"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
SHBA- Mijëra përkrahës të së drejtës për abort protestuan të shtunën në gjithë Shtetet e Bashkuara në mbështetje të së drejtës për abort. Organizatorët thanë se marshimet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës nëse Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e çështjes “Roe kundër Wade” që legalizoi abortin në mbarë vendin.
Organizatat “Planned Parenthood”, “Women’s March” dhe grupe të tjera për të drejtat e abortit organizuan më shumë se 400 marshime të shtunën në shumë qytete, përfshirë Nju Jorkun, Uashingtonin, Los Anxhelesin dhe Çikagon.
"Ne nuk do të ndalemi derisa kjo qeveri të fillojë të punojë për ne, derisa të pushojnë sulmet ndaj trupit tonë, derisa e drejta për abort të kthehet në ligj", tha Rachel Carmona, presidente e “Women’s March” para protestuesve në Uashington.
Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestat e së shtunës, për të cilat organizatorët thanë se do të ishin të parat mes shumë protestave të koordinuara rreth vendimit të mundshëm të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin Roe kundër Wade për abortin.
Në protestat kundër ndryshimit të këtij vendimi mori pjesë edhe ligjvënësja nga Kalifornia, Barbara Lee, e cila rrëfeu para turmës se si në moshë të re pati nevojë të ndërpriste një shtatëzani. Ajo tha se në atë kohë po përjetonte një moment krize.
“Jemi këtu për ta thënë me zë të lartë dhe në mënyrë qartë, mbani larg duart nga trupat tanë”, tha ajo.
Në Nju Jork protestuesit shprehën zemërimin ndaj dështimit në Senat të një përpjekjeje për ta bërë pjesë të kodit të ligjeve federale vendimin Roe kundër Wade.
“Vendimi Roe kundër Wade legalizoi abortin, duke e bërë atë të mundur për të gjitha gratë, pavarësisht gjendjes së tyre financiare. Rrëzimi i këtij vendimi do t’ia hiqte këtë të drejtë gjysmës së popullsisë në Amerikë”, tha protestuesja 87 vjeçare June Duffy, një aktiviste e mbrojtjes së të drejtës për abort.
Demokratët, të cilët aktualisht kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe të dy dhomat e Kongresit, shpresojnë që reagimi ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë do të kontribuojë në fitoren e kandidatëve të partisë së tyre në zgjedhjet e Kongresit në nëntor.
Rrjedhja e dokumentit, ku mendohet se është shprehur opinioni i shumicës për rrëzimin e vendimit Roe kundër Wade, shkaktoi reagime të shumta edhe mbi dëmin që mund t’i shkaktojë kjo institucionit të Gjykatës së Lartë.
Anëtari konservator i Gjykatës, Clarence Thomas tha të premten në një konferencë në Dallas të Teksasit se rrjedhja e informacionit kishte thyer përgjithmonë besimin brenda Gjykatës.
"Kur e humbet besimin, veçanërisht në institucionin ku jam unë, institucioni ndryshohet rrënjësisht," tha ai.
Vendimi përfundimtar i gjykatës, i cili mund t'u japë shteteve fuqinë për të ndaluar abortin, pritet të publikohet në qershor. Rreth gjysma e shteteve amerikane mund të ndalojnë ose të kufizojnë ndjeshëm abortin nëse Gjykata e Lartë shfuqizon vendimin që mbron të drejtën e abortit.
Marrë nga VOA
UKRAINË- Këtu është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të sotme: Partia në pushtet e Suedisë, Social Demokr...
raketat UKRAINË- Ukraina ka shfaqur raketat britanike Brimstone që përdoren në mbrojtjen e vendit kundër forcave pushtuese ru...
Harta SUEDI- Nëse Suedia bashkohet me NATO-n, do të përfaqësojë një kthim në rëndësinë strategjike pë...
Eklipsi ANGLI- Eklipsi i vetëm total hënor i vitit në Mbretërinë e Bashkuar do të ndodhë sonte, duke u dhënë n...
Dmytro Kuleba UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i bëri thirrje Gjermanisë që të marrë drejtimin në...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, shfrytëzon çdo rast për të përsëritur justifikimet e tij të pabaz...
Foto Ilustruese SUEDI- Vendimi i Suedisë për të aplikuar për anëtarësim në NATO do t'i japë fund 200 viteve të...
Shkolla ne Nigeri NIGERI- Një studente në Nigerinë veriore u vra nga një turmë që e gjuajti me gurë, e rrahu dhe i vu zj...
Ukraina UKRAINË- Ushtria ukrainase ka pohuar se njësitë ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme në fuqi punëtore ...
Nancy Faeser dhe Thomas Haldenwang GJERMANI- Raporti i fundit i prezantuar nga ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser dhe presidenti i Mbr...