Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson se rifillimi i operacioneve vjen pas “heqjes së të gjitha kufizimeve” nga Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit.
JERUSALEM- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka njoftuar se do të rihapet të mërkurën, duke hequr urdhrat e mëparshëm për strehim në vend për punonjësit e saj, pas vendosjes së një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit. Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson se rifillimi i operacioneve vjen pas “heqjes së të gjitha kufizimeve” nga Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit.
"Për shkak të armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit, Komanda e Frontit të Brendshëm ka hequr të gjitha kufizimet dhe Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur si zakonisht të mërkurën, më 25 qershor. Urdhri për strehim në vend për punonjësit e qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre është hequr", thuhet në deklaratë.
Më herët, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, misioni diplomatik kishte lëshuar disa alarme sigurie dhe udhëzime që punonjësit dhe anëtarët e familjeve të tyre të qëndronin të strehuar në vend. Megjithatë, përkundër lehtësimit të situatës, ambasada mbetet e kujdesshme dhe ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi.
Sipas deklaratës, punonjësve të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre u ndalohet udhëtimi jashtë zonave të mëdha të Tel Avivit (duke përfshirë Herzliya, Netanya dhe Even Yehuda), Jerusalemit dhe Be’er Sheva deri në një njoftim të dytë.
Armëpushimi Izrael-Iran
Më 13 qershor, Izraeli goditi objektet kryesore bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke eliminuar një pjesë të udhëheqjes ushtarake të Iranit. Deri më 18 qershor, SHBA-të kishin mbyllur përkohësisht ambasadën e tyre në Jerusalem dhe konsullatën në Tel Aviv. Tensionet u përshkallëzuan përsëri më 22 qershor, kur SHBA-të nisën sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Ndërsa Pentagoni deklaroi se këto sulme kishin shkatërruar në mënyrë efektive programin bërthamor të Iranit, inteligjenca amerikane mban një qëndrim më të kujdesshëm. Në orët e para të 25 qershorit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se Izraeli dhe Irani kishin arritur një marrëveshje të plotë armëpushimi.
foto ilustruese SHBA- Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur dje nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump u shkel për disa ...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Autoritetet iraniane kanë arrestuar 700 persona të akuzuar si “mercenarë të Izraelit” ...
Foto INDONEZI- Një turiste braziliane vdiq tragjikisht pasi u rrëzua ndërsa po bënte ecje pranë kraterit të një vul...
pedro sanchez HAGË- Kanadaja dikur ishte problemi më i madh i NATO-s për shkak të shpenzimeve të saj të pamjaftueshme p&...
anija BRITANI- Një anije luftarake ruse u maskua duke përdorur një sinjal identifikimi të rremë ndërsa udh&eu...
Foto IRAN- I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin ...
foto ilustruese SHBA- Sulmet ushtarake amerikane ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar nuk shkatërr...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli arriti një fitore historike që do të qëndrojë p...
Fluturimi i një avioni mallrash nga Beogradi drejt Bereshevës BEOGRAD- Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lin...
masoud pezeshkian IRAN- Presidenti iranian Masoud Pezeshkian njoftoi fundin e luftës 12-ditore të imponuar nga Izraeli në një mesa...