LIVE UPDATES
Bota

VOA: Pavarësisht rreziqeve, gratë gazetare vazhdojnë misionin e tyre

Forcimi i zërave të grave në botë, Zonja e Parë Jill Biden përshëndet fitueset e Çmimit “Gratë e Guximshme” për vitin 2024.

24 Mars 2024, 17:49 Nga M.B
VOA: Pavarësisht rreziqeve, gratë gazetare vazhdojnë misionin e
Foto ilustruese

SHBA- Sulmet dhe kërcënimet ndaj medias janë në rritje në rang botëror. Ekspertët thonë se gratë gazetare janë më të rrezikuara ndaj ngacmimeve. Pavarësisht rreziqeve, shumë gazetare nuk pranojnë të heshtin dhe vazhdojnë të raportojnë. Forcimi i zërave të grave në botë, Zonja e Parë Jill Biden përshëndet fitueset e Çmimit “Gratë e Guximshme” për vitin 2024. Njëra prej tyre është gazetarja dhe avokatja nga Uganda, Agather Atuhaire. E vlerësuar si një zë i besueshëm për drejtësi dhe përgjegjësi sociale, puna e kësaj gazetareje ka ndihmuar duke sjellë ndryshime. Por me një çmim. Raportimi mbi njerëz të fuqishëm, të bën pre të kërcënimeve, thotë ajo.

“Unë kam qenë një person i shkujdesur. Asnjëherë nuk mendoja të vështroja pas krahëve apo të kontrolloja se çfarë po haja. Por, kjo ka qenë jeta që kam bërë në pak a shumë këto tre vitet e fundit. Cdo ditë, një armik i ri”.

Pavarësisht nga rreziqet, gazetarja Atuhaire thotë se ajo do të vazhdojë të flasë me zë të lartë.

“A e dini se cila është gjëja më e keqe që mund t’iu ndodhë në rast se flisni? Ndoshta mund të vdisni, por ama kështu mund të keni frymëzuar dikë tjetër për të folur”, shton ajo.

Gazetarët, veçanërisht ato gra, po vihen gjithnjë e më shumë në shënjestër, thonë analistët e medias.

“Dhe ne shohim se kjo po ndodh më shumë ndaj grave se sa ndaj burrave. Veç kësaj, ajo çka po shohim në ditët e sotme është se gratë po bëhen objektiv për lajme të rreme dhe fushata dezinformuese”, shprehet analistja e medias, Elisa Lees Muñoz.

Në vende si Afganistani, zëri i grave po dobësohet. Rikthimi i talebanëve çoi në largim të gjerë grave nga media, kufizim të të drejtave të tyre për të udhëtuar dhe vendosjen e rregullave të forta për veshjen, që e bëjnë të punuarit, të vështirë.

“Po shohim se janë në pamundësi bazike për të qenë pjesë e industrisë së lajmeve. Pikërisht për këtë nuk po e dëgjojmë dot zërin e tyre. Edhe pse, atje, sigurisht që ka gra jashtëzakonisht të zonja, të cilat po guxojnë të raportojnë nga këto vende dhe ne të njihemi me ngjarjet që ato sjellin”, shprehet Elisa Lees Muñoz, analiste e medias.

Gazetaret që janë në gjendje të raportojnë thonë se puna e tyre ka një ndikim të fortë.

“Ndjeva se pikërisht kjo ishte mundësia për të ndikuar mbi botën në mënyrë kuptimplotë dhe për ta bërë këtë përmes një ndërthurjeje prekëse, falë emocionit që përcillet përmes fotografisë, por dhe mendimit se çfarë mishëron fotografia”, shprehet fotoreporterja Corinne Dufka.

Fotoreporterja Dufka ka mbuluar konflikte dhe luftra civile. Përgjatë karrierës së saj, ajo ka qenë ndër të paktat gra që mbulonte ngjarje të tilla.

“Doja të pasuroja kronikat historike të konflikteve, kam mbuluar disa ngjarje që kanë qenë pak të mbuluara dhe vazhdojnë të mos raportohen ose kenë pak mbulim në media, por gjithashtu edhe të kontribuoja tek roli i grave në këtë gjini (zhaner) të gazetarisë, si fotoraportimi”, thekson ajo.

Në një kohë që studimet tregojnë se gazetaret janë objektiv i kërcënimeve dhe ngacmimeve, mbrojtësit e të drejtave të tyre duan ta mbushin këtë hendek. Synimi i tyre kryesor, më shumë gra nëpër redaksi, mbrojtje dhe mbështetje më e mirë për to./ VOA

gazetare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet