LIVE UPDATES
Bota

Varhelyi: Mali i Zi, vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim

Gjatë takimit me Komisionerin evropian, Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë në BE që, siç tha ai, "është një synim i politikës së jashtme dhe pritshmëria e Mali të Zi, si udhëheqës në procesin e negociatave, të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028”.

27 Shkurt 2024, 20:04 Nga r.ll
Varhelyi: Mali i Zi, vendi kandidat më i avancuar në negociatat
pamje nga takimi ne malin e zi

MAL I ZI- Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha të martën në Podgoricë se Mali i Zi duhet të përfitojë nga mundësia e madhe dhe momenti i favorshëm për të përshpejtuar rrugën evropiane, në mënyrë që të ringjallet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me anëtarësim. Zoti Varhelyi bëri të ditur në Mal të Zi se ka ardhur me një mesazh të qartë.

"Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim. Të gjithë jemi të gatshëm të mbyllim standardet e përkohshme, synimi ynë është ta çojmë Malin e Zi në nivelin tjetër", vlerësoi zoti Varhelyi.

Gjatë takimit me Komisionerin evropian, Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë në BE që, siç tha ai, "është një synim i politikës së jashtme dhe pritshmëria e Mali të Zi, si udhëheqës në procesin e negociatave, të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2028”.

Edhe kryeministri malazez, Milojko Spajiç falënderoi zotin Varhelyi për mbështetjen e tij ndaj Malit të Zi. Ai shkroi në rrjetin X se "me një inkurajim të tillë do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në rrugën tonë drejt BE-së”.

Për të mbyllur kapitujt e mbetur të negociatave, Mali i Zi duhet të bëjë përparim në kapitujt 23 dhe 24, të cilët kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.

Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nga dhejtori i vitit 2021 Mali i Zi nuk ka pasur një konferencë ndërqeveritare, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit./VOA

oliver varhelyi mal i zi

Sondazh

Poll

"Po e ktheni Berishën në të burgosur politik", Dumani i përgjigjet Shehut:Nuk kam lidhje me poltikën

"Po e ktheni Berishën në të burgosur politik", Dumani i përgjigjet Shehut:Nuk kam lidhje me poltikën

Noka e Bardhi përplaset me Felajn në Kuvend,afrohet te foltorja, kryesuesja e seancës: Uluni në vend

"Kush po hetohet për aferën e inceneratorëve?", Dumani i përgjigjet Nokës: Është çështje në hetim!

Sa zyrtarë të lartë kanë përdorur Sky Ecc? Si ju përgjigj Dumani pyetjes së deputetit demokrat

Pse po mbahen dy standarte për Berishën dhe Ahmetajn? Dumani i përgjigjet deputetit të PD

Skandali i mikrokredive, Dumani i përgjigjet pyetjes së Bardhit: Nuk ka pushim të çështjes

"Rama iu ka kërkuar të mbyllni Dosjen Xibraka"/ Dumani i përgjigjet Bardhit

"Iu ka kërkuar Rama të mbyllni dosjen Xibraka"/ Bardhi pyet Dumanin: Çfarë përgjigje i ke dhënë?

Vrasjet janë më të shpeshta në Durrës e Fushë Krujë/Dumani tregon si pastrohen paratë në vendin tonë

Nga "Xibraka" te kullat në Tiranë, Çela i përgjigjet pyetjeve të Bardhit

Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend: Kriminaliteti më i lartë në Vlorë

Ndryshime për ligjin e armëve/ Tabaku: Kërkoni të ndërhyni dy herë brenda dy muajsh!

"Tallje me raportimin e institucioneve", Sula: E keni kthyer Kuvendin në Republikë Kryeministrore

Bardhi: Kërkojmë debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi, institucionet të hetojnë skandalin

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive opozitare: Bashkohuni me ne për qeveri teknike

Berisha:Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë!Ai tejkaloi edhe parashikimet gjenocidale të Çubrilloviçit

"Gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale", Berisha mban fjalën në protestë

Meta: Rama financohet në Uashington dhe Bruksel nga armiqtë më të egër, për ti ngulur thika Kosovës

Protestuesit te bashkia e Tiranës, hedhin molotov drejt godinës, flakë në dritaret e institucionit

"Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu",Meta:Duhet të mblidhemi gjithë t'i vëmë vizën këtij regjimi

Mbështetësi besnik i Berishës dhe PD, Stresi ndan pamje nga protesta para kryeministrisë

PROTESTA/ Hidhet molotov drejt kryeministrisë, flakë te dera e godinës

Deputetët e PD dhe protestuesit lënë selinë blu, nisen drejt kryeministrisë i bashkohen protestës

"Të bashkuar në betejë"/ Nis protesta e opozitës para kryeministrisë, Meta mbërrin në tubim

Protesta kombëtare e opozitës

Protesta e opozitës, efektivët e policisë "blindojnë" kryeminstrinë

Gati protesta e opozitës, protestuesit mblidhen në selinë e PD

Interpelanca me Koçiun/, Tabaku: Nuk mund të bësh politikë me jetë njerëzish

“Rama të vijë në Kuvend dhe të japë llogari,” Zhupa: Maxhoranca do të ketë fatin e Beqajt

Debate të ashpra në Kuvend/ Nikolla i mbyll fjalë Nokës, deputetët e PD-së mblidhen te foltorja

Tensione në seancë, Bardhi- Braçes: Mbylle gojën, gore! Vrave njerëz dje para derës së SPAK-ut

Bardhi: Për çfarë e ka këshilluar Florian Coldea kryeministrin?

Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin pamje nga arrestimi i Ilir Beqajt

Rama: Menaxherë të huaj do asistojnë QSUT-në, pagat e mjekëve sipas performancës

Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit është e fabrikuar dhe kriminale

Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu:Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!