LIVE UPDATES
Bota

VOA: 20 vitet e sundimit të Erdoganit në Turqi, e nisi si kryebashkiak i Stambollit, pas burgut krijoi partinë e tij

69-vjeçari, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2003-2014 dhe më pas si president, filloi si një reformist që zgjeroi të drejtat dhe liritë, duke bërë të mundur që vendi i tij me shumicë myslimane të fillonte negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

14 Mars 2023, 20:31 Nga k.m.
VOA: 20 vitet e sundimit të Erdoganit në Turqi, e nisi si kryebashkiak
Recep Tajip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandidon për një mandat të tretë radhazi në zgjedhjet e majit, shënon të martën 20 vjet në pushtet. 69-vjeçari, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2003-2014 dhe më pas si president, filloi si një reformist që zgjeroi të drejtat dhe liritë, duke bërë të mundur që vendi i tij me shumicë myslimane të fillonte negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Por më pas ai ndryshoi kurs, duke shtypur kundërshtarët, duke ndrydhur median dhe duke miratuar masa që gërryen demokracinë. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 majit, mund të jenë më sfidueset për Erdogan. Ato do të mbahen mes trazirave ekonomike dhe inflacionit të lartë, vetëm tre muaj pas një tërmeti shkatërrues që shkaktoi vdekjen e dhjetëra – mijëra personave.

U hedhim një vështrim disa prej momenteve kryesore të karrierës politike të Presidentit Erdogan:

27 Mars 1994: Erdogan zgjidhet kryetar bashkie i Stambollit, si kandidat i Partisë pro-islamike të Mirëqenies.

12 Dhjetor 1997: Erdogan dënohet për "nxitje të urrejtjes" për leximin e një poezie që sipas gjykatës bie ndesh me parimet laike të Turqisë dhe dënohet me katër muaj burg.

14 Gusht 2001: Erdogan, i cili bashkë me anëtarë të tjerë të krahut të saj reformist, u shkëput nga Partia e Mirëqenies, formon Partinë Konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim, ose AKP.

3 Nëntor 2002: Një vit pas themelimit, AKP fiton shumicën parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme. Megjithatë Erdogan i ndalohet të kandidojë për shkak të dënimit ndaj tij.

9 Mars 2003: Erdogan zgjidhet në parlament në votime të pjesshme, pasi i hiqet masa e ndalimit për t’u përfshurë në politikë.

14 Mars 2003: Erdogan zëvendëson kolegun e tij të AKP-së, Abdullah Gul si kryeministër.

3 Tetor 2005: Turqia fillon bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi qeveria e Erdogan prezanton një sërë reformash.

22 Korrik 2007: Erdogan fiton 46.6% të votave në zgjedhjet e përgjithshme.

31 Mars 2008: Gjykata Kushtetuese pranon një aktakuzë që kërkon ndalimin e AKP-së për dyshime për veprime që bien ndesh me shtetin laik. Gjykata përfundimisht vendos të mos ta ndalojë partinë, por të shkurtojë fondet shtetërore për partitë politike.

20 Tetor 2008: Fillon gjyqi i parë në një seri procesesh kundër oficerëve të ushtrisë, ligjvënësve dhe figurave publike. Të dyshuarit akuzohen për komplot për të përmbysur qeverinë, dhe gjyqet rezultojnë të jenë të sajuara, të bazuara në prova të rreme me synimin për të eliminuar kundërshtarët e Erdogan. Më pas për gjyqet iu hodh përgjegjësia rrjetit të klerikut me bazë në SHBA, Fethullah Gulen.

12 Shtator 2010: Erdogan fiton një referendum mbi ndryshimet kushtetuese që lejojnë qeverinë të emërojë gjyqtarë të lartë, të dobësojë kompetencat e ushtrisë dhe garantojnë që presidentët të zgjidhen nga një votë kombëtare dhe jo nga parlamenti.

12 Qershor 2011: Erdogan fiton zgjedhjet e përgjithshme me 49.8% të votave.

28 Maj 2013: Shpërthejnë protesta antiqeveritare mbarëkombëtare mbi planet për të prerë pemët në parkun qendror Gezi të Stambollit. Protestat më të mëdha ndonjëherë në Turqi rezultojnë në tetë të vdekur, ndërsa qeveria akuzohet për përdorimin e forcës së tepruar kundër protestuesve.

10 Gusht 2014: Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale të zhvilluara për herë të parë me votim nga populli. Edhe pse roli i presidentit është më shumë ceremonial, ai akuzohet për tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në drejtimin e vendit.

7 Qershor 2015: Partia për Zhvillim dhe Drejtësi, e udhëhequr nga Ahmet Davutoglu, pasi Erdogan mori detyrën e presidentit, humbet shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe detyrohet të kërkojë koalicion.

1 Nëntor 2015: Partia për Drejtësi dhe Zhvillim arrin të rimarrë shumicën parlamentare në zgjedhjet e përsëritura pas muajsh të tërë pasigurie, përfshirë sulme vetëvrasëse nga grupi i Shtetit Islamik dhe rindezjen e konfliktit me militantët kurdë.

15 Korrik 2016: Qeveria e Erdogan i mbijeton një grushti shteti për të cilin mbahen përgjegjës mbështetësit e klerikut me banim në SHBA, Fethullah Gulen, një ish-aleat i Erdogan. Grushti i dështuar i shtetit shkaktoi 290 viktima. Qeveria fillon të godasë në shkallë të gjerë lëvizjen e Gulen, arreston dhjetëra mijëra mbështetës dhe largon nga puna 130,000 të tjerë. Shumë media dhe organizata joqeveritare mbyllen dhe goditja më pas shtrihet tek kritikët, përfshirë ligjvënësit kurdë dhe gazetarët. Përballë dobësimit të demokracisë, bisedimet për anëtarësim të Turqisë në BE, që kanë shënuar pak përparim, pezullohen.

16 Prill 2017: Përmes një referendumi me rezultat të ngushtë, votuesit miratojnë ndryshimin e sistemit politik të vendit nga demokraci parlamentare në sistem presidencial, duke dobësuar postin e kryeministrit dhe duke e përqëndruar shumicën e pushtetit në duart e presidentit. Kritikët e quajnë sistemin si “pushteti i një njeriu të vetëm”.

24 Qershor 2018: Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale me 52.59% të votave duke u bërë presidenti i parë i Turqisë me fuqi ekzekutive, ndërsa falë aleancës me një parti nacionaliste, partia e tij arrin shumicën në parlament.

22 Qershor 2019: Partia e Erdogan humbet thellë në zgjedhjet për bashkinë e Stambollit. Zgjedhjet u përsëritën pas kontestimeve mbi procesin e zhvilluar në muajin mars, në të cilat fitoi me një rezultat të ngushtë kandidati i partisë kryesore opozitare. Kjo ishte hera e parë që prej vitit 1994 kur fitoi kandidati i Erdogan, që partia e tij humbet drejtimin e qytetit më të rëndësishëm të Turqisë.

6 Shkurt 2023: Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë dhe Sirinë dhe shkakton më shumë se 48,000 viktima në Turqi. Qeveria e Erdogan kritikohet për reagimin e dobët pas tërmetit dhe për dështim të politikave në marrjen e masave për përballimin e një tërmeti në shkallë të gjerë./VOA

recep tajip erdogan turqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet