LIVE UPDATES
Bota

Drejtori i Dhomës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Qeveria të tregohet e ndërgjegjshme për ndikimin e vendimit për dinarin

Sipas tij, dëmtimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Uashingtonit do të kishte ndikim negativ tek perceptimi që investitorët e huaj do të kishin për Kosovën.

16 Shkurt 2024, 20:45 Nga Klementina Cenkollari
Drejtori i Dhomës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Qeveria të
Arian Zeka,

KOSOVA- Çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, u shndërrua në çështje përplasjesh ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe diplomacisë perëndimore, që kërkon më shumë kohë për zbatimin e kësaj mase të re. Shtetet e Bashkuara i kanë kritikuar ashpër autoritetet e Prishtinës dhe i kanë bërë thirrje të tërhiqet. Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se qeveria e Republikës së Kosovës duhet të tregohet e ndërgjegjshme mbi ndikimin që mund të ketë ndalimin i përdorimit të dinarit në Kosovë, “mbi prishjen ose mirëqenien e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Sipas tij, dëmtimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Uashingtonit do të kishte ndikim negativ tek perceptimi që investitorët e huaj do të kishin për Kosovën.

Zëri i Amerikës: Zoti Zeka, sikurse përmendëm, çështja e përdorimit të dinarit serb në Kosovë ka çuar në përplasje të qeverisë së vendit tuaj me aleatët perëndimorë, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë për zbatimin e vendimit mbi këtë çështje. Oda juaj ka propozuar disa alternativa për këtë situatë. Cila është rrugëdalja, sipas jush?

Arian Zeka: Ne si Odë Ekonomike Amerikane në Kosovë kemi pasur dy qëndrime përkitazi me këtë çështje. Me qëndrimin e parë, i kemi bërë thirrje qeverisë së Kosovës që edhe për çështjen e ndalimit të përdorimit të valutave të huaja, në këtë rast të dinarit serb në Kosovë, por edhe për çështje të tjera, të vijojë konsultimet dhe koordinimet e ngushta me partnerët ndërkombëtarë strategjikë. Ne kemi rikujtuar Qeverinë e Republikës së Kosovës se përgjatë gjitha këtyre viteve, gati në tri dekadat e fundit, të gjitha arritjet e Kosovës, i dedikohen pikërisht koordinimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të vendit me ata ndërkombëtarë.

Në qëndrimin e dytë, të para disa ditëve, ne kemi shprehur besimin tonë që, megjithatë, rregullorja e Bankës Qendrore e Kosovës lexon në mënyrë të ngushtë dhe rrjedhimit interpreton në mënyrë jo të duhur dispozitat ligjore, të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e një valute të vetme. Përderisa ne e mirëkuptojmë që përpjekja synon që të kontrollojë stabilitetin financiar, pra të mbajë nën kontroll stabilitetin financiar dhe objektivat e tjera të cilat synohen nga ana e Bankës Qendrore, ne megjithatë besojmë fuqishëm që rregullorja në mënyrë jo të duhur pretendon që në këtë mënyrë të përjashtohen nga përdorimi valutat e tjera. Ne besojmë që valutat e tjera, në këtë rast edhe dinari serb, mund të përdoren në transaksione për aq kohë sa palët e përfshira në atë transaksion dakordohen në mënyrë reciproke për përdorimin e një valute të tillë. Siç e thatë edhe ju, ne kemi dhënë tri alternativa, ku alternativa e tretë është alternativa më fizibile, pra më e realizueshme dhe ajo ka të bëjë me mundësimin e qarkullimit të parave nga llogaritë bankare të një banke të caktuar në Serbi, në një bankë komerciale të përzgjedhur në Kosovë, e cila pastaj do të mundësonte shpërndarjen e mjeteve financiare ose monetare, në këtë rast në dinar, të pranuesit ose përfituesit në Republikën e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zyrtarë të lartë amerikan, përfshirë ndihmës Sekretarin e Shtetit James O’Brien i kërkuan qeverisë së Kosovës të tërhiqet nga vendimi për dinarin duke theksuar se me qasjen e saj ajo ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Në gjykimin tuaj, sa është dëmtuar ky partneritet mes Prishtinës dhe Uashingtonit për shkak të kësaj vendimmarrje?

Arian Zeka: Uroj që kjo, thjesht, të jetë një paralajmërim i hershëm për mundësinë e dëmtimit të reputacioneve ndoshta në një shkallë, e cila pastaj do të kërkonte një kohë më të gjatë edhe energji më të madhe për rekuperimin e raporteve. Megjithatë dëshiroj të besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës do të tregohet e ndërgjegjëshme dhe do të kuptojë peshën e një ndikimi që vendimi i saj, në këtë rast për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, mund të ketë në prishjen e raporteve ose mirëqenien e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithmonë rikujtohet edhe nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe nga ana e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës që raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i një rëndësie kruciale për aq kohë sa ndoshta Shtetet e Bashkuara ka luajtur rolin më të madh në çlirimin e Kosovës, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe më tutje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Nuk besoj që këtë e kanë harruar institucionet e vendit, por megjithatë një lloj zelli për të dëshmuar që ne jemi një shtet sovran realisht mund të çojë edhe në vendime të nxituara dhe të gabuara, në të njejtën kohë.

Zëri i Amerikës: Ju përmendet reagimet dhe efektet që kjo mund të ketë në rrafshin politik. Por, cilat mund të jenë pasojat e dëmtimit të këtij partneriteti në rrafshin ekonomik për Kosovën?

Arian Zeka: Besoj fuqishëm që kjo do të kishte ndikim negativ në aspektin e perceptimit që investitorët e huaj, ata amerikanë dhe të tjerë, do të kishin për Kosovën. Kosova edhe ashtu nuk gëzon një reputacion të mirë në mesin e komunitetit global afarist. Kjo ndoshta është një nga arsyet kryesore pse ne nuk arrijmë të tërheqim korporatat e fuqishme globale të investojnë në Kosovë. Natyrisht që dëmtimi i raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara do të kishte ndikimin më të madh në aspektin e perceptimit. Edhe ne, Oda Ekonomike Amerikane, kemi thënë para disa ditësh që një ndikim i tillë negativ vjen edhe nga ana e sanksioneve që tashmë janë vendosur ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian. Pra, përtej ndikimit monetar, humbjes së mundësive të përfitimit nga asistenca e Bashkimit Evropian, ndikimi më i madh negativ do të ishte pikërisht në reputacionin e Kosovës. Pra, nëse dy prej partnerëve më të rëndësishëm të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, do të hiqnin mbështetjen e tyre për Kosovën, atëherë kjo do të kishte ndikim tejet të madh në perceptimin ndërkombëtar për Kosovën.

Zëri i Amerikës: Zoti Zeka, Banka Qendrore e Kosovës vendosi për një periudhë kalimtare tre muaj. Ju jeni shprehur se kjo periudhe nuk është e mjaftueshme. Cili është sugjerimi juaj konkret për këtë?

Arian Zeka: Sa për sqarim, ne nuk kemi komentuar fare për çështjen e tranzicionit që ka ofruar Banka Qendrore e Kosovës. Në thelb bëhet fjalë për një keqinterpretim të dispozitave ligjore, të cilat pastaj kanë mundësuar një përmbajtje jo të saktë të rregullores në fjalë. Ne do të donim të përsërisnin edhe njëherë thirrjen tonë për Bankën Qendrore të Kosovës dhe institucionet e tjera ekzekutive dhe legjislativin e vendit që këtë çështje ta koordinojnë, ta diskutojnë më tej me partnerët ndërkombëtar, në mënyrë që çfarëdo ndikimi afatshkurtër negativ, që prek një komunitet të caktuar në Kosovë të eliminohet dhe pasojat e këtij vendimi qofshin ato edhe afatshkurtra të mos cënojnë ose rëndojnë jetën e pjesëtarëve të këtij grupi etnik.

Zëri i Amerikës: Zoti Zeka ju i keni kërkuar disa herë qeverisë së Kosovës të heqë masat kufizuese ndaj importeve nga Serbia, pasi një vendim i tillë sipas jush ka prekur edhe importet nga kompanitë në pronësi amerikane. Cila ka qenë përgjigjja e qeverisë ndaj kërkesës suaj?

Arian Zeka: Në fakt, nëse e mbaj në mend saktë, në korrik të vitit të kaluar ne kemi pasur një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier dhe disa përfaqësues të kompanive që operojnë në Kosovë, në të cilin unë i kërkova kryeministrit që ta heqë këtë ndalesë. Ai u përgjigj duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë vendim. Pra, ky është paradoksi më i madh dhe ironia në këtë situatë sepse nuk ka një vendim të institucioneve të caktuara në Kosovë, që ndalon importin e mallrave, por ka një masë që lidhet ose arsyetohet me aspektet e sigurisë. Megjithatë, po flasim për një masë që tashmë ka kaluar shtatë deri tetë muaj dhe ajo vazhdon të jetë në fuqi. Gjatë këtyre ditëve dhe javëve të shkuara nuk ka pasur ndonjë informatë tjetër./ VOA

arian zeka kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet