22 Gusht 2023, 08:43
Nga I.A
Kyriakos Mitsotakis dhe Albin Kurti
GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në darkën joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor në Greqi. Ndërkohë që sot Kurti pritet të takohet kokë më kokë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas axhendës së publikuar nga qeveria greke, Mitsotakis do të takohet me Kurtin në orën 10:45 minuta. Pritet që takimi të zgjasë 45 minuta deri në 1 orë.
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin ukrainas në luftën e tij kundër pushtimit rus. Në darkën joformale në Athinë morën pjesë: presidentët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Të pranishëm ishin edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së nga rajoni – Andrej Pllenkoviq i Kroacisë, Ion-Marcel Ciolacu i Rumanisë dhe Nikolai Denkov i Bullgarisë, si dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentja moldave, Maia Sandu. Nga Shqipëria, nuk kishte asnjë përfaqësi./Dosja.al
kyriakos mitsotakis albin kurti darka e mitsotakis ne greqi
Bota
22 Gusht 2023, 08:19
I.A
Yevgeny Prigozhin
BJELLORUSI- Shefi mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, e ka adresuar publikun përmes një videoje për herë të par&eum...
Bota
22 Gusht 2023, 08:14
I.A
Albin Kurti dhe Volodymyr Zelenskyy
GREQI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar mbrëmjen e djeshme në Greqi me Pr...
Bota
22 Gusht 2023, 08:16
A.B
Lideret
Mosmbajtja e orëve të mësimit për shkak të mungesës së mësuesve në shkolla, bashkitë që nuk ...
Bota
22 Gusht 2023, 08:12
A.B
Kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vende të BE-së në qershor 2003 u takuan në qytezën turistike greke Porto C...
Bota
22 Gusht 2023, 08:12
A.B
Më 18 gusht 1976, një anije kozmike katër metra e gjatë, e quajtur Luna-24, zbarkoi në Mare Crisium, një rrafshinë në ...
Bota
22 Gusht 2023, 07:54
A.B
Milioneri dhe partnerja
ITALI-Fejesa luksoze e një milioneri italian rezultoi të ishte asgjë më shumë se një kurth i për...
Bota
22 Gusht 2023, 07:27
A.B
Thaksin Shinawatra
TAJLANDË- Ish-kryeministri Thaksin Shinawatra është kthyer në Tajlandë pas 15 vitesh në mërgim, disa ...
Bota
22 Gusht 2023, 07:25
A.B
Donald Trump
SHBA- Ish-Presidenti Trump ka njoftuar se do të paraqitet tek autoritetet në Xhorxhia të enjten, për çështjen ...
Bota
21 Gusht 2023, 22:16
m.s
foto ilustruese
Sëmundjet kardiovaskulare, me infarkt miokardi në krye, janë kërcënuese për jetën dhe shë...
Bota
21 Gusht 2023, 22:04
f.i
foto ilustruese
SUEDI- Inteligjenca artificiale mund të përdoret në ekzaminimet e kancerit të gjirit për të përmir&...