Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Shkolla ndodhet në mes të dy zonave të rëndësishme bujqësore, asaj të Zadrimës dhe Nënshkodrës, çka, sipas drejtorit Zyhdi Kapedani, është një mundësi e mirë për teknikët e ardhshëm të bujqësisë.

TIRANË- Shkolla profesionale bujqësore “Ndre Mjeda”, në Bushat të bashkisë “Vau Dejës”, është krijuar disa vite më parë si bashkim i dy shkollave të njohura profesionale të Shkodrës, shkollës veterinare dhe asaj mekanike-bujqësore.
Shkolla ndodhet në mes të dy zonave të rëndësishme bujqësore, asaj të Zadrimës dhe Nënshkodrës, çka, sipas drejtorit Zyhdi Kapedani, është një mundësi e mirë për teknikët e ardhshëm të bujqësisë.
“Është e vetmja shkollë bujqësore në rajonin e veriut ku studiohet në katër vite në drejtimet e bujqësisë, teknologjisë ushqimore dhe veterinarisë. Kjo shkollë është ndërtu në vitin 2012 me bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me Bashkimin Europian dhe këtu vijnë dhe studiojnë nxënës nga pjesa veriore e Shqipërisë”, thotë ai.
Megjithë kushtet bashkëkohore, thotë drejtori Ruzhdi Kapedani, shkolla ka nevojë që të mbështetet më shumë me laboratorë dhe me një bazë më të gjërë të praktikave mësimore.
Sektori i bujqësisë po përballet vitet e fundit me mungesën e fuqisë punëtorë për shkak të nivelit të lartë të emigrimit të të rinjve.
Kjo, sipas drejtor Kapedanit, ka ndikuar edhe në numrin e ulët të nxënësve në shkollat profesionale bujqësore, ku kapacitetet janë më shumë se dyfishi i nxënësve që ndjekin këto shkolla.
“Kjo shkollë ka rreth 120 nxënës. Kemi pasur edhe më shumë, por këtë vit këtë numër kemi. Kapacitetet e kësaj shkolle janë shumë të mëdha pasi mund të përballojë deri në 350 nxënës. Këtu pranë kemi edhe konviktin që i shërben shkollës që mund të përballojë deri në 150 nxënës”, thotë ai.
Situata është thuajse e njëjtë në të gjithë shkollat e mesme bujqësore në Shqipëri. Kështu, në shkollën bujqësore të Cërrikut, një nga më të mirat në vend, sivjet u regjistruan 123 nxënës, ndërkohë që kapaciteti i shkollës është për 350 nxënës.
Profesori i Universitetit Bujqësor në Tiranë, Zef Gjeta, thotë se edhe 30 vite pas ndryshimit të sistemit, peshën më të madhe në sektorin e bujqësisë vazhdojnë ta mbajnë specialistët e vjetër, kjo për shkak të mungesës së interesit të të rinjve për të punuar në bujqësi.
“E kemi humbur davanë me specialistët e mesëm, sidomos në bujqësi. Ne kemi aktualisht 9 shkolla bujqësore me 700 nxënës në total. Pra, më pak se 100 nxënës në katër vite. Kështu që numri është shumë i kufizuar gjë që nuk premton. Natyrisht, iniciativa e qeverisë për të mbështetë shkollat profesionale, përfshi edhe këto bujqësore, ndihmon në këtë drejtim, por duhet një zgjim i ndërgjegjes kombëtare për t’i dalur zot bujqësisë”.
Profesor Gjeta thotë se gjatë 30 viteve bujqësia ka marrë më pak se 1% të buxhetit të shtetit, ndërkohë që ka kontribuar nga 20 deri në 56 përqind në të ardhurat kombëtare. Kjo shpjegon edhe mungesën e përfshirjes së të rinjve në sektorin e bujqësisë gjë që, sipas tij, ka krijuar një hendek, i cili po bëhet gjithnjë e më i dukshëm me daljen në pension të specialitëve të vjetër.
Marrë nga VOA
Abaz Abazi TIRANË- Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë një shqetësim në redaksinë ton&eum...
Pamje nga vendngjarja FIER- Detaje të tjera kjanë zbuluar nga plagosja, mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit. 26-vje&cce...
Pamje nga vendngjarja FIER- Pamje nga plagosja në Fier janë bërë publike. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, plagosja...
Policia FIER- Policia ka reaguar për plagosjen gjatë mbrëmjes së sotme në Fier. Mësohet se një 26-vjeçar ka ...
FIER- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja mbrëmjen e sotme në Fier. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nj&eu...
Policia FIER- Autori i plagosjes në Fier është shoqëruar nga policia. Mësohet se plagosja ndodhi gjatë mbrëmjes s&e...
FIER- Dosja.al mëson se në Fier ka mbetur një person i plagosur. Dyshohet se nga të shtënat mbrëmjen e sotme në qend&e...
Policia FIER- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qend&e...
Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj ITALI- Një detaj është zbuluar nga mediat italiane ditën e sotme për vrasjen e 27-vjeç...
TIRANË- U shpërndanë dje çmimet e shorteut të fundvitit “Fito me Vodafone”, me të cilat u vlerësuan, si &cced...