LIVE UPDATES
Bota

Ndalimi i dinarit, REL: Zbatimi i rregullores vetëm përmes llogarive në bankat e Kosovës

E vetmja gjë që, sipas tyre, duhet bërë, është që t’u jepet kohë për t’u informuar dhe edukuar për hapjen e llogarive në bankat komerciale të Kosovës.

6 Shkurt 2024, 14:36 Nga N.F
Ndalimi i dinarit, REL: Zbatimi i rregullores vetëm përmes llogarive
Foto ilustruese

KOSOVË- Vetëm në euro! Kjo është përgjigjja që japin disa ekspertë të çështjeve financiare, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cilat janë zgjidhjet e mundshme të serbëve në Kosovë për pagesa, pas ndalimit të dinarit serb. E vetmja gjë që, sipas tyre, duhet bërë, është që t’u jepet kohë për t’u informuar dhe edukuar për hapjen e llogarive në bankat komerciale të Kosovës.

Sa i përket licencimit të ndonjë banke nga Serbia në Kosovë - ide e hedhur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç - ata thonë se kjo është kompetencë vetëm e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo e fundit nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për këtë çështje. Serbia, që nga paslufta më 1999, e ka përdorur monedhën e saj për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë.

Qytetarët në komunat me shumicë serbe kanë mundur, po ashtu, të tërheqin dinarë nga bankomatet e bankave me bazë në Serbi. Në shumicën e dyqaneve edhe çmimet kanë qenë të ekspozuara në dinarë. Por, nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon një praktikë të tillë, përkatësisht e përcakton euron si monedhë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë.

Dinarët mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro. Vendimi ka bërë që disa qytetarë serbë, të anketuar nga REL-i, të shprehen të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me pensionet, rrogat dhe pagesat tjera që i marrin nga shteti i Serbisë. Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar se rregullorja e saj nuk e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara në Kosovë dhe ka bërë thirrje për hapjen e këtyre llogarive.

Megjithatë, rregullorja e saj ka nxitur reagime të furishme nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos SHBA-ja, e cila ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj. Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm t’i adresojë “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin, BQK-ja, e kontaktuar nga REL-i, ka thënë:

“BQK-ja nuk ka ndonjë kërkesë të re lidhur me rregulloren në fjalë dhe e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, duke dhënë me kohë dhe në respekt të plotë argumentet e saj ligjore”.

BQK-ja është shprehur po ashtu e gatshme që të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi në lidhje me këtë çështje, por Banka Popullore e Serbisë ka kërkuar zgjidhje me dialog politik. Vendimi i BQK-së është i drejtë, thotë Shkumbin Misini, profesor i Ekonomisë në një kolegj privat në Prishtinë, por jo në kohën e duhur. Sipas tij, qytetarët serbë nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u informuar, andaj zbatimi duhet të shtyhet për ca kohë.

“BQK- ja duhet të punojë dhe t’i informojë qytetarët serbë, t’i sensibilizojë që të hapin llogari bankare në bankat komerciale në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës parasheh vetëm një monedhë për pagesa të gatshme në Kosovë, por krahas euros, në komunat me shumicë serbe ka vazhduar të përdoret edhe dinari. BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt. Milazim Abazi, njohës i çështjeve financiare në Kosovë, thotë se kjo periudhë nuk ka qenë e mjaftueshme. Pezullimi i zbatimit të saj deri në 45 ditë do të ishte i mjaftueshëm për informimin e duhur të qytetarëve serbë, thotë ai.

“... për ta kuptuar se nuk ka asgjë kundër tyre, është në të mirën e tyre dhe të hapin llogari në euro, por edhe në dinarë në bankat e licencuara në Kosovë”, thotë Abazi.

Ai shpjegon se procedurat për hapjen e llogarive bankare janë të shpejta dhe mund të bëhen edhe online. Qytetarët, më pas, këto llogari mund t’i dërgojnë në institucionet e Qeverisë së Serbisë, nga të cilat përfitojnë paga, pensione apo ndihma sociale, thotë ai. Për mundësinë e licencimit të ndonjë institucioni bankar nga Serbia, ai thotë se kjo është kompetencë e BQK-së dhe se BQK-ja i paracakton kushtet.

“BQK-ja mund të licencojë dhe mund të refuzojë. Nuk ka rëndësi se a është nga Serbia apo ndonjë shtet tjetër, mjafton që të jetë bankë kredibile, me aksionarë kredibilë dhe të besueshëm. Por, nuk guxon të jetë bankë shtetërore e asnjë vendi dhe transaksionet duhet të jenë vetëm në valutën euro”, thotë Abazi.

Qeveria e Kosovës ka siguruar se do të kujdeset për një “tranzicion të lehtësuar” nga dinari në euro, duke bërë që qytetarët “të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa dëmtime”.

Por, Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - e ka cilësuar vendimin e BQK-së si mjet për dëbimin e serbëve nga Kosova.

Në Kosovë operojnë njëmbëdhjetë banka komerciale. Produktet dhe shërbimet e tyre përfshijnë llogari bankare, kredi, pagesa vendore dhe ndërkombëtare, kartela bankare, garanci bankare, letër-kredi dhe e-banking. Radio Evropa e Lirë pyeti shumicën prej tyre se a kanë degë apo bankomate në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe, deri më tash, vetëm Banka Raiffeisen tregoi se ka degë në: Mitrovicë të Veriut, Bërnjak, Jarinjë, Graçanicë dhe Shtërpcë. Të tjerat nuk u përgjigjën, por nga ueb-faqet e tyre zyrtare vërehet se shumica nuk kanë degë dhe bankomate në ato zona.

Në ueb-faqet e Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Ekonomike, TEB Bankës, ProCredit Bankës, Bankës për Biznes nuk figuron se kanë ndonjë degë në këto komuna që gjenden në veri dhe jug të Lumit Ibër. Ndërsa, NLB Banka ka degë dhe bankomate në Mitrovicë të Veriut, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Pak ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se në bankat e licencuara në Kosovë janë 33 mijë llogari bankare në emër të qytetarëve serbë. Ata janë kryesisht pensionistë, familje në gjendje të rëndë sociale dhe lehona që marrin pensione dhe ndihma nga shteti i Kosovës në valutën euro. Për vite me radhë, dinarët kanë hyrë në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ato para, pastaj, i ka transportuar kompania për transport të parave “Henderson”. Disa ia kanë vënë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK-ja është institucioni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë. Dogana, ashtu si edhe Inspektorati i Tregut janë zotuar se janë të gatshëm ta monitorjnë zbatimin e rregullores. Serbia ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e dinarit. Por, kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka përmendur integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores.

Marrë nga REL

kosova bqk rregullore e dinarit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet