LIVE UPDATES
Bota

Kosova përpunon aktakuzën kundër Radoiçiç, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

Në atë kohë do të bëhet një vit që kur grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në këtë fshat në veri, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

17 Korrik 2024, 17:52 Nga M.B
Kosova përpunon aktakuzën kundër Radoiçiç, Serbia i
Milan Radoiçiç

KOSOVA- Para vjeshtës nuk pritet të ngrihet ndonjë aktakuzë për rastin e sulmit në Banjskë, thonë burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Në atë kohë do të bëhet një vit që kur grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në këtë fshat në veri, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi. Hetime, paralelisht, është duke kryer edhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd. Burimet e Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës thonë se “punët rreth rastit janë në fazën finale” dhe se “hetimet në rastin e Radoiçiçi kanë marrë epilogun përfundimtar”.

“Pas përfundimit dhe ekzaminimit të disa raporteve periferike, do të procedohet tutje”, thonë ato.

Hollësi të tjera nuk japin, pos që aktakuza nuk pritet të ngrihet para vjeshtës. Ndërsa Radoiçiç besohet të jetë i lirë në Serbi, në Kosovë janë të ndaluar tre persona në lidhje me rastin. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend, thonë se Prokuroria Speciale është brenda afatit ligjor për kompletimin e aktakuzës, pasi me ndryshimet e fundit ligjore, periudha e paraparë për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës mund të shkojë deri në tre vjet, nga dy vjet e gjysmë sa ishte më herët.Sipas IKD-së, Prokuroria ka para vetes një numër të konsiderueshëm të provave materiale dhe të të dyshuarve për sulmin.

“Fakti që [sulmi] ka ndodhur para rreth nëntë muajsh, nuk nënkupton që, me doemos, Prokuroria të ngutet në veprimet e saj dhe të dorëzojë një aktakuzë më pak cilësore. Periudha kohore prej tre vjetësh, që ka në dispozicion, duhet të shërbejë për të pasur një aktakuzë sa më cilësore dhe mirë të provuar – nëpërmjet provave materiale dhe atyre personale”, thonë në IKD.

Nga ky institut, megjithatë, theksojnë se Prokuroria duhet ta njoftojë më shumë opinionin për rrjedhën e hetimeve - “pa i dëmtuar ato, të tregohet se deri ku kanë mbërritur”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi komente për këtë temë edhe nga ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, por ajo nuk u përgjigj. Në fund të vitit të kaluar, në bazë të një kërkese të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për Radoiçiçin. Se ku saktësisht ndodhet Radoiçiq, nuk është e qartë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha pas sulmit se ai gjendet në “territorin e Serbisë qendrore”.

Autoritetet shtetërore në këtë vend i hodhën poshtë akuzat e bëra nga udhëheqësit e Kosovës se ato qëndrojnë prapa “sulmit terrorist” të 24 shtatorit në Banjskë. Radoiçiç e mori përgjegjësinë për atë sulm më 29 shtator, përmes avokatit të tij. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd e ngarkon atë me disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Në fillim të tetorit, Gjykata e Lartë në Beograd e refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ndalimin e tij dhe e la të lirë, por ia konfiskoi pasaportën dhe ia ndaloi shkuarjen në Kosovë. E kontaktuar më 15 korrik nga Radio Evropa e Lirë, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se “hetimet janë duke vazhduar”.

“Në këto hetime, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë Doganore dhe organet tjera shtetërore të Republikës së Serbisë, ndërsa për të konstatuar gjendjen e plotë faktike - përmes Ministrisë së Drejtësisë - ka kontaktuar edhe EULEX-in [Misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë]”.

“Nga EULEX-i është kërkuar dokumentacion lidhur me ngjarjen kritike të 24 shtatorit 2023, në Banjskë. Dokumentacioni, deri më sot, nuk është dorëzuar”, thuhet në deklaratë.

REL-i pyeti EULEX-in në lidhje me këtë kërkesë të prokurorisë serbe, por nga ky mision kërkuan që pyetjet t’i përcillen Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë. Në një përgjigje me shkrim për REL-in, kjo zyrë konfirmoi se e ka pranuar këtë kërkesë dy javë më parë dhe se ajo u është përcjellë autoriteteve përkatëse të Kosovës.

“Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje [nga autoritetet e Kosovës]”, thuhet në deklaratë, ku po ashtu theksohet se, në tetor të vitit të kaluar, autoriteteve serbe u është përcjellë edhe një kërkesë nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë juridik në rastin e sulmit në Banjskë.

“Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje [nga autoritetet e Serbisë]”, bëjnë me dije nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe shtojnë se autoritetet kosovare, ndërkohë, kanë kërkuar bashkëpunim të ndërsjellë juridik edhe me autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se një kërkesë e tillë i është dërguar Sarajevës zyrtare.

“Kemi marrë një përgjigje [nga Sarajeva], e cila u është përcjellë autoriteteve kompetente në Kosovë në kohën e duhur”, thanë nga BE-ja në Prishtinë, por nuk specifikuan se cila ishte përgjigjja.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha në tetor të vitit 2023 se Radoiçiq akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla qytet në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës në periudhën nga janari deri më 24 shtator të vitit të kaluar. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha së voni se Serbia ka premtuar se Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë.

Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi atë si kriminel që duhet të mbahet përgjegjës. Përndryshe, Radoiçiç është nën sanksionet e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe, për shkak të dyshimeve për krim të organizuar dhe korrupsion. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe të “grupit të tij paramilitar terrorist” tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti më 28 qershor.

Në një intervistë për Euronews Albania më 16 korrik, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet në Prishtinë kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë drejtpërdrejt “i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë”. Në mesin e këtyre provave, ai përmendi informacione nga inteligjenca dhe dëshmi gojore.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, reagoi në platformën X, duke thënë se “e vetmja dëshmi që ekziston, është persekutimi i serbëve nga Kurti dhe Sveçla”. Pa përmendur ndonjë provë që do ta mbështeste këtë pretendim, Petkoviq tha se “për Banjskën thuhen shumë gënjeshtra dhe gënjeshtra më e madhe është se Vuçiç ka dhënë urdhrin”. Në një tjetër zhvillim, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nëse Serbia nuk ndëshkohet, ajo do ta përsërisë sulmin në Banjskë./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës