LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç flet për Reuters: Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Një grup i armatosur, që sipas Kosovës ishte i përbërë prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

28 Shtator 2023, 21:18 Nga I.A
Vuçiç flet për Reuters: Serbia do të hetojë vrasjen
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përleshje të armatosura në manastirin në Banjskë të Zveçanit, ngjarje për të cilën Kosova e fajëson Beogradin, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke mohuar çdo përfshirje të Qeverisë serbe në këtë ngjarje.

Një grup i armatosur, që sipas Kosovës ishte i përbërë prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia më pas tha se në përleshje u vranë edhe tre sulmues.

Vuçiç i tha Reutersit se Beogradi dënon vrasjen e policit dhe shtoi se Serbia “do të nisë procedurat para trupave gjyqësorë” për të hetuar të dyshuarit.

“Se çfarë krimesh do të dyshohen, kjo u përket prokurorëve”, tha ai.

Vuçiç përsëriti pretendimin se një prej sulmueseve të vrarë është qëlluar në kokë nga Policia e Kosovës “nga një distancë prej një metër” pasi, sipas tij, ai ishte dorëzuar, duke e cilësuar këtë si “ekzekutim”.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, mohoi këto pretendime të Vuçiç.

“Zyrtarët tanë kurrë nuk do të bënin diçka të tillë. Njërit prej të arrestuarve iu dha ndihma mjekësore në vendin ku u arrestua, me synim që t’i shpëtohej jeta, pasi ai ishte i plagosur”, tha ai.

Vuçiq mohoi akuzat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Beogradi qëndron pas kësaj ngjarjeje. Lideri serb tha se Serbia nuk do të përfitonte asgjë nga kjo dhe vetëm do të rrezikonte pozicionin e saj në dialogun me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Pse kjo do të ishte në të mirë të Beogradit? Cili do të ishte qëllimi? Për të shkatërruar pozicionin tonë që e kemi ndërtuar që një vit? Për ta shkatërruar brenda një dite?... Serbia nuk do luftë”, tha ai.

Vuçiç po ashtu u zotua se Serbia do të hetojë origjinën e armëve që u konfiskuan nga Policia e Kosovës pas incidentit. Policia i ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që u gjetën në Banjskë, në mesin e të cilave kishte pushkë, mitralozë, raketahedhës, mina, granata dhe dronë.

Presidenti serb tha po ashtu se Millan Radoiçiq – nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – i cili sipas autoriteteve të Kosovës udhëhoqi dhe mori pjesë në sulm, “do të merret në pyetje nga prokurorët”.

Vuçiq sërish akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron të dëbojë serbët nga Kosova.

“Shkaku i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Ai është i cili e solli gjithë këtë situatë”, tha Vuçiq.

Ai tha se refuzimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka nxitur tensionet që çuan në dhunën në Banjska.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Por, Qeveria e Kosovës druan se një asociacion njëetnik mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Vuçiç tha për Reuters se pozicioni i Serbisë sa i përket Kosovës “është i tmerrshëm” , por tha se Serbia do të qëndrojë me njerëzit e saj.

“Zgjidhja është gjithmonë dialogu”, tha ai.

Marrë nga REL

aleksandar vuçiç afrim bunjaku veton elshani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet