Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ushtria e SHBA është ankuar për një manovër të rrezikshme nga një avion luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore. Në këtë incident, avioni kinez thuhet se ka arritur tre metra pranë një avioni ushtarak amerikan.
SHBA- Sipas burimeve ushtarake amerikane, gjatë një manovre të rrezikshme nga një avion luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore, për pak ka ndodhur një përplasje me një bombardues amerikan B-52. Sipas raportit, piloti i avionit kinez J-11 erdhi në një mënyrë "të pasigurt dhe joprofesionale" rreth tre metra pranë bombarduesit amerikan, i cili "operonte ligjërisht mbi Detin e Kinës Jugore", .
J-11 kishte fluturuar poshtë dhe përpara aeroplanit. Incidenti ka ndodhur natën dhe me shikueshmëri të dobët, sipas Shteteve të Bashkuara. Ushtria publikoi gjithashtu një video që supozohet se tregon manovrën e avionit luftarak. Sipas SHBA sjellja e avionit ka shkelur standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore.
Kina: SHBA destabilizojnë situatën
Incidenti ndodhi gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi në Uashington. Atje ai u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai është planifikuar gjithashtu të takohet në Shtëpinë e Bardhë të premten me Jake Sullivan, këshilltarin e sigurisë të presidentit amerikan Joe Biden.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze fajësoi SHBA për situatën e paqëndrueshme në Detin e Kinës Jugore. Fakti që një avion ushtarak amerikan mori rrugën e gjatë drejt portave të Kinës për të treguar forcën e tij ishte shkaku i rrezikut të sigurisë në det dhe në ajër, tha Mao Ning. Kina do të vazhdojë të mbrojë integritetin e saj territorial, shtoi ai.
Incidente të përsëritura në zonë
SHBA dhe Kina kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për sjelljen e rrezikshme të forcave të tyre në det dhe në ajër në Indo-Paqësor. Sipas të dhënave të SHBA-së, më shumë se 180 incidente kanë ndodhur që nga vjeshta e vitit 2021.
Të enjten, Ministria e Mbrojtjes Kineze publikoi një video në të cilën anija e marinës amerikane "USS Ralph Johnson" supozohet se i preu rrugën destrojerit kinez "Guilin" me një kthesë të fortë. Kina akuzoi SHBA se duan të provokojnë me manovrën e 19 gushtit.
Marrë nga VOA
Gazetare GAZA- Lufta e Izraelit me Hamasin që nga 7 tetori ka marrë jetën e të paktën 29 profesionistëve t&eum...
Gaza GAZA- Ushtria izraelite ka bërë të ditur, se natën e së shtunës e ka zgjeruar operacionin e saj me njësi tokës...
Lufta JORDANI- Ministri i Jashtëm i Jordanisë Ayman Safadi deklaroi të premten mbrëma se Izraeli sapo ka nisur një sulm tokës...
Sulmi me arme SHBA- Tre adoloshentë u plagosën me armë zjarri në një shkolle të mesme të Baltimores perëndimore n&e...
Lufta GAZË- Hamasi i kërkon ndihmë faktorit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme p&e...
Lufta UKRAINË- Forcat ruse bombarduan qytetin ukrainas Kherson të premten, duke plagosur shumë njerëz dhe duke dëmtuar të pak...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka nisur një bombardim me 100 avionë të angazhuar njëkohësisht për sulme, ndë...
Lufta GAZA- Izraeli intensifikon bombardimet në Rripin e Gazës e pritet që nata e sotme të jetë ndër më të vë...
Pedro Sanchez SPANJË- Bashkimi Europian nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për çështjen e armëpushimit në G...
Wang Yi SHBA- Presidenti Joe Biden ka zhvilluar një takim me kryediplomatin kinez në Shtëpinë e Bardhë përpara një ...