LIVE UPDATES
Bota

Zelensky zhvillon bisedime për sigurinë teksa Rusia i vazhdon sulmet me dronë në Ukrainë

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë interceptuar 80 nga dronët dhe raportuan se nuk ka pasur viktima, por një sulm i mëparshëm më 2 janar, që goditi një zonë banimi në qytetin verilindor ukrainas të Harkivit, plagosi më shumë se 31 persona dhe vrau dy të tjerë, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar.

3 Janar 2026, 15:16 Nga E.d

Zelensky zhvillon bisedime për sigurinë teksa Rusia i vazhdon sulmet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë bisedime për sigurinë me partnerët perëndimorë të shtunën në Kiev, mes bombardimeve të vazhdueshme ruse ndaj Ukrainës, përfshirë 95 sulme me dronë gjatë natës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë interceptuar 80 nga dronët dhe raportuan se nuk ka pasur viktima, por një sulm i mëparshëm më 2 janar, që goditi një zonë banimi në qytetin verilindor ukrainas të Harkivit, plagosi më shumë se 31 persona dhe vrau dy të tjerë, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar.

Sulmet dhe bisedimet për sigurinë po zhvillohen mes një vale përpjekjesh të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë.

Zelensky do të shoqërohet nga përfaqësues të 15 vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për bisedimet në Kiev, përfshirë edhe një delegacion amerikan që do të marrë pjesë përmes video-lidhjes. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është shënuar përparim i dukshëm, por se “një ose dy çështje shumë të ndërlikuara, shumë të vështira” mbeten pa u zgjidhur, para se secila palë të jetë e gatshme ta nënshkruajë planin me 20 pika.

Dy nga këto çështje kryesore janë mënyra e ndarjes së territorit në Ukrainën lindore dhe fati i centralit më të madh bërthamor të Evropës në Zaporizhja, i cili është i pushtuar nga Rusia. Zelensky pritet të takohet me liderët evropianë në Francë më 6 janar për të biseduar për një marrëveshje të mundshme paqeje dhe zhvillimet më të fundit nga fusha e betejës në Ukrainë.

Zelensky ndryshon zyrtarët e lartë para bisedimeve kyçe

Presidenti ukrainas emëroi shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si ndihmësin e tij të ri kryesor më 2 janar. Pasi të emërohet zyrtarisht, ai do të zëvendësojë Andriy Yermakun, një bashkëpunëtor të afërt të Zelenskyt dhe një figurë të fuqishme politike, i cili dha dorëheqjen në nëntor pasi hetuesit bastisën shtëpinë e tij si pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion.

SHIKONI EDHE:Shefi i inteligjencës ushtarake emërohet në postin e ndihmësit kryesor të Zelenskyt
Budanov ka ndërtuar një reputacion të fortë në Ukrainë, duke u vlerësuar për një sërë operacionesh të guximshme kundër Rusisë.

Analistët thonë se Zelensky synon ta përdorë këtë emërim për të ndihmuar në rikthimin e besimit në udhëheqjen e tij dhe në institucionet shtetërore, si dhe për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë dhe rolin e saj në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja.

“Kyrylo ka përvojë të specializuar në këto fusha dhe forcën e mjaftueshme për të dhënë rezultate”, shkroi Zelensky në X.

Në një deklaratë, Budanov tha se e kishte pranuar ofertën dhe se do të përqendrohej në “sigurinë strategjike të shtetit tonë”. Zelensky gjithashtu njoftoi se synon të zëvendësojë Denys Shymhalin si ministër të Mbrojtjes me Mykhaylo Fedorovin, i cili është ministër i Transformimit Digjital.

Derisa përparimet e Rusisë në fushën e betejës kanë qenë të kufizuara dhe të fituara me vështirësi që nga viti i parë i luftës së plotë në Ukrainë, një analizë më 2 janar nga Instituti për Studimin e Luftës, një institut kërkimor me bazë në Uashington, konstatoi se fitimet territoriale të Moskës në vitin 2025 ishin më të lartat që nga viti 2022.

Ushtria ruse pushtoi më shumë se 5.600 kilometra katrorë, një total që është më i madh se dy vjetët e mëparshme së bashku. Megjithatë, kjo sipërfaqe mbetet shumë më e vogël krahasuar me mbi 60.000 kilometrat katrorë që Rusia mori në vitin 2022 pasi e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj.

Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskiy, tha se këto fitime i kanë kushtuar Rusisë pothuajse 420.000 të vrarë dhe të plagosur në vitin 2025, sipas vlerësimeve ukrainase./REL

ukrainë nato shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet