14 Korrik 2022, 11:41
Nga k.m.
Foto ilustruese
Ukraina ka shkëputur raportet me Korenë e Veriut më 13 korrik pasi Phenjani njohu dy territore në lindje të Ukrainës, si territore të pavarura.
“Ne vlerësojmë se ky vendim është përpjekje nga Phenjani për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e saj.
“Njohja nga Koreja e Veriut e ‘subjektivitetit’ të regjimeve pushtuese ruse në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut është e pavlefshme, nuk do të ketë pasoja ligjore dhe nuk do të ndryshojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”, u tha në deklaratë.
Më herët gjatë 13 korrikut, mediat ruse raportuan se Koreja e Veriut ka njohur “pavarësinë” e pjesëve të rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut që janë të pushtuara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ukrainase po ashtu u dënua vendimi i Koresë së Veriut dhe u tha se në përgjigje të këtij “akti jomiqësor” Ukraina do të shkëpusë raportet diplomatike me Phenjianin. Kontaktet politike dhe ekonomike veçse janë pezulluar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, tha se vendimi i Koresë së Veriut më shumë flet për “toksicitetin” e Moskës sesa të Phenjanit.
“Rusia më nuk ka aleat në botë, përveç të atyre shteteve që varen financiarisht dhe politikisht dhe niveli i izolimit të Federatës Ruse shpejt do të arrijë në nivelin e izolimit të Koresë së Veriut. Ukraina do të vazhdojë të përgjigjet ashpër në përpjekjet për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha Kuleba.
Ambasada e Koresë së Veriut në Moskë ka konfirmuar vendimin e Phenjanit, duke e bërë Korenë e Veriut vetëm vendin e tretë në botë, pas Rusisë dhe Sirisë, që kanë njohur pavarësinë e dy entiteteve të Ukrainës në rajonin e Donbasit./REL
ukraine lufta ne ukraine
Bota
14 Korrik 2022, 11:23
e.k
Momenti nga ngjarja
GJERMANI- Ridvan Tahiri, është qytetari i Kosovës i cili falë ndërhyrjes dhe ndihmës së t...
Bota
14 Korrik 2022, 11:08
d.a.
protesta
MAQEDONIA E VERIUT- Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, vijon të jetë kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit ...
Bota
14 Korrik 2022, 11:00
d.a.
Dardan Krivaqa
KOSOVË- Është duke u zhvilluar në këto momente seanca e parë në Gjykatën e Prizrenit kundër Dri...
Bota
14 Korrik 2022, 10:38
d.a.
autoportreti i van gogh
SKOCI- Një autoportret i panjohur më parë nga Vincent Van Gogh është zbuluar i fshehur në anën e...
Bota
14 Korrik 2022, 09:21
e.k
Marigona Osmani dhe autori i vrasjes
KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt nis sot gjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut si t&...
Bota
14 Korrik 2022, 08:59
e.k
Momente nga protesta
COLOMBO- Kryeministri i Sri Lankës Ranil ëickremesinghe i ka thënë ushtrisë që të bëj&eum...
Bota
14 Korrik 2022, 08:43
s.s
Uber
SHBA- Kompania Uber është paditur në SHBA nga 550 gra që dyshohet se janë sulmuar nga shoferët në platform&eum...
Bota
14 Korrik 2022, 08:31
e.k
Elvis Kelmendi
BOSNJE- Elvis Kelmendi, djali i kreut të perandorisë ballkanike të drogës, Naser Kelmendi u arrestua të më...
Bota
14 Korrik 2022, 08:33
s.s
Lideri i Lëvizjes 5-Yje Giuseppe Conte
ITALI- Qeveria italiane e kryesuar nga kryeministri Mario Draghi është në rrezik të ko...
Bota
14 Korrik 2022, 08:23
s.s
Protesta në Sri Lanka
SRI LANKA- Tensionet mbetën në konfuzion në Sri Lanka pasi një dorëheqje e premtuar nga presidenti...