Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Këto deklarata të Zelenskyt, të bëra në orët e vona të 25 shtatorit, vijnë pasi ai ka paralajmëruar se nuk duhet të hidhen poshtë kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, teksa forcat e Moskës po humbin territor në Ukrainë.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se ka luftime të ashpra në frontet e luftës, por Kievi po sheh “rezultate pozitive”.
Këto deklarata të Zelenskyt, të bëra në orët e vona të 25 shtatorit, vijnë pasi ai ka paralajmëruar se nuk duhet të hidhen poshtë kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, teksa forcat e Moskës po humbin territor në Ukrainë.
Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka minimizuar deklaratat e fundit të Putinit, duke i cilësuar si “kërcënime false”, dhe këshilltari për siguri kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, ka thënë se Uashingtoni i ka shpalosur Moskës “pasojat katastrofike” me të cilat do të përballej nëse do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës.
Në adresimin e tij natën e së dielës, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë shënuar përparim kundër forcave ruse në rajonet Donjeck, Harkiv, Mikolajiv dhe Zaporizhja.
“Kemi rezultate pozitive në disa drejtime”, tha ai.
Rusia dhe aleatët e saj separatistë në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës po mbajnë të ashtuquajturat referendume për të fituar pavarësinë dhe për t’iu bashkuar Rusisë. Por, këto votime nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar janë cilësuar si “referendume të rreme”.
Votimet pritet të përmbyllen më 27 shtator. Mbajtja e këtyre votimeve përkon me kohën kur Ukraina po zhvillon kundërofensiva në verilindje dhe lindje të vendit dhe Kievi ka pretenduar se ka arritur të rimarrë mijëra kilometra katrorë territor.
Por, Putin dhe zyrtarët rusë kanë thënë se votimet, në të ashtuquajturat referendume, do të rezultojnë në transformimin e pakthyeshëm të këtyre zonave, për t’i bërë ato pjesë të Rusisë. Putin po ashtu ka sugjeruar se Moska mund të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i mbrojtur këto rajone.
Pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u pyet nëse Moska mund të përdorë armët bërthamore për të mbrojtur rajonet e aneksuara. Ai tha se territori që gjendet “brenda Kushtetutës” ruse është nën “mbrojtjen e plotë të shtetit”.
Zelensky tha se nëse kërcënimet e mëhershme ruse për përdorimin e armëve bërthamore mund të kenë qenë blof, tani “ato mund të jenë realitet”.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Më 21 shtator, Putin shpalli një mobilizim të pjesshëm ushtarak, teksa la të kuptohet se mund të përdorë armë bërthamore./REL/
Hruzdzilovich SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur lirimin e korrespondentit të Radios Evropa e Lirë, Aleh Hruzdzilovich, i cili i...
Shinzo Abe JAPONI- Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, kryeministri indian, Narendra Modi dhe sekretari i jashtëm britanik, James Cle...
Protesta ne Iran IRAN- Iranianët kanë dalë në rrugë për natën e dhjetë radhazi për të protestuar kund&eum...
Berlusconi ITALI- Presidenti i Forza Italia, Silvio Berlusconi, kthehet në Senat pasi ish-kryeministri në fakt fitoi në zonën njëd...
ITALI- Për Giorgia Melonin ky është një rezultat i bujshëm, por për të sunduar Italinë ajo ka nevojë për mb&...
Conte ITALI- Katër vjet më parë, ishte radha e Lëvizjes Pesë Yjet të Italisë për të marrë pushtetin, me p...
zgjedhjet ne itali ITALI- Në provincën e Veronës, një nga zonat më të pasura të Italisë, media lokale raporton se p...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Prishtinës ka dhënë detaj në lidhje me një vrasje e cila ka ndodhur ditën e djeshme&nb...
Pushtohet nga flakët tregu më i madh i produkteve në botë në Paris FRANCË- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur n&eum...
Anoop INDI- Një fitues i lotarisë indiane ka thënë se është aq i mbingarkuar me kërkesat për ndihmë financiare...