Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu.
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprej një muaji, për Dibran Hoxhën i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerët, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.02.2023 .
Sipas gjykatës D.H., lihet në paraburgim, “për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Ndërsa, “A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 parag. 1, lidhur me nenin 31të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
“I pandehuri D.H., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderon jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës.
I pandehuri D.H., Se deri më datën 03 Janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur, të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë,
I pandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale.
Të pandehurit A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., Më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K……C……”., marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh.,.”,njofton Gjykata.
Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
Policia KOSOVË- Ditën e sotme është gjetur një grua e pajetë në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen &l...
Veriu i Kosovës KOSOVË- Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për efektivë të rinj, pas dorëheqjes masive të poli...
Prince Harry ANGLI- Mbesa e Nelson Mandelës presidentit të parë të Afrikës së Jugut ka ngritur akuza ndaj Prince Harry-t...
Gani Geci KOSOVË- Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka shkuar në burg. Geci është nisur ditën e sotme drejt institucioni...
Rishi Sunak ANGLI- Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar të nxisë ekonominë, të shkurtojë listat e pritjes s&eu...
Pula Një fermë në Republikën Çeke ka urdhëruar asgjësimin e 750.000 pulave – 15 për qind të totalit t&...
Barnat TIRANË- Kapacitetet buxhetore për të financuar rimbursimin e medikamenteve në raport me nevojat janë ende shumë të...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Tensionet mes dy vendeve Turqi dhe Greqi janë ndezur sërish. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan,&nb...
Gjykata e Iranit IRAN- Gjykata e Lartë e Iranit ka anuluar dënimin me vdekje për tre të pandehurit që dyshohet se kanë luajtu...
Bujar Osmani SHKUP- Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se lufta në Ukrainë do të dom...