LIVE UPDATES
Bota

VOA: Kina dhe Rusia forcojnë lidhjet ndërsa Moska vazhdon ofensivën në Ukrainë

Ndërsa të dy udhëheqësit thonë se po kërkojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, ata nuk ofruan detaje në deklaratat e tyre të enjten pasdite. Kina ka ndikim të madh si mbështetësi kryesor i Rusisë, ndërsa Moska po e vazhdon luftën në Ukrainë.

16 Maj 2024, 15:53 Nga r.ll
VOA: Kina dhe Rusia forcojnë lidhjet ndërsa Moska vazhdon
xi jinping dhe vladimir putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin falënderoi udhëheqësin kinez Xi Jinping për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin e Ukrainës gjatë një takimi në Pekin të enjten. Takimi i sotëm ishte një tjetër konfirmim i marrëdhënies miqësore “pa kufij” që ata nënshkruan në vitin 2022, pak para se Rusia të niste sulmin e saj kundër Ukrainës.

Vizita shtetërore dy-ditore e Presidentit rus tek një nga aleatët e tij më të fortë vjen ndërsa forcat e vendit të tij po bëjnë një ofensivë në rajonin e Kharkivit në Ukrainën verilindore.

“Të dyja palët duan të tregojnë se pavarësisht asaj që po ndodh globalisht, pavarësisht trysnisë me të cilën të dyja palët po përballen nga Shtetet e Bashkuara, ato nuk do t'i kthejnë shpinën njëra-tjetrës”, thotë Hoo Tiang Boon, profesor i politikës së jashtme kineze në Universitetin Teknologjik ‘Nanyang’ të Singaporit.

Ndërsa të dy udhëheqësit thonë se po kërkojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, ata nuk ofruan detaje në deklaratat e tyre të enjten pasdite. Kina ka ndikim të madh si mbështetësi kryesor i Rusisë, ndërsa Moska po e vazhdon luftën në Ukrainë.

Pekini thotë se mban qëndrim neutral ndaj këtij konflikti, por i ka mbështetur pretendimet e Moskës se Rusia e nisi sulmin ndaj Ukrainës pasi u provokua nga perëndimi. Kina gjithashtu vazhdon të furnizojë me pajisje industrinë ruse të prodhimit të armëve.

Kina propozoi një plan paqeje në vitin 2023, por ai u refuzua nga Ukraina dhe perëndimi pasi nuk përfshinte largimin e trupave ruse nga pjesët e Ukrainës që janë marrë nën kontroll nga forcat ruse.

“Kina shpreson që Evropa t’i kthehet rrugës së paqes dhe stabilitetit dhe Pekini do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv drejt kësaj”, tha Presidenti Xi, duke folur krahas homologut rus.

Kjo deklaratë i bëri jehonë asaj që Kina tha vitin e kaluar kur ofroi për herë të parë një plan për paqen, duke ofruar parime të përgjithshme për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Presidenti Putin tha se do të informojë udhëheqësin kinez me detaje për “situatën në Ukrainë” dhe shtoi se “ne çmojmë iniciativën e kolegëve dhe miqve tanë kinezë për të përmirësuar situatën”. Ai shtoi se të dy udhëheqësit planifikonin të angazhoheshin në diskutime të mëtejshme rreth politikës së jashtme në një takim jozyrtar që do të mbahet më vonë të enjten.

Ndërsa Rusia filloi një ofensivë të re në Ukrainë javën e kaluar, lufta 2-vjeçare ka hyrë në një fazë kritike, pasi ushtria e Ukrainës ende pret për furnizime të reja me raketa anti-ajrore dhe predha artilerie nga Shtetet e Bashkuara.

Para mbajtjes së fjalimeve, të dy udhëheqësit nënshkruan një deklaratë për thellimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes tyre.

Rusia është bërë gjithnjë e më shumë e varur ekonomikisht nga Kina pasi sanksionet perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë ia ndërprenë Moskës qasjen në pjesën më të madhe të sistemit tregtar ndërkombëtar. Rritja e tregtisë së Kinës me Rusinë, që vitin e kaluar arriti shifrën e 240 miliardë dollarëve, e ka ndihmuar Moskën të zbusë disa nga pasojat e sanksioneve.

Moska e ka devijuar pjesën më të madhe të eksporteve të saj të energjisë drejt Kinës dhe është mbështetur te kompanitë kineze për importimin e pajisjeve për industrinë ushtarake për të shmangur sanksionet perëndimore.

“Unë dhe presidenti Putin jemi dakord, ne duhet të kërkojmë aktivisht për pika me interes të përbashkët për të dy vendet, për të zhvilluar avantazhet e secilit dhe forcuar bashkëpunimin për përmbushjen e interesave të përbashkëta”, tha Presidenti Xi.

Në takim presidenti kinez përgëzoi homologun Putin për zgjedhjen e tij në një mandat të pestë në detyrë dhe festoi 75 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe Republikës Popullore të Kinës, e cila u krijua pas luftës civile në vitin 1949. Presidenti Putin nuk pati kundërshtarë të besueshëm në garën presidenciale dhe, ashtu si Presidenti Xi, nuk ka paraqitur ndonjë plan për ndonjë pasardhës të mundshëm.

Në prag të vizitës, Presidenti Putin tha në një intervistë për mediat kineze se Kremlini është i përgatitur për të negociuar për konfliktin në Ukrainë. “Ne jemi të hapur për një dialog mbi Ukrainën, por negociata të tilla duhet të marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve të përfshira në konflikt, duke përfshirë edhe tonat”, citohet të ketë thënë Presidenti Putin nga agjencia zyrtare kineze e lajmeve ‘Xinhua’.

Presidenti Putin tha se propozimi kinez i bërë në vitin 2023, të cilin Ukraina dhe Perëndimi e refuzuan, mund të “vendosë bazat për një proces politik dhe diplomatik që do të merrte parasysh shqetësimet e sigurisë së Rusisë dhe do të kontribuonte në arritjen e një paqeje afatgjatë dhe të qëndrueshme”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se çdo negociatë duhet të përfshijë rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqjen e trupave ruse, lirimin e të gjithë të burgosurve, një gjykatë për ata që janë përgjegjës për agresionin dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Presidenti Putin ka fajësuar Perëndimin për dështimin e negociatave në javët e para të luftës dhe vlerësoi planin e paqes të Kinës.

Marrëdhëniet ushtarake Rusi-Kinë janë forcuar gjithashtu gjatë luftës në Ukrainë. Ata kanë mbajtur një sërë manovrash të përbashkëta luftarake në vitet e fundit, duke përfshirë stërvitje detare dhe kanë kryer së bashku patrullime me aeroplanë bombardues me rreze të gjatë mbi Detin e Japonisë dhe Detin e Kinës Lindore. Forcat tokësore ruse dhe kineze janë dërguar gjithashtu në territorin e vendit tjetër për stërvitje të përbashkëta.

Kina mbetet një treg i madh për ushtrinë ruse, ndërsa gjithashtu zgjeron industritë e saj mbrojtëse të brendshme, duke përfshirë ndërtimin e aeroplanmbajtësve dhe nëndetëseve bërthamore.

Presidenti Putin ka thënë më parë se Rusia ka ndarë teknologji shumë të ndjeshme ushtarake me Kinën që ndihmuan në forcimin e aftësive mbrojtëse të Kinës. Në muajin tetor të vitit 2019, ai tha se Rusia po ndihmonte Kinën të zhvillonte një sistem paralajmërimi të hershëm për të kapur raketat balistike, një sistem që përfshin radarët me bazë në tokë dhe satelitë që i kanë vetëm Rusia dhe Shtetet e Bashkuara./VOA

kine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet