LIVE UPDATES
Bota

"Ulej vetëm, nuk fliste me njeri", autori i atentatit ndaj Trump mbetet një enigmë për autoritetet, çfarë dihet për të?

FBI arriti të analizojë telefonin celular dhe kompjuterin e autorit. Autoritetet tanimë e kanë bastisur makinën dhe shtëpinë e tij dhe kanë intervistuar mbi 100 njerëz megjithatë arsyeja pse ai vendosi të sulmojë ish Presidentin gjatë një tubimi zgjedhor të shtunën mbetet një engimë e pazgjidhur deri më tani.

17 Korrik 2024, 18:13 Nga M.B
"Ulej vetëm, nuk fliste me njeri", autori i atentatit ndaj Trump
Thomas Mathew Crooks

SHBA- Disa ditë pas përpjekjes për vrasjen e ish Presidentit Donald Trump autori i atentatit, Thomas Mathew Crooks mbetet enigmë për autoritetet që po hetojnë çështjen. Ata që e kanë njohur njëzet vjeçarin e përshkruajnë atë si një individ inteligjent që nuk kishte shumë miq. Atij i janë gjetur shumë pak publikime në rrjete sociale dhe autoritetet që po hetojnë rastin nuk kanë arritur të kuptojnë qartë as bindjet e tij politike, duke e vështirësuar që të kuptohet edhe motivi për atentatin.

FBI arriti të analizojë telefonin celular dhe kompjuterin e autorit. Autoritetet tanimë e kanë bastisur makinën dhe shtëpinë e tij dhe kanë intervistuar mbi 100 njerëz megjithatë arsyeja pse ai vendosi të sulmojë ish Presidentin gjatë një tubimi zgjedhor të shtunën mbetet një engimë e pazgjidhur deri më tani.

“Ai ulej vetëm, nuk fliste me njeri, nuk bënte asnjë përpjekje as që të fillonte një bisedë”, tha 17 vjeçari Liam Campbell duke i bërë jehonë asaj që e kanë thënë edhe shokët e klasës të Thomas Mathew Crooks.

“Ai ishte një djalë i çuditshëm, por nuk kishte gjë në lidhje me të që dukej e rrezikshme”, shtoi më tej Laim Campbell.

Deri më tani, nuk është thënë nëse autori i sulmit të ketë lënë ndonjë mesazh me shkrim që do të sqaronte motivin e atentatit. Një zyrtar i zbatimit të ligjit që foli me agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti tha se ajo që e kanë gjetur në telefonin e Crooks-it nuk ka zbuluar ndonjë gjë me rëndësi për hetimin e as nëse autori e organizoi sulmin i vetëm apo me të tjerë.

Bindjet politike të Crooks-it gjithashtu janë të mjegullta. Ai ishte i regjistruar si votues republikan në Pensilvani, por raportet financiare të fushatës gjithashtu tregojnë se ai kishte bërë një pagesë prej 15 dollarësh për një komitet të politikave të majta më 20 janar të vitit 2021, ditën kur zoti Joe Biden bëri betimin si President.
 Thomas Mathew Crooks është përshkruar nga shokët e klasës në shkollën e mesme Bethel Park si i zgjuar, por vetmitar. Ai shpesh mbante kufje dhe preferonte të ulej vetëm gjatë pushimit të drekës duke shikuar telefonin.

“Atë e ngacmonin pothuajse çdo ditë”, thotë shoku i tij i klasës Jason Kohler.

Pasi kishte përfunduar shkollën e mesme në vitin 2022, Crooks filloi studimet në universitetin publik në qarkun Allegheny, duke marrë diplomën për shkenca inxhinierike në muajin maj.

Një studim i kryer në vitin 1997 nga Shërbimi Sekret që analizonte se çfarë i nxiste personat që kishin kryer atentate që nga viti 1949, nuk ka gjetur një motiv kryesor pse një person bën përpjekje t’ia marrë jetën një personi publik. Megjithatë, dy të tretat e autorëve janë përshkruar si persona të vetmuar me një jetë të varfër sociale.

Ashtu si Crooks, edhe shumica e autorëve të tjerë të atentateve nuk kanë patur dosje krimi në të kaluarën e tyre. Shumica e autorëve të sulmeve të tilla janë stërvitur në përdorimin e armëve, por nuk kanë patur stërvitje formale ushtarake, sipas studimit. Crooks më parë kishte bërë përpjekje që të pranohej në një ekip të qitësve të shkollës, por anëtarësimi i tij ishte refuzuar pasi nuk ishte i saktë në shënjestër. Ai megjithatë arriti të bëhej përmes familjes së tij anëtar i Klubit Sportiv të Clairtonit, një fushë qitjesh rreth 17 kilometra në lindje të Bethel Park-ut.

“Ne dimë shumë pak për të”, thotë Presidenti i këtij klubi Bill Sellito.

“Ajo që ndodhi të shtunën ishte e tmerrshme, kjo nuk është arsyeja pse ne ekzistojmë si klub”.

Klubi ka një poligon qitjeje me shënjestra deri në 170 metra larg. Crooks ishte rreth 135 metra larg kur qëlloi ndaj ish Presidentit Trump të shtunën me një pushkë automatike. Një ditë para se të kryente sulmin Thomas Crooks e vizitoi klubin ku ishte anëtar dhe kishte bërë qitje, sipas të dhënave të zbulimit. Ditën kur ka kryer sulmin, ai kishte blerë 50 fishekë për pushkën e tij nga një dyqan lokal dhe më pas udhëtoi vetëm për në qytetin Batlër të Pensilvanisë ku zoti Trump mbante tubimin zgjedhor.

Dëshmitarët dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se Crooks eci pranë tubimit zgjedhor për të paktën gjysëm ore para se të hipte mbi çatinë e një objekti afër vendit ku fliste zoti Trump. Ndërsa ata që merrnin pjesë në tubim filluan të bërtasin për të tërhequr vëmendjen e policisë, Crooks arriti të kryejë sulmin. Një snajpër i shërbimit sekret qëlloi brenda 15 sekondash duke e vrarë Crooks me një goditje në kokë.

Një nga plumbat e goditi ish-Presidentin Trump në vesh dhe ai tha se lëvizja e kokës brenda pak sekondash i shpëtoi jetën nga një goditje e dytë që mund të kishte qenë fatale. Një nga plumbat me të cilat u qëllua zoti Trump i mori jetën zjarrëfikësit 50 vjeçar Corey Comperatore, që kishte shkuar të dëgjonte fjalimin e ish Presidentit. Dy persona të tjerë kanë marrë lëndime serioze.

Pa të dhëna të qarta se çfarë e nxiti Crooks-in të kryente sulmin, shumë përfaqësues nga të dyja kampet politike janë munduar të ofrojnë sqarimet në kushtet e mungesës së një motivi të qartë, duke bërë vlerësime partiake, spekulime të pambështetura në fakte dhe teori konspiracioni. Disa republikanë kanë fajësuar demokratët pasi ata e kanë përshkruar ish Presidentin si kërcënim për demokracinë. Demokratët nga ana tjetër kanë theksuar faktin që Crooks ishte i regjistruar si republikan dhe tek vetë retorika provokative e zotit Trump, përfshirë edhe mbrojtjen e atyre që sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit 2021.

Shtëpia e autorit të atenatit vazhdon të jenë e rrethuar nga shiritat e verdhë të policisë ndërsa oficerët e policisë patrullojnë që të mos lejojnë gazetarët të afrohen. Melanie Maxwell, e cila jeton në të njejtën lagje është përkrahëse e ish Presidentit Trump. Ashtu si të tjerët as ajo nuk e njihte mirë familjen Crooks mirë. Ajo thotë se ishte e tronditur nga sulmi dhe se dështimi i autoriteteve të sigurisë duhet të hetohet.

“Dora e Zotit e mbrojti Presidentin Trump”, tha ajo./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet