LIVE UPDATES
Bota

Ukraina thotë se nuk ka presion për negociata me Rusinë

Në adresimin e tij para se të mbante fjalim para liderëve botërorë në një samit për klimën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ,i ritheksoi “kushtet plotësisht të kuptueshme” të Ukrainës për bisedime për paqe me Rusinë.

8 Nëntor 2022, 17:43 Nga d.a.
Ukraina thotë se nuk ka presion për negociata me Rusinë
Zelenskyy

UKRAINË- Ukraina tha të martën se nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të negociuar me Rusinë, teksa insistoi që negociatat e tilla mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia heq dorë nga të gjitha pjesët e pushtuara.

Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi mediumi amerikan The Washington Post raportoi se SHBA-ja po e inkurajonte Kievin të sinjalizonte gatishmërinë për bisedime me Rusinë. Ajo gjithashtu përkoi me zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara që mund ta testojnë mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

Në adresimin e tij para se të mbante fjalim para liderëve botërorë në një samit për klimën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ,i ritheksoi “kushtet plotësisht të kuptueshme” të Ukrainës për bisedime për paqe me Rusinë.

“[Po e them] sërish, restaurimi i integritetit territorial, respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, kompensimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga lufta, dënimi i secilit kriminel të luftës dhe garancitë se kjo nuk do të ndodhë sërish”.

Ukraina kishte propozuar disa herë bisedime të tilla, por “ne gjithmonë kemi marrë përgjigje të çmendura nga Rusia përmes sulmeve të reja terroriste, granatimeve apo shantazheve”, tha Zelensky.

Më 7 nëntor, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përsëriti qëndrimin e Moskës se janë të hapur ndaj bisedimeve, por tha se Kievi po i refuzonte ato. Moska ka thënë disa herë se nuk do të negociojë lidhur me territorin që pretendon se e ka aneksuar nga Ukraina.

Këshilltari i lartë i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha se do të ishte absurde të sugjerohej se shtetet e Perëndimit janë duke e shtyrë Kievin të negociojë në kushtet e Moskës, pasi që ata po e furnizojnë Ukrainën me armë për t’i larguar forcat ruse nga vendi.

“Ukraina pranon nga partnerët e saj, fillimisht nga SHBA-ja, armë mjaft efektive”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ne jemi duke e shtyrë ushtrinë rusë jashtë territorit. Dhe, duke e pasur këtë parasysh, do të ishte e pakuptimtë të na detyrojnë në një proces negocimi dhe, në fakt, ta njohim ultimatumin e Federatës Ruse. Dhe askush nuk do ta bëjë një gjë të tillë”.

Ai tha se në marrëdhënien mes Ukrainës dhe Uashingtonit nuk ka asnjë “detyrim” dhe sugjerimet se Perëndimi po e shtyn Ukrainën drejt negociatave janë pjesë e “programit informativ” të Rusisë, edhe pse ai nuk e mohoi drejtpërdrejt atë që u raportua nga Washington Post.

Që kur Rusia e lajmëroi aneksimin e territorit ukrainas në fund të shtatorit, Zelensky ka dekretuar se Kievi nuk do të negociojë kurrë me Moskën për aq kohë sa Vladimir Putin mbetet president i Rusisë. Podolyak e ka përsëritur këtë qëndrim gjatë ditëve të fundit, ndërsa Zelensky nuk e ka përmendur Putinin në fjalimin e tij.

Forcat ukrainase kanë qenë në ofensivë gjatë muajve të fundit, përderisa Rusia është ende duke u rigrupuar për t’i mbrojtur pjesët e Ukrainës që i ka ende nën pushtim. Gjatë muajit të fundit, Rusia ka thirrur qindra mijëra rezervistë në ushtri.

Rusia ka evakuuar civilë nga zonat e pushtuara, veçanërisht nga rajoni Herson, në jug të Ukrainës. Kievi thotë se ky operacion përfshin deportime të detyruara, që është krim lufte, ndërsa Moska thotë se po i dërgon njerëzit në vende të sigurta.

Të hënën, Wall Street Journal raportoi se këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë rusë për ta shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Kremlini nuk ka pranuar ta komentojë këtë lajm.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka mohuar këto bisedime, mirëpo ka thënë se nuk do të bëjë asnjë lëvizje diplomatike lidhur me Ukrainën pa përfshirjen e Kievit.

“Ne e kemi të drejtën të flasim drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë për çështje që kanë lidhje me SHBA-në. Kjo ka ndodhur gjatë muajve të fundit. Bisedat tona janë përqendruar vetëm në... uljen e rreziqeve dhe marrëdhënieve SHBA - Rusi”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

SHBA-ja po mban të martën zgjedhjet e mesmandatit për Kongres. Edhe pse shumica e kandidatëve nga të dyja partitë e mbështesin Ukrainën, disa kandidatë republikanë të krahut të djathtë kanë pasur kritika për koston e ndihmës ushtarake të SHBA-së.

Jean-Pierre thotë se mbështetja amerikane për Ukrainën do të jetë e palëkundshme, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit.

Oleksandr Merezhko, kryesues i komisionit parlamentar të Ukrainës për politikë të jashtme, tha se një fitore e republikanëve “nuk do ta ndikojë në asnjë mënyrë mbështetjen për Ukrainën”.

“Ne e vlerësojmë lart faktin që kemi mbështetje dypartiake”, tha ai. “Kushdo që i fiton këto zgjedhje, kjo nuk do të ketë ndikim negativ. Ne presin që mbështetja për Ukrainën të rritet”.

Të hënën, Yevgeny Prigozhin, aleat i Putinit që udhëheq kompaninë private të mercenarëve Wagner që po lufton në Ukrainë, e pranoi për herë të parë se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së dhe tha se do ta bënte këtë sërish.

“Ne kemi ndërhyrë, jemi duke ndërhyrë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë”, shkroi ai në Facebook.

Prokurorët amerikanë e akuzojnë Prigozhinin se kishte drejtuar një iniciativë ruse në internet që i ndihmoi ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Trump mohon të ketë pasur koordinim mes fushatës së tij dhe rusëve./REL/

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet