LIVE UPDATES
Bota

VOA: Mali i Zi, i paralizuar nga sulmet kibernetike

Në selinë e qeverisë së Malit të Zi, një vend anëtar i NATO-s, kompjuterët e tavolinës janë të mbyllur, interneti mungon dhe faqet e agjencive shtetërore janë të çaktivizuar. Ndërprerja vjen në mes të një sulmi masiv kibernetik kundër shtetit të vogël ballkanik, për të cilin zyrtarët thonë se ka shenjat dalluese të hakerëve pro-rusë dhe shërbimeve të sigurisë së Moskës

12 Shtator 2022, 18:00 Nga e.k
VOA: Mali i Zi, i paralizuar nga sulmet kibernetike
Foto ilustruese

MALI I ZI- Një sulm masiv dhe i vazhdueshëm kibernetik në Mal të Zi, për të cilin zyrtarët fajësojnë hakerët pro-rusë dhe Moskën, është cilësuar nga ekspertët si i paprecedentë në intensitetin dhe shtrirjen e tij. Ai ka dëmtuar platformat e qeverisë në internet dhe vuri në rrezikshmëri të lartë infrastrukturën jetike të Malit të Zi. Goditja ishte në vazhdën e një numri incidentesh kibernetike që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt.

Në selinë e qeverisë së Malit të Zi, një vend anëtar i NATO-s, kompjuterët e tavolinës janë të mbyllur, interneti mungon dhe faqet e agjencive shtetërore janë të çaktivizuar. Ndërprerja vjen në mes të një sulmi masiv kibernetik kundër shtetit të vogël ballkanik, për të cilin zyrtarët thonë se ka shenjat dalluese të hakerëve pro-rusë dhe shërbimeve të sigurisë së Moskës. Sulmi i koordinuar filloi rreth datës 20 gusht dhe ka dëmtuar platformat e qeverisë në internet, si edhe ka vënë në rrezikshmëri të lartë infrastrukturën jetike, përfshirë sistemin bankar, furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike.

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt, hakerët kanë vënë në shënjestër disa vende të tjera evropiane, kryesisht anëtarë të NATO-s. I ulur në tryezën e tij në kryeqytetin Podgoricë, përpara një ekrani kompjuteri të fikur, Ministri i Mbrojtjes Rasko Konjeviç thotë se zyrtarët e qeverisë janë këshilluar të shkëputen nga linja për arsye sigurie.

“Kemi rreth 20 ditë që përballemi me sfida serioze për shkak të sulmit kibernetik dhe i gjithë sistemi shtetëror, sistemi i administratës shtetërore dhe sistemi i shërbimeve ndaj qytetarëve po funksionojnë në një nivel mjaft të kufizuar", thotë ai.

Ekspertët, duke përfshirë një ekip hetuesish të Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA, po përpiqen të gjejnë përgjegjësit për sulmin "brutal", shton ai.

"A ka një sfond politik pas këtij sulmi? Personalisht, unë mendoj se po" vazhdon ministri.

Zyrtarët e qeverisë së Malit të Zi besojnë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një bandë hakerësh e lidhur me Rusinë. Banda kibernetike rusisht-folëse mori përgjegjësinë për të paktën një pjesë të sulmit, duke infektuar shërbimet e qeverisë në internet me një virus të njohur si Kuba. Ajo funksionon në përgjithësi pa u penguar nga Kremlini, për sa kohë që nuk sulmon vendet mike të Rusisë.

Megjithatë agjencia e Malit të Zi për Sigurinë Kombëtare, fajësoi drejtpërdrejt Rusinë për sulmin.

"Nga intensiteti i sulmit, nga mënyra se si u godit Ministria e Mbrojtjes, dyshimet se një palë e tretë (shtet) mund të jetë pas tij, janë mëse të arsyeshme”, thotë ministri Konjeviç.

Mali i Zi, që dikur konsiderohej një aleat i fortë rus, iu bashkua NATO-s në vitin 2017, pavarësisht kundërshtimit të Kremlinit.

Ai i është bashkuar gjithashtu sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
Mali i Zi aktualisht drejtohet nga qeveria e përkohshme e drejtuar nga Dritan Abazoviç, e cila ka humbur mbështetjen parlamentare për shkak të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit të kryeministrit me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Vendi është thellësisht i ndarë midis atyre që po kërkojnë rivendosjen e lidhjeve të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, dhe atyre që janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Megjithëse lufta me armë zjarri dhe bomba po zhvillohet në Ukrainë, analisti politik Zlatko Vujoviç beson se ajo që po ndodh në Mal të Zi është "diçka e ngjashme ".

"Nuk ka bomba, por ka një tension të madh, një konflikt të madh hibrid, në të cilin janë të ndërlidhura interesat e Rusisë dhe shërbimeve të saj të zbulimit dhe atyre serbe," shpjegon ai.

Edhe vende të tjera të Evropës Lindore që konsiderohen si armiq të Rusisë kohët e fundit kanë pësuar sulme kibernetike. Objektivat kanë përfshirë rrjete në Moldavi, Slloveni, Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj pas një sulmi kibernetik në korrik për të cilin fajësoi Republikën Islamike.

Marrë nga VOA

mali i zi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet