LIVE UPDATES
Bota

Vala e të nxehtit/ Në Kosovë kufizohet orari i punës, inspektorët dalin në terren

Inspektorati i Punës është duke vazhduar me inspektime në terren, ku po mbikëqyr vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e orarit të punës në sektorin e ndërtimtarisë dhe për gratë shtatzëna, shkak i temperaturave të larta.

15 Korrik 2024, 14:55 Nga N.F

 

Vala e të nxehtit/ Në Kosovë kufizohet orari i punës,
Foto ilustruese

 

KOSOVË- Në Kosovë janë marrë disa vendime për shkak të temperaturave të larta. Një ndër to është edhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë e cila ka kufizuar orarin e punës për disa kategori.

Inspektorati i Punës është duke vazhduar me inspektime në terren, ku po mbikëqyr vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e orarit të punës në sektorin e ndërtimtarisë dhe për gratë shtatzëna, shkak i temperaturave të larta.

Përkundër vendimit të marrë para disa ditësh, disa subjekte nuk kanë respektuar kufizimin e orarit të punës, kësisoj inspektorët kanë ndaluar punën për disa punëtorë të sektorit të ndërtimtarisë dhe po ashtu për gratë shtatzëna. Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, ka treguar se edhe gjatë fundjavës kanë punuar me kujdestari.

“Edhe në vikend kemi punuar me kujdestari, pra kemi bërë inspektimin në terren, pra se sa po respektohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe tash që është e hënë, pra deri më 20 korrik, do të mbikëqyrim vendimin e MSH-së”.

Nikçi bëri të ditur se subjektet që nuk kanë respektuar vendimin do të gjobiten, dhe se inspektorët janë duke përgatitur dënimet.

Gjithashtu, ai theksoi se shkelje më së shumti janë vërejtur në sektorin e ndërtimtarisë.

“Në sektorin e ndërtimtarisë ka pasur më shumë shkelje, pasi edhe identifikimi është më i lehtë, sepse shihet edhe me sy se a po punohet a jo sepse është në hapësira të jashtme. Edhe për gra shtatzëna kemi marrë informata, pra janë identifikuar në bazë të ankesave”.

Deri tani janë ndaluar puna në disa lokacione në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Ndryshe, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 për disa kategori.

Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.

Më poshtë vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.

2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.

6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

Këshilla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta kanë dhënë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

IKSHPK ka kërkuar që qytetarët të shmangin daljet jashtë dhe po ashtu të mos bëjnë aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës./ Monitor

 

kosove inspektore

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës