madh në botë për mbrojtjen kundër dronëve, dhe i këshilloi vendet e tjera evropiane t’i marrin të gjitha përvojat, teknologjinë e re dhe risitë nga Ukraina dhe t’i vendosin në procesin tonë të riarmatimit.

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, vendi i të cilit po ashtu ka përjetuar kohët e fundit incidente me dronë që penguan trafikun ajror, tha se vendet evropiane po nxjerrin mësime shumë të vështira nga përvoja e Ukrainës në përballjen me dronët rusë.

“Duhet ta përmirësojmë kapacitetin tonë të zbulimit. Duhet ta forcojmë bashkëpunimin mes policisë dhe ushtrisë, dhe po punojmë për këtë”, tha Store.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se Ukraina është “fuqi e madhe” në teknologjinë kundër dronëve, dhe shtoi se teknologjitë dhe njohuritë e fituara gjatë luftës po i ndan me Danimarkën, Poloninë dhe NATO-n në përgjithësi. Pak para fillimit të takimit në Kopenhagë, Rusia vazhdoi sulmet mbi fqinjin e saj perëndimor, duke goditur një depo hekurudhore në Odesa.

Oleksiy Kuleba, ministri ukrainas i Zhvillimit Territorial, tha se ky ishte një tjetër shembull i përpjekjeve të Rusisë për të shkatërruar një nga themelet e qëndrueshmërisë së Ukrainës”duke goditur infrastrukturën. Ai theksoi gjithashtu se sulme me raketa dhe dronë u raportuan edhe në rajonet e Kievit, Dnipropetrovskut dhe Zaporizhjas. Frederiksen e quajti më herët “luftë hibride” shkeljen e hapësirës ajrore nga dronët, duke theksuar se e sheh Ukrainën si “vijën e parë të mbrojtjes”.

“Nga një këndvështrim evropian, ka vetëm një vend që është i gatshëm të na kërcënojë, dhe ajo është Rusia, prandaj kemi nevojë për një përgjigje shumë të fortë”, tha ajo para takimit.

Samiti i Kopenhagës zhvillohet në një kohë kur gjasat për paqe duken më të largëta se kurrë, ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po i afrohet vitit të katërt. Ndërkohë që përpjekjet e SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje kanë sjellë pak përparim, qëndrimet e Ukrainës dhe Rusisë mbeten shumë të kundërta. Presidenti amerikan Donald Trump deri tani nuk ka arritur të organizojë një samit trepalësh apo një takim ballë për ballë mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës.

Dy palët kanë rënë dakord për shkëmbime të herëpashershme të të burgosurve, dhe më 2 tetor u zhvillua një tjetër shkëmbim. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në Telegram se 185 ushtarë rusë ishin kthyer, duke shtuar se 20 civilë u liruan gjithashtu si pjesë e shkëmbimit. Zelensky gjithashtu e konfirmoi shkëmbimin, duke publikuar fotografi të ukrainasve të liruar të mbështjellë me flamuj ukrainas.

“Po i sjellim në shtëpi 185 nga mbrojtësit tanë nga robëria ruse. Njëqind e tetëdhjetë e tre janë ushtarë dhe rreshterë, dhe dy janë oficerë”, tha Zelensky në X.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet