Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një vizitë e mundshme e Nancy Pelosit në Tajvan ndez tensionet me Kinën, e cila ka kërcënuar përsëri Shtetet e Bashkuara me pasoja.
TAJVAN- Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarake nga Republika Popullore e Kinës ushtria e Tajvanit ka rritur gatishmërinë e saj luftarake. Siç raportoi agjencia e lajmeve CNA urdhri për gjendjen e gatishmërisë vlen deri të enjten në mesditë. Sidoqoftë sistemi i alarmit, i cili ka dy faza, nuk është ende në nivelin "urgjent", por ende në "gatishmërinë normale operacionale", njoftoi Taipeu zyrtar.
Ministria e Jashtme në Pekin kërcënon sërish
Udhëheqja kineze i kërcënuar përsëri Shtetet e Bashkuara me pasoja nëse politikania e lartë Nancy Pelosi viziton Tajvanin. "Pala amerikane do të marrë përgjegjësinë dhe do të paguajë çmimin për minimin e interesave të sigurisë sovrane të Kinës”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying.
Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në Taipe do të ishte vizita më e lartë nga SHBA-ja prej dekadash. Pelosi është përfaqësuesja e tretë më e lartë e Shteteve të Bashkuara, pas presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendësit të tij, Kamala Harris.
Edhe Rusia akuzon SHBA-në
Në lidhje me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, reagoi qartësisht edhe qeveria ruse. Kremlini akuzoi SHBA-në për destabilizim mbarëbotëror. "Uashingtoni po destabilizon botën. Dhe në dekadat e fundit nuk është zgjidhur asnjë konflikt i vetëm, por janë provokuar shumë syresh," shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës Maria Zakharova në shërbimin online Telegram.
Pelosi fluturoi këtë të martë nga Singapori në Malajzi. Sikurse njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Bernama avioni i saj u ul në bazën e Forcave Ajrore Subang pranë kryeqytetit Kuala Lumpur. 82-vjeçarja do të takohet me kryeministrin Ismail Sabri Yakoob.
Japonia dhe Koreja e Jugut janë stacionet e tjera të parashikuara për udhëtimin e Nancy Pelosit në Azi. Tajvani nuk përmendet në programin e saj zyrtar, megjithatë demokratja amerikane ka kohë që planifikon të vizitojë Tajvanin për të shprehur mbështetje kundër kërcënimeve nga Kina./DW/
Osmani KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë ka folur për BBC Newsnight rreth situatës së tensionuar në veri të v...
Hill dhe Kamberi SERBI- Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me ambasadorin amerikan n...
foto ilustruese GJERMANI- Koha kalon, por korona vazhdon të shoqërojë dukshëm jetën e njerëzve. Ndërkohë, vaksina e...
UKRAINË- Familjeve të fundit të mbetura në rajonin e Donetsk u është thënë të evakuohen pasi Rusia po përpar...
Trump IZRAEL- Haim Eshed, një ish-shef izraelit i sigurisë hapësinore ka habitur me deklaratat e tij pasi tha se tokësorët kan&eum...
Ayman al-Zawahiri AFGANISTAN- Talebanët kanë dënuar vrasjen e liderit të Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri nga Shtetet e Bash...
Shabhnam Dawran BRITANI- Kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, jeta për shumë gra në vend ndryshoi brend...
17-vjecarja e vrare ne Greqi GREQI- Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Greqi ku një 17-vjeçare është gjendur g...
Angel Dzhambazki BRUKSEL- Angel Dzhambazki, politikani bullgar që është deputet në Parlamentin Europian, shprehu mbështetjen e tij...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës ...