LIVE UPDATES
Bota

VOA: Më e vështirë fshehja e krimeve të luftës në Ukrainë sesa në Bosnjë

Ekspertët thonë se dëshmitë sot janë më të vështira për t'u fshehur se sa gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, por do të duhen ende vite për të kryer hetime për krimet dhe kërkime për personat e zhdukur.

18 Qershor 2022, 22:54 Nga DOSJA
VOA: Më e vështirë fshehja e krimeve të luftës në
Ukraine

UKRAINË- Ndërsa hetojnë krimet e luftës, zyrtarët ukrainas po përdorin përveç teknologjive moderne, edhe përvojën e fituar nga luftërat e tjera, përfshirë ato gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Ekspertët thonë se dëshmitë sot janë më të vështira për t'u fshehur se sa gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, por do të duhen ende vite për të kryer hetime për krimet dhe kërkime për personat e zhdukur. Gazetari i shërbimit boshnjak të Zërit të Amerikës Dino Jahic ka përgatitur këtë reportazh.

Edhe pse kanë kaluar më pak se katër muaj nga fillimi i agresionit rus, Ukraina ka dhënë dënimet e para kundër ushtarëve rusë për krime lufte. Ekspertët nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në kërkimin e të zhdukurve, hetimin e krimeve të luftës dhe funksionimin e drejtësisë ndërkombëtare, thonë se autoritetet ukrainase kanë ende një punë të mundimshme përpara, që do të marrë vite.

“Ajo që duket e qartë për të gjithë ne, duhet të vërtetohet në gjykatë. Fakti që një granatë ka rënë në një lëndinë dhe ka vrarë dikë, duhet të vërtetohet në gjykatë. Kjo do të thotë se duhet të përcaktohet se nga është hedhur granata, kush është përgjegjës për të, kush e urdhëroi, cili ishte zinxhiri i komandës. Kjo është një disiplinë shumë serioze dhe kërkuese. Çdo gjë tjetër vjen më vonë: nderimi, kujtesa, kultura e kujtimit", thotë Emir Suljagiç, me Qendrën e Memorialit të Srebrenicës.

Të intervistuarit nga Zëri i Amerikës thonë se prania e teknologjive moderne, që nga telefonat inteligjentë e deri tek imazhet satelitore, e bën më të lehtë për Ukrainën të dokumentojë krimet e luftës.

"Është ndryshe nga Bosnja e viteve '90, kur ishte shumë më e lehtë për të fshehur provat. Pra, mendoj se me një veprim të koordinuar të autoriteteve të ndryshme, nga prokurorët ukrainas, tek Gjykata Penale Ndërkombëtare, e deri te burime të tjera të ndryshme, që mund të ndihmojnë për të marrë këto prova, ka fakte të mjaftueshme për të vendosur një vijë shumë të qartë midis krimeve, viktimave, autorëve dhe drejtuesve”, thotë Refik Hoxhiç me Institutin Evropian për Paqe.

Sipas OKB-së, që nga fillimi i sulmit rus, janë vrarë më shumë se 4000 civilë në Ukrainë, por ka shqetësime se shifra është shumë më e lartë. Ekspertët thonë se shembulli i Bosnjës tregon se kalimi i kohës është një nga faktorët kryesorë, që ndikon në grumbullimin e provave.

“Është shumë e rëndësishme të përcaktohet sa më shpejt nëse njerëzit janë gjallë, apo jo, nëse janë të burgosur, janë vrarë, janë varrosur, individualisht, apo në varre masive. Është shumë e rëndësishme për sekuencën e mëvonshme të ngjarjeve, për të mbledhur dhe sistemuar këtë informacion, për të krijuar një bazë të dhënash, që do të mundësojë një kërkim të përshpejtuar për të zhdukurit në periudhën e pasluftës, si dhe gjetjen e vendeve të varrezave masive dhe zhvarrosjen e viktimave”, thotë Amor Masoviç ish kreu i Institutit për Personat e Zhdukur në Bosnje Hercegovinë.

"Nëse nuk je në vendngjarje menjëherë, pas kryerjes së krimit, kjo është pengesa e parë. Një tjetër pengesë mund të jenë hapat e planifikuar dhe të qëllimshëm, që forcat ruse po ndërmarrin për të mbuluar krimet, që kanë kryer. Një tjetër pengesë janë dëshmitarët. Nuk e dimë nëse ka dëshmitarë. Dëshmitë bëhen gjithnjë e më të pasigurta me kalimin e kohës, është më e lehtë t'u ndryshosh mendjen njerëzve, ose t'i diskreditosh", thotë Emir Suljagiç drejtor me Qendrën për Memorialin e Srebrenicës.

Kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha së fundmi se ka identifikuar më shumë se 600 rusë të dyshuar për krime lufte, ndërsa ndjekjet penale kanë filluar tashmë për 80 të dyshuar. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët. Shumë vende evropiane, si Polonia, Sllovakia, si dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare, po ndihmojnë hetuesit ukrainas, ndërkohë që ka diskutime për krijimin e një gjykate speciale, si ajo për ish-Jugosllavinë.

“Nuk mendoj se do të ketë shumë përfitime nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Jam shumë i bindur se njerëzit do të mbahen përgjegjës sepse u kapën, u arrestuan ose u paditën nga ukrainasit”, thotë Emir Suljagiç, drejtor me Qendrën për Memorialin e Srebrenicës.

Zoti Hoxhiç tha se Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë e ka përmbushur misionin e saj në kuptimin se të gjitha paditë kanë arritur rezultate të caktuara dhe se të gjitha rastet janë mbyllur. Megjithatë, ai shton se është humbur një mundësi e madhe.

"Ne patëm shans për t'u përballur realisht me faktet, faktet e vërtetuara në mënyrë mjeko-ligjore, përmes punës së një institucioni të tillë. Sirianët nuk e patën këtë shans kurrë, për shembull, as nuk do ta kenë ndoshta për shkak të rrethanave të ndryshme politike. Fakti që nuk e përdorëm këtë shans, që udhëheqësit tanë politikë iu kthyen politikave të viteve 1990, politikave të dehumanizimit dhe nxitjes së frikës dhe përpjekjeve për të arritur qëllimet e luftës me mënyra të tjera, nuk është përgjegjësi e Tribunalit”.

"Në fund, do të ketë, dhe ne tashmë jemi dëshmitarë të kësaj, mohim të çdo krimi. Në Bosnje, individët që mbështesin kriminelët e luftës kanë shkuar një hap më tej, dhe ndoshta kjo e pret edhe Ukrainën, që në një moment Rusia të lavdërojë kriminelët e saj dhe krimet që kanë kryer”, thotë Amor Masoviç ish kreu i Institutit për Personat e Zhdukur në Bosnje Hercegovinë.

Zoti Hoxhiç tha se përveç ndjekjes penale të personave përgjegjës, gjëja më e rëndësishme për viktimat është krijimi i një konteksti social në të cilin pranohet e vërteta për atë që ka ndodhur.

“Në shoqëritë ku nuk ndodh kështu, siç është shoqëria jonë, ose në situata ku autorët mohojnë apo festojnë hapur krimet, siç është tani rasti me Rusinë në Ukrainë, është e vështirë të pritet që viktimat të ndiejnë se drejtësia është përmbushur , pavarësisht nga rastet gjyqësore”.

Të intervistuarit nga Zëri i Amerikës thanë se rezultati i luftës në Ukrainë do të ndikojë shumë në mundësinë për të kapur të paditurit për krime lufte, por edhe në kërkimin e personave të zhdukur.

“Nëse Rusia nuk tërhiqet nga pjesët e pushtuara, ose nëse këto do të drejtohen nga grupe që mbështesin agresionin rus, kam frikë se Ukraina mund të kalojë dekada duke kërkuar për të zhdukurit”, thotë Amor Masoviç.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi dino jahic emir suljagiç refik hoxhiç amor masoviç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet