LIVE UPDATES
Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

Putin ka thënë se kujtimi për ta nuk venitet kurrë. Por, pak orë pas fjalimit të tij, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se pushtimi i Ukrainës është, në fakt, duke e çnderuar të kaluarën e Rusisë dhe ka akuzuar Putinin për fashizëm.

15 Maj 2022, 20:34 Nga DOSJA
A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, shfrytëzon çdo rast për të përsëritur justifikimet e tij të pabaza për pushtimin e të Ukrainës. Ai pretendon rrejshëm se Qeveria demokratike në Kiev udhëhiqet nga neo-nazistët, se pakica rusisht-folëse atje përballet me gjenocid dhe se aleatët perëndimorë të Ukrainës paraqesin kërcënim ekzistencial për Rusinë. Ai, po ashtu, thotë se Ukraina ka planifikuar ta sulmojë Rusinë, gjë të cilën Kievi e mohon kategorikisht.

“Rusia i ka dhënë një goditje parandaluese agresionit. Ka qenë një vendim i detyrueshëm, në kohë dhe i duhur - vendim i një vendi sovran, të fortë dhe të pavarur”, ka thënë Putin më 9 maj.

Në këtë datë, Rusia kujton mposhtjen e Gjermanisë naziste, më 1945. Mbi 27 milionë qytetarë sovjetikë kanë humbur jetën në atë që rusët e quajnë Luftë të Madhe Patriotike. Putin ka thënë se kujtimi për ta nuk venitet kurrë. Por, pak orë pas fjalimit të tij, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se pushtimi i Ukrainës është, në fakt, duke e çnderuar të kaluarën e Rusisë dhe ka akuzuar Putinin për fashizëm.

“Me pushtimin e Ukrainës, Putin dhe rrethi i tij i gjeneralëve pasqyrojnë fashizmin dhe tiraninë e 77 vjetëve më parë, duke përsëritur gabimet e regjimeve totalitare të shekullit të kaluar. Ata po tregojnë të njëjtën mospërfillje për jetën njerëzore, për sovranitetin kombëtar dhe për sistemin ndërkombëtar, të bazuar në rregulla”, ka thënë Wallace.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Putin është më i rrezikshëm se udhëheqësi nazist, Adolf Hitler, apo diktatori sovjetik, Joseph Stalin. Në një shkrim për gazetën britanike The Telegraph, më 10 maj, Morawiecki ka thënë se “Putin nuk është as Hitler, as Stalin”.

“Fatkeqësisht, është më i rrezikshëm. Ai, jo vetëm që ka në dispozicion armë më vdekjeprurëse, por ka në dorë edhe mediat që përhapin propagandën e tij”, ka thënë Morawiecki.

Ish-drejtori i inteligjencës kombëtare të SHBA-së, James Clapper, ka thënë në një intervistë për rrjetin CNN se Putin “është Hitleri i shekullit 21”. “Ai është brutal, i ftohtë dhe nuk ka respekt për njerëzimin”, ka thënë Clapper.

Në mediat sociale, hashtagu #PutinHitler është trend qëkur Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj më 24 shkurt. Ngjashëm edhe karikaturat e Putinit me pamje të Hitlerit.

Hitleri, si udhëheqës i Gjermanisë naziste, ka filluar Luftën e Dytë Botërore në Evropë, duke pushtuar fillimisht Poloninë, në shtator të vitit 1939. Paraprakisht, forcat e tij kanë aneksuar Austrinë dhe Çekosllovakinë e atëhershme.

Putin, para pushtimit të Ukrainës, ka ndërhyrë ushtarakisht në Gjeorgji në vitin 2008 dhe, gjashtë vjet më vonë, ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë. Historianët dhe shkencëtarët politikë janë të ndarë në mendime - nëse Putin është apo jo një Hitler i ditëve të sotme.

Sipas historianit amerikan, Alexander Motyl, një krahasim i tillë nuk mund të mohohet. Ajo që bota sheh sot, kujton, sipas tij, të bëmat e ushtrisë naziste.

“Perëndimi, derisa merret me Putinin, duhet ta kuptojë se ka të bëjë me një Hitler tjetër. Ka të bëjë me një Gjermani tjetër naziste. Ky është një realitet i trishtë. Është po ashtu e trishtë që ne e kemi lejuar Putinin të bëhet kështu. Sepse, me dekada të tëra, Evropa Perëndimore dhe Amerika nuk e kanë vlerësuar plotësisht rrezikun dhe të keqën që ka paraqitur Putin”, thotë Motyl për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Motyl, ligjërues në Universitetin Rutgers në Nju Xhërsi, thotë se edhe Putini, edhe Hitleri kanë përdorur propagandën për të fituar mbështetjen e popullatës së tyre, të dy kanë pretenduar se njerëzit e tyre janë racë e veçantë, me traditë të shquar, dhe të dy kanë këmbëngulur se vendet e tyre janë të rrethuara me armiq.

Motyl tregon se cila, sipas tij, është paralelja më e rrezikshme midis dy figurave:

“Vetë ekzistenca e hebrenjve ka qenë kërcënim sipas Hitlerit. Vetë ekzistenca e ukrainasve është kërcënim sipas Putinit. Këtu, natyrisht se nuk bëhet fjalë vetëm për Hitlerin dhe Putinin, sepse ka pasur shumë gjermanë, ashtu siç ka shumë rusë, që pajtohen me këto pikëpamje. Dhe, ashtu siç ka vendosur Hitleri, që hebrenjtë duhet të shfarosen, ashtu ka vendosur edhe Putini që ukrainasit duhet të shfarosen. [Putini] preferon të thotë denazifikim i Ukrainës, por në thelb bëhet fjalë për program të shfarosjes”, thotë Motyl.

Hitleri ka qenë orkestrues i Holokaustit. Mbi 6 milionë hebrenj janë vrarë nga Gjermania naziste dhe bashkëpunëtorët e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pikërisht për shkak të këtij gjenocidi, Peter DeSimone, profesor i historisë në Universitetin Utica në Nju Jork, thotë se nuk do ta quante Putinin Hitler.

“Putini të quhet Hitler - mendoj se nuk është e drejtë për tragjeditë që ka kryer Hitleri dhe për shumë e shumë viktimat e tij. Putini, mendoj ushtarët e tij, gjeneralët e tij patjetër që janë duke kryer mizori. Nuk ka dyshim për këtë, por Hitleri ka qenë një nivel krejt tjetër”, thotë DeSimone për Exposenë.

Sipas tij, dy figurat mund krahasohen në strategji dhe terminologji. Putin, në disa raste, ka thënë se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë “katastrofike” dhe “e padrejtë. Ai po ashtu ka thënë se Rusia “është dashur të nisë operacionin” në Ukrainë, përpara se ta sulmonin të tjerët. Sipas DeSimones, këto deklarata janë dëgjuar edhe më parë.

Kjo është një praktikë që fashistët e kanë përdorur në të kaluarën, duke thënë se historia jonë nuk është respektuar kurrë dhe përse duhet të presim që pala tjetër të na respektojë tani. Ne duhet të veprojmë. Ka qenë ideja e Hitlerit që unë duhet të sulmoj i pari, përpara se të sulmohemi”, thotë DeSimone.

Një tjetër gjë që ka tërhequr krahasime me simbolin e svastikës, të veshur nga ushtarët nazistë në Luftën e Dytë Botërore, është shkronja “Z”. “Z” është bërë simbol i luftës ruse në Ukrainë. Fillimisht është parë i vizatuar në tanke dhe në automjete ushtarake, ndërsa më vonë është adoptuar nga të gjithë ata që mbështesin luftën.

Kuptimi i saktë nuk dihet, por disa vende në Evropë kanë ndaluar përdorimin e këtij simboli, ashtu si edhe të simbolit V dhe të fjongos së Shën Georgievit, që njësoj janë bërë shenja të agresionit rus në Ukrainë.

Motyl dhe DeSimone thonë se Rusia, aktualisht, paraqet rrezik për paqen në botë, njëjtë sikurse Gjermania e viteve 1940. Sipas tyre, komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, derisa forcat e saj të arrijnë të dëbojnë ushtrinë ruse jashtë kufijve. Profesori Motyl thotë se interes i Rusisë nuk është vetëm Ukraina.

“Ai [Putin] është i vendosur për shkatërrimin e Ukrainës, por është i vendosur edhe për rindërtimin e Perandorisë Ruse. Kjo nënkupton [pushtimin] e Moldavisë, të shteteve të Baltikut, Polonisë, Kazakistanit, Armenisë dhe ndoshta Azerbajxhanit”, thotë Motyl.

Se si do të përfundojë apo vazhdojë lufta në Ukrainë, askush nuk mund ta thotë me siguri. Pushtimet e Hitlerit kanë marrë fund kur Bashkimi Sovjetik ka shkatërruar ushtrinë naziste, më 1945. Hitleri ka bërë vetëvrasje kur trupat ruse i janë afruar bunkerit të tij në Berlin.

Një dallim i qartë midis dy figurave është se Rusia e Putinit, ndryshe nga Gjermania e Hitlerit, është fuqi bërthamore. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm, Rusia ka stokun më të madh të armëve bërthamore në botë: me mbi 6,000 armë.

Në fillim të luftës, Putin ka paralajmëruar se nëse dikush përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë, do të përballet me pasoja të papara ndonjëherë në histori. Shumë njerëz kanë thënë se lideri rus i është referuar luftës bërthamore. Zyrtarët perëndimorë, në disa raste, kanë përsëritur se një luftë e tillë nuk do të kishte fitues. Ata po ashtu e kanë bërë të qartë se nuk do të ndërhyjnë direkt midis Rusisë dhe Ukrainës.

Profesori Motyl thotë se mund të imagjinojë lehtësisht një puç kundër Putinit, të iniciuar nga gjeneralët apo policia e tij sekrete.

“Historia sovjetike ka qenë plot me grushtshtete dhe puçe. Një përpjekje e dështuar ka ndodhur në vitin 1991. [Leonid] Brezhnevi dhe kolegët e tij kanë larguar [Nikita] Khrushchevin nga detyra. Puçi bolshevik ka ndodhur më 1917. Puçi Kornilov ka ndodhur po ashtu më 1917. Andaj, nuk ka arsye për të besuar se kjo nuk mund të ndodhë edhe në rrethanat aktuale”, thotë Motyl.

Megjithatë, zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë thënë se presidenti rus duket se po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë. Deri më tash, atje janë vrarë mijëra njerëz, ndërsa miliona janë larguar nga shtëpitë.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero