LIVE UPDATES
Bota

VOA: Nxehet debati për abortin para zgjedhjeve të nëntorit në SHBA

Duke bërë fushatë në Pensilvani këtë javë, nënpresidentja Kamala Harris, dënoi kufizimet për abortin në disa shtete, përfshirë ndalimin e abortit në Florida, përtej gjashtë javëve të shtatzanisë.

11 Maj 2024, 17:19 Nga S.B
VOA: Nxehet debati për abortin para zgjedhjeve të nëntorit
foto ilustruese

SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump vazhdojnë të bëjnë fushatë me qëndrimet e tyre lidhur me abortin, një nga çështjet e nxehta në garën e këtij viti për Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias sjell mendimet e qytetarëve dhe ligjvënësve për këtë temë.

Duke bërë fushatë në Pensilvani këtë javë, nënpresidentja Kamala Harris, dënoi kufizimet për abortin në disa shtete, përfshirë ndalimin e abortit në Florida, përtej gjashtë javëve të shtatzanisë.

“Duhet t’i themi gjërat siç janë: A nuk besojnë se gratë mund të marrin vendimet që janë interesin e tyre? Janë ligjvënësit e një shteti, shumica burra, në pozitë më të përshtatshme për t’u treguar grave se çfarë duhet të bëjnë? Por ne e japim përgjigjen me votën tonë”, deklaroi ajo.

Presidenti Biden thotë se nëse rizgjidhet, ai do të rikthejë vendimin historik të Gjykatës së Lartë që për pesë dekada garantoi të drejtën e abortit.

Kandidati i pritshëm presidencial republikan, Donald Trump, e shprehu qëndrimin e tij mbi këtë temë në platformën e tij të mediave sociale Truth Social më 5 maj. Ai tha se çështja e abortit është në dorë të shteteve, se nuk do t'i kthehet kurrë qeverisë federale dhe se vendi së shpejti do të bashkohet lidhur me këtë çështje të kontestuar për një kohë të gjatë.

Tre nga pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë që votuan për të rrëzuar vendimin Roe kundër Wade në 2022 janë emëruar nga zoti Trump. Aktualisht, 41 shtete ndalojnë abortet pas një periudhe që varion nga gjashtë deri në 24 javë të shtatzënisë me disa përjashtime, sipas Institutit Guttmacher. Jo Becker e organizatës “Human Rights Watch” thotë se kufizimet kanë motivuar shumë votues.

“Vendimet nga disa shtete lidhur me këtë temë, i kanë nxitur gratë votuese në veçanti, që të angazhohet për të ruajtur të drejtat e abortit në shtetin e tyre”, thotë ajo.

Të dyja fushatat po mbështeten tek një strategji shtet për shtet për të parë nëse aborti është një çështje përcaktuese në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, thotë profesoresha e drejtësisë në Universitetin George Mason, Helen Alvaré, e cila e identifikon veten si një demokrate kundër abortit.

“Fushata e zotit Bidenit po e paraqet atë, siç po e pasqyron New York Times dhe të tjerë si çështjen numër një. Ky është një vendim strategjik i tyre dhe mund t'u japë një farë epërsie. Por kjo çështje është në konkurrencë të fortë me shqetësimet rreth ekonomisë, inflacionit dhe emigracionit”, thotë ajo.

Studentja e Universitetit Duke Amaia Clayton i tha Zërit të Amerikës se ajo dhe bashkëmoshatarët e saj i shohin të drejtat riprodhuese si një çështje madhore.

“Kjo ka qenë një temë e vazhdueshme debati në SHBA që nga përmbysja e vendimit për abortin. Dhe mendoj se shumë studentë kanë qëndrime të forta dhe janë shumë të vëmendshëm ndaj saj”, thotë ajo.

Në New Hampshire, ligjvënësi republikan i Shtetit, Jim Kofalt thotë se ka dëgjuar një sërë shqetësimesh mes votuesve.

“Ekziston shqetësimin se në nivel shteti, do të vendosen kufizime të gjera për abortin. Por kjo nuk ka ndodhur aspak në këtë cikël legjislativ. Mendoj se duhet të bëjmë një debat më të thelluar që duhet të bëjmë si shoqëri, lidhur me qëndrimet tona dhe se deri ku duhet të shkojnë kufizimet.”

Megjithatë kjo çështje po bëhet pjesë e betejave legjislative, kryesisht përgjatë linjave partiake, në shtete si Arizona ku një ndalim pothuajse total i abortit u shfuqizua kohët e fundit. Analistët parashikojnë që betejat ligjore të vazhdojnë në nivel shteti, por paralajmërojnë se është ende herët për të thënë nëse aborti do të jetë çështja së cilës votuesit do t'i japin përparësi kur të shkojnë në qendrat e votimit në nëntor.

Marrë nga VOA

abort shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet