LIVE UPDATES
Bota

Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale, Twitter shkoi, Threads erdhi… IA hyri në lojë

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej ndodhive më të mëdha në rrjetet sociale më 2023 – si dhe çfarë të presim vitin e ardhshëm:

27 Dhjetor 2023, 08:12 Nga a.l
Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale, Twitter shkoi, Threads erdhi…
Foto ilustruese

E humbëm Twitter-in dhe e fituam X-in. I provuam Bluesky-in dhe Mastodon-in (epo, disa nga ne e bëmë). U shqetësuam për ‘bot’-ët e inteligjencës artificiale (IA) dhe për shëndetin mendor të të rinjve. Kaluam kohë në biseda private online dhe u sorollatëm pafundësisht nëpër rrjete sociale siç bënim edhe në vitet e kaluara. Për përdoruesit e rrjeteve sociale, viti 2023 ishte një vend i fillimeve dhe i mbarimeve.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej ndodhive më të mëdha në rrjetet sociale më 2023 – si dhe çfarë të presim vitin e ardhshëm:

Lamtumirë Twitter

Para pak më shumë se një viti, Elon Musk u fut në zyrat qendrore të Twitter-it në San Francisko, e shkarkoi shefin ekzekutiv të tij dhe shefat e tjerë të lartë, duke e nisur shndërrimin e platformës së rrjetit social në atë që sot njihet si X.

Musku e zbuloi logon e X-it në korrik. Ai e ndryshoi shpejt emrin e Twitter-it dhe ikonën e kaltër të zogut, online dhe në zyrat qendrore të kompanisë në San Françisko.

“Dhe, së shpejti, ne do t’i themi lamtumirë markës së Twitter-it dhe, dalëngadalë, të gjithë zogjve”, shkroi Musk.
Për shkak të natyrës publike dhe për shkak se tërhiqte figura publike, gazetarë dhe përdorues të tjerë të profilit të lartë, Twitter-i gjithmonë ka pasur ndikim të madh në kulturën popullore – por ky ndikim duket se po shkon drejt shuarjes.

“Kishte shumë telashe edhe para se Musku ta merrte në dorë, ishte një markë e dashur me një rol të qartë në mjedisin e rrjeteve sociale”, tha Jasmine Enberg, analiste rrjeteve sociale në Insider Intelligence.

Prej se u ble nga Musk, X-i është bombarduar me akuza për keqinformim dhe racizëm, ka pësuar humbje të mëdha financiare dhe rënie në përdorim. Musku tha se reklamuesit të cilët u tërhoqën ishin të përfshirë në “shantazh” dhe u kërkoi atyre të “zhdukeshin”.

Duke i mirëpritur përdoruesit të cilët ishin pezulluar nga ish-Twitter për shkak të gjuhës së urrejtjes, apo përhapjes së keqinformimit, në dhjetor, Musku ia ktheu llogarinë teoricienit konspirativ Alex Jones, duke u bazuar në një sondazh joshkencor që e kishte bërë me ndjekësit e vet. Jones e kishte cilësuar vazhdimisht si të rremë sulmin me të shtëna në shkollën Sandy Hook më 2012.
LGBTQ dhe organizata të tjera që përkrahin grupet e margjinalizuara, ndërkohë, kanë alarmuar se X-i po bëhet vend më i pasigurt. Në prill, për shembull, X-i e hoqi në qetësi një rregullore e cila i mbronte transgjinorët. Në qershor, grupi avokues GLAAD e quajti atë si “platformën më të rrezikshme për njerëzit LGBTQ”. GLSEN, një grup edukues i LGBTQ, njoftoi në dhjetor se po largohet nga X-i, duke iu bashkuara edhe grupeve të tjera.

Përshëndetje X, Threads dhe Bluesky

Ndër ambiciet e Muskut për X-in është edhe shndërrimi i kësaj platforme në një “aplikacion për gjithçka” – sikurse WeChat në Kinë, për shembull. Puna është se nuk dihet nëse audiencat në SHBA dhe Perëndim janë të etura për një ide të tillë. Edhe vetë Musku është i paqartë për hollësitë.

Derisa X-i po vuan nga një krizë e identitetit, disa përdorues janë në kërkim të një zëvendësuesi. Mastodon ishte njëri nga kandidatët, bashkë me Bluesky, i cili doli nga Twitter në fakt.

Dhjetëra mijëra njerëz, shumica përdorues të ngopur me Twitter-in, filluan të regjistrohen në aplikacionin Bluesky në pranverë, i cili ende funksionon vetëm me ftesa. Ky aplikacion ka më pak se vetëm 10 punëtorë, thotë drejtoresha e tij ekzekutive, Jay Graber.

Kjo nënkuptoi “përpjekjet për ta bërë çdo gjë të jetë funksionale, për t’i mbajtur njerëzit online, përpjeke për të shtuar veçori të cilat i kishim në udhëzues”, tha ajo, duke shtuar se “puna vetëm sa po rritej për t’u siguruar se sistemet mund ta përballonin fluksin e njerëzve”.

Duke e parë mundësinë për t’i joshur përdoruesit e pakënaqur të Twitter-it, pronarja e Facebook-ut, Meta, e lëshoi rivalin e tij, Threads, në korrik. Kjo platformë u rrit shpejt, pasi dhjetëra miliona njerëz filluan të regjistroheshin në të, megjithëse për të ka qenë goxha sfidë t’i mbajë njerëzit brenda. Pastaj, në dhjetor, shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, njoftoi befasisht se kompania po e testonte ndërveprueshmërinë – idenë e nisur nga Mastodon dhe Bluesky dhe rrjetet e tjera sociale të cilat ua mundësojnë njerëzve të jenë në gjendje t’i përdorin llogaritë e vet në platforma të ndryshme – pak a shumë sikur email adresat, apo numrat telefonikë.
“Po e fillojmë një testim ku postimet nga llogaritë në Threads do të jenë në dispozicion në Mastodon dhe shërbimet e tjera që përdorin protokollin ActivityPub”, shkroi Zuckerberg.

Shqetësimet për shëndetin mendor

Ndikimi i rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve është rritur këtë vit, me kryemjekun amerikan që paralajmëroi në maj se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të treguar se rrjetet sociale janë vend i sigurt për fëmijët dhe adoleshentët.

Ai u bëri thirrje kompanive teknologjike, prindërve dhe kujdestarëve të ndërmarrin veprime të menjëhershme për t’i mbrojtur fëmijët.

“Ne u bëjmë thirrje prindërve ta menaxhojnë një teknologji e cila është duke u zhvilluar me shpejtësi të madhe, e cila thelbësisht e ndryshon mënyrën se si fëmijët e tyre mendojnë për veten, mënyrën se si ata ndërtojnë shoqëritë e tyre dhe mënyrën se si e përjetojnë botën”, tha Vivek Murthy për Associated Press.

Në tetor, dhjetëra shtete amerikane e paditën Meta-n për dëmtimin e të rinjve dhe për ndikimin në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë, duke dizajnuar me vetëdije veçori në Instagram dhe Facebook, të cilat i bëjnë fëmijët të varur nga platformat e tyre.

Gjërat për të cilat duhet të jemi të vëmendshëm më 2024

Miqtë tuaj të inteligjencës artificiale kanë mbërritur – por ‘chatbot’-ët janë vetëm fillimi. Duke qëndruar në oborrin e kompanisë së tij në Menlo Park, Kaliforni, Zuckerbergu tha në vjeshtë se Meta është “e përqendruar në ndërtimin e një të ardhme të lidhjes njerëzore” – dhe tregoi se si në të ardhmen e afërt njerëzit mund të ndërveprojnë me versionet prej hologrami të miqve të tyre apo kolegëve, dhe me ‘bot’-ët e inteligjencës artificiale, të ndërtuar për t’iu asistuar atyre. Kjo kompani shpalosi një ushtri të ‘bot’-ëve të inteligjencës artificiale – me të famshmit si Snoop Dogg dhe Paris Hilton i huazuan fytyrat e tyre për to – që përdoruesit e rrjeteve sociale të ndërveprojnë më ta. Vitin e ardhshëm, inteligjenca artificiale do të “integrohet në praktikisht çdo cep të platformave”, tha Enberg.

“Aplikacionet e rrjeteve sociale do ta përdorin inteligjencën artificiale për ta nxitur përdorimin, fitimin nga të hyrat dhe reklamat, rritjen e abonuesve dhe aktiviteteve komerciale. Inteligjenca artificiale do ta shtojë varësinë e përdoruesve dhe reklamuesve, si dhe marrëdhëniet me mediat sociale, por zbatimi i saj nuk do të jetë i lehtë, sepse do të ketë edhe rritje të rregullave dhe mbikëqyrjes”, shtoi ajo.

Duke qenë se do të ketë zgjedhje të rëndësishme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe vende të tjera, roli i inteligjencës artificiale dhe rrjeteve sociale në keqinformim do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së vazhduesve të rrjeteve sociale./REL

twitter threads

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet