LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy do t’i adresohet G7-ës teksa sulmohen qytetet ukrainase

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut, dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun

27 Qershor 2022, 08:24 Nga d.d
Zelenskyy do t’i adresohet G7-ës teksa sulmohen qytetet ukrainase
Lufta ne Ukraine

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë thirrje për më shumë armë të rënda, kur t’i adresohet grupit të shtatë shteteve më të industrializuara të hënën.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Adresimi i tij vjen pas një morie sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut, dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun.

Të dielën, Zelensky ka thënë se vonesat në dërgim të armëve janë “ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish”.

Në adresimin e tij ditor, ai ka bërë thirrje për sisteme ajrore për mbrojtje dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të veprojnë më shpejt, nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës dhe vendet pjesëmarrëse pritet të zotohen për më shumë mbështetje ushtarake për Kievin, si dhe më shumë sanksione për Moskën.

Liderët perëndimorë janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se sulmet ruse me raketa tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe të mbështesim ukrainasit”.

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka menduar se NATO dhe G7 do të ndaheshin, “mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”.

Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë mbahet në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë.Edhe aty Zelensky pritet të mbajë një fjalim.

Raketat ruse kanë shënjestruar Kievin dhe qendrën e qytetit Çerkasi, ku të paktën një person ka vdekur.

Me raketa janë sulmuar edhe rajonet e Harkivit, Çernihivit, Zhitomirit dhe Lvivit. Ushtria ukrainase ka thënë se disa raketa janë lëshuar nga bombardueset Tupolev përmes Detit Kaspik, në distancë prej 1,450 kilometrash.

Disa raketa tjera që janë lëshuar, kanë kaluar mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Një banesë nëntëkatëshe në Kiev është shkatërruar në pjesën e sipërme. Një vajzë shtatëvjeçare është plagosur dhe i është nënshtruar operimit. Gjendja e saj më pas është thënë të jetë stabile.

Nëna e saj shtetase ruse  është nxjerrë po ashtu nga rrënojat. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se armët me precizitet të lartë kanë goditur qendrat e trajnimit ushtarak në Ukrainë dhe ka mohuar se ka sulmuar civilët.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se sulmet kanë qenë përpjekje për të frikësuar Ukrainën para nisjes së Samitit të G7-ës.

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka marrë kontrollin e Severodonjcekut, pas disa javësh luftime, që kanë kthyer këtë qytet në gërmadha. Trupat ukrainase besohet se janë tërhequr në qytetin e afërt Lisiçansk.

Ky qytet është një prej zonave të fundit në rajonin e Luhanskut që kontrollohet ende nga Ukraina. Luhansku, bashkë me Donjeckun fqinj, formojnë rajonin e Donbasit. Putin ka thënë se kontrollimi i rajonit të Donbasit është qëllimi kryesor i luftës së Rusisë.

Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Marrë nga REL

volodymy zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës