LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e 16-vjeçari senegalez në Gjermani ngjall debate mbi sjelljen e policisë

Katër operacione policore dhe katër viktima, brenda një jave. Gjermania po diskuton sërish mbi dhunën policore dhe racizmin. Viktima më e fundit është një refugjat 16-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje me mitraloz.

13 Gusht 2022, 08:45 Nga d.a.
Vrasja e 16-vjeçari senegalez në Gjermani ngjall debate mbi sjelljen
vendgjarja

GJERMANI- Ishte vetëmbrojtje apo tejkalim i kompetencave policore? Kjo është pyetja që shumë gjermanë kanë ngritur pas operacionit policor ku mbeti i vrarë një 16-vjeçar nga Senegali. Ngjarja ndodhi të hënën (08.08) në qytetin e Dortmundit në Renaninë Veriore-Vestfali, landi më i populluar gjerman. Kujdestari i një strehëze rinore telefonoi policinë për ndihmë, pasi një i ri i qendrës po shfaqte çrregullime mendore. Punonjësi pati frikë se Mohammed D., i mitur i pashoqëruar nga prindërit, ardhur nga Senegali në Gjermani, po tentonte të vetëvritej me thikë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia përdori spray djegës dhe pistoletë neutralizuese, por pa sukses. Oficerët policorë u shprehën se situata doli jashtë kontrollit, kur adoleshenti i kërcënoi ata me thikën e tij. Njëri prej tyre e qëlloi Mohammedin të paktën pesë herë. Djali humbi jetën sapo arriti në spitalin e Dortmundit. Pas ngjarjes, ndaj policit 29-vjeçar nisën hetimet, një procedurë rutinë, e cila ndërmerret nga grupi hetimor sa herë ka një shkëmbim zjarri me pasoja fatale.

Historik plot tensione

Vdekja e Mohammed kulmon një sërë aksidentesh të tjera fatale ku është e përfshirë policia gjermane. Në qytetet e Frankfurtit dhe Këlnit, dy burra që kërcënuan policinë me thikë u vranë nga oficerët, ndërsa në Oer-Erkenschwick një 39-vjeçar humbi jetën pasi efektivët e policisë përdorën spray djegës ndaj tij.

Ngjarja e fundit ka ngjallur dhjetëra protesta kundër brutalitetit policor në Dortmund, ku demonstruesit brohorasin "vrasës, vrasës” ndaj shërbimeve të sigurisë. Mohammed u vra në pjesën veriore të qytetit, aty ku vazhdimisht janë regjistruar episode të dhunës policore, e cila ka mbizotëruar shpesh titujt e medieve. Marrëdhëniet mes policisë dhe banorëve të zonës, shumica e të cilëve janë njerëz me ngjyrë dhe emigrantë, janë ekstremisht të tensionuara.

Thomas Feltes, avokat i specializuar në rastet ku akuzohet policia, i tha DW se oficerët policorë të Dortmundit Verior nuk shquhen për ndjeshmëri kulturore. Atje, thotë Feltes, patrullat dhe marrja në pyetje janë një procedurë rutinë ditore.

Trajnimi policor, nevojë urgjente

Pyetjes nëse rezultati i ngjarjes do të kishte qenë i njëjti nëse viktima do të ishtë një i bardhë gjerman, Feltes refuzon t'i përgjigjet. Ai nuk do të spekulojë. Megjithatë, ai u shpreh se është me vlerë të theksohet se situata ndërlikohet kur protagonistët nuk flasin gjermanisht, ndërkohë që policët nuk dinë gjuhë tjetër veç gjermanishtes. Policët e veriut të Dortmundit janë vazhdimisht nën akuzë për dhunë e vrasje.

Policia ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit, dhe jo vetëm në qytetin e Dortmundit. Sipas një kërkimi të fundit të bërë nga Shërbimi Mediatik i Migracionit, këto tema rrallë se janë pjesë e trajnimeve policore.Deri tani, të vetmet lande gjermane që kanë kryer studime të pavarura mbi racizmin në radhët e policisë janë Berlini, Saksonia e Ulët dhe Renania-Palatinate.

Ministri i Brendshëm i Renanisë Veriore-Vestfalisë, Herbert Reul, anëtar i CDU-së, deri tani i ka hedhur poshtë akuzat se policia ka tejkaluar kompetencat. Ai deklaroi se përdorimi i armës së zjarrit është i zakonshëm në situata përshkallëzuese dhe kërcënuese, çka mund të ngrihet si pretendim në ngjarjen e fundit, pasi i riu po kërcënonte policët me thikë.

"Situata po bëhej e rrezikshme, prandaj njëri prej oficerëve qëlloi nga distanca për të parandaluar dëmet ndaj kolegëve të tij” – thotë Reul.

Ligjvënësit, skeptikë për reagimin e policisë

Michael Maatz, zëvendës-drejtues i shoqatës së policisë në Renaninë Veriore-Vestfali, i tha DW se njerëzit e nënvlerësojnë rrezikun që vjen nga një sulm me thikë. Nëse agresori dëmton një arterie, mund të kesh hemoragji që të merr jetën, menjëherë. Maatz apelon që opinioni publik të kuptojë se policët "duhet të marrin një vendim brenda pak sekondash se si ta menaxhojnë një sulm të tillë” dhe se armët janë vetëm "zgjidhja e fundit” në një situatë të rrezikshme.

Gjithsesi, disa ligjvënës ngrenë pyetjen nëse kjo procedurë është ndjekur vërtet. Nicole Gohlke, zëdhënëse e Partisë "E Majta” në parlamentin gjerman, shkroi në Twitter se nuk e shpjegonte dot faktin se si "11 oficerë policie të pranishëm në vendngjarje, nuk ishin në gjendje të neutralizonin një 16-vjeçar”.

Policët, e patrajnuar për njerëz me çrregullime mendore

Verena Schäffer, drejtuese e grupit parlamentar të të Gjelbërve në Renaninë Veriore-Vestfali, u tha gazetarëve se ishte tronditur nga vdekja e adoleshentit, i cili kishte ardhur në Gjermani "për një të ardhme më të sigurt”. Kriminologu Rafael Behr, nga Akademia Policore e Hamburgut, e konsideroi ngjarjen "të pazakontë”. Edhe pse gjysmë-mitralozët janë një armë e zakonshme që gjendet rëndom në makinat policore, ajo përdoret vetëm "në situata absolutisht të jashtëzakonshme”.

Feltes e dënon me forcë reagimin e policisë, të cilin e konsideron të pabarabartë. "Adoleshenti kishte një thikë, por është e pamundur ta përdorësh atë për të dëmtuar shumë njerëz në një kohë të shkurtër. Sidomos kur vendngjarja nuk ishte në një zonë të populluar, por aty ishin vetëm 11 punonjësit policorë dhe i riu” – thekson ai. Feltes shton se policët duhet fillimisht të kishin punuar për të zbutur situatën, dhe jo për ta rënduar”.

Ai nuk do ta minimizojë faktin se vdekjet e shumta në javët e fundit janë diçka e zakonshme, duke theksuar se policia në Gjermani vret 20 njerëz në vit.

Një problem madhor, thotë Feltes, është fakti se policia nuk është e trajnuar siç duhet për të menaxhuar njerëz me çrregullime mendore, të cilët në momente të caktuara mund të kthehen në rrezik për veten ose të tjerët. Policët përfundojnë në skenarin që "s'dinë si t'u ofrojnë atyre ndihmë, përveçse t'i qëllojnë”, veçanërisht nëse personi nuk është spërkatur me spray djegës ose nuk është qëlluar me armë neutralizuese. "Për disa njerëz, të sëmurë mendorë, është më shumë se një sinjal që ata janë nën shenjestër dhe mund të mendojnë se duhet të vetëmbrohen” – thotë Feltes.

Në pikëpyetje edhe integriteti hetimor

Shoqata e Avokatëve Gjermanë (DAV) është mes grupeve që kërkojnë që këto ngjarje të hetohen imtësisht. Që në krye të herës ka pasur akuza se hetimet zyrtare janë të kompromentuara, sepse policia e Dortmundit po heton vdekjen e Oer-Erkenschwick, e cila është nën juridikisionin e qytetit të Recklinghausen. Nga ana tjetër, Recklinghausen po heton ngjarjen e Dortmundit. Ky është një konflikt i hapur interesi.

Aladin El-Mafaalani, akademik i cili studion emigracionin në Gjermani, u shpreh në Twitter se ky konflikt ngjall shumë pak besim rreth përfundimit të hetimeve. Feltes thotë se është "ekstremisht e pavend që këto ngjarje të trajtohen në këtë mënyrë”, duke shtuar se mënyra e duhur do të ishte që hetimet të kryheshin nga Zyra e Policisë për Kriminalistikën ose nga Ministria e Brendshme.

Kriminologu Rafael Behr, sugjeron ngritjen e një komisioni të jashtëm dhe të pavarur, i cili nuk është pjesë e hierarkisë policore. Megjithatë, një komision i tillë nuk ekziston në Gjermani./DW/

vrasja 16-vjecarit ne gjermani policia gjermane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës