LIVE UPDATES
Bota

Ishulli Ellis, porta e emigrantëve në fillim të shekulli të 20-të

Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara kishin më shumë se 50 milionë emigrantë nga e gjithë bota, më shumë se çdo vend tjetër, sipas një raporti nga organizata “Pew Research”.

26 Dhjetor 2023, 21:30 Nga I.A
Ishulli Ellis, porta e emigrantëve në fillim të shekulli të
Ishulli Ellis

SHBA- Emigrimi drejt Amerikës nuk ishte gjithmonë i vështirë apo në krizë. 100 vjet më parë, emigrantët që mbërrinin në Shtetet e Bashkuara thjesht duhet të regjistronin emrin, të tregonin profesionin dhe të njoftonin portin hyrës. Miliona njerëz u futën në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit Ellis, një qendër emigracioni dhe përpunimi që funksionoi për më shumë se 62 vjet. Qendra ndaloi përpunimin e emigrantëve 70 vjet më parë në muajin nëntor.

Në vitin 2020, Shtetet e Bashkuara kishin më shumë se 50 milionë emigrantë nga e gjithë bota, më shumë se çdo vend tjetër, sipas një raporti nga organizata “Pew Research”.

Migrimi është pjesë e eksperiencës amerikane ndërsa për dekada me radhë ishulli Ellis shërbeu si porta e mirëseardhjes.

“Kontrollohej shëndeti i emigrantëve dhe u bëheshin një seri pyetjesh, rregulla që kanë ndryshuar gjatë viteve”, thotë për Zërin e Amerikës Jerry Willis, zëdhënës i Muzeut Kombëtar të Imigracionit në ishullin Ellis.

Në fillim të shekullit të 20-të, ishulli Ellis ishte qendra më e ngarkuar e inspektimit dhe përpunimit të emigrantëve në Amerikë. Gjatë funksionimit të kësaj qendre nga viti 1892 deri në vitin 1954, më shumë se 12 milionë emigrantë u futën në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit Ellis.

Vetëm gjatë vitit 1907 në këtë qendër u përpunuan një milion emigrantë. Në atë kohë, procesi i pranimit të emigrantëve mund të zgjaste vetëm pak orë. Por rregullat kanë ndryshuar me kalimin e kohës, po ashtu edhe pyetësori, thotë zëdhënësi Willis.

“Gjatë viteve të prurjeve të mëdha, anarkistët që vinin nga Evropa përbënin shqetësim të madh. Një nga pyetjet ishte nëse ishin anarkistë”.

Këto ishin rregullat e saj kohe, thotë Sarah Seidman me Muzeun e Qytetit të Nju Jorkut.

“Deri në vitet 1880 ishte krejt e thjeshtë, nëse arrije në Amerikë mund të aplikoje për shtetësi”

Me kalimin e kohës, procesi u bë shumë më i ndërlikuar, thotë për Zërin e Amerikës zonja Seidman.

“Në vitin 1924 u shtuan kuotat për grupe të ndryshme, por u hoqën në vitin 1965. Ndërkohë u shtuan kërkesat për më shumë dokumenta. Kjo shënon fillimin e epokës moderne të emigracionit, me prurje më të mëdha nga e gjithë bota dhe shtimin e burokracisë dhe kërkesave për emigrantët e ligjshëm”.

Zëdhënësi Willis thotë se në fillim të shekullit vetëm rreth 2% e migrantëve që arrinin nuk i plotësonin kushtet për pranim.

Në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën, rreth 14 për qind e migrantëve që përpiqen të futen në vend u refuzohet hyrja, sipas të dhënave të muajit korrik, raporton kanali televiziv NBC. Ndërsa procesi i pranimit është shumë më i vështirë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë destinacioni kryesor në botë për emigrantët.

Marrë nga VOA

ishulli ellis

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete