LIVE UPDATES
Bota

Ukraina: Rusia i shënjestron zjarrfikësit me sulme të dyfishta

Sulmi gjatë orëve të hershme të së dielës ishte hera e dytë brenda një jave që forcat ruse goditën zjarrfikësit në këtë rajon kur at po reagonin ndaj një sulmi të mëparshëm me raketë ose dron, tha administratori ushtarak rajonal, Vyacheslav Chaus.

21 Shtator 2025, 16:29 Nga E. D
Ukraina: Rusia i shënjestron zjarrfikësit me sulme të dyfishta
foto ilustruese

UKRAINË- Forcat ruse i kanë shënjestruar ekipet e emergjencës ukrainase me sulm të dyfishtë vdekjeprurës, duke i plagosur dy punonjës të emergjencës në rajonin verior të Çernihivit, thanë zyrtarët ukrainas të dielën. Sulmi gjatë orëve të hershme të së dielës ishte hera e dytë brenda një jave që forcat ruse goditën zjarrfikësit në këtë rajon kur at po reagonin ndaj një sulmi të mëparshëm me raketë ose dron, tha administratori ushtarak rajonal, Vyacheslav Chaus.

Gjatë natës, Rusia lëshoi gati gjashtëdhjetë dronë mbi 16 lokacione në të gjithë Ukrainën, një nga sulmet më të vogla në javët e fundit, sipas zyrtarëve ushtarakë. Në rajonin verior të Sumit, që kufizohet me Rusinë, një dron rus goditi një magazinë, duke shkaktuar një zjarr të madh, thanë autoritetet.

Në muajt e fundit, sulmet me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës kanë përfshirë qindra predha, shpesh duke mbingarkuar mbrojtjen ajrore ukrainase. Në fjalimin e tij gjatë natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten.

Zelensky e përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili deri tani nuk ka pranuar takim në vend neutral. Trump, i cili ka shprehur kamotshëm admirim për Putinin, tani ndihet i zhgënjyer me liderin e Kremlinit pasi ai nuk po tregon gatishmëri për ta pranuar një armëpushim dhe për t’u angazhuar në bisedime direkte me Zelenskyn.

“Ai vërtet më ka zhgënjyer”, tha Trump gjatë një vizite në Londër më 18 shtator.

Uashingtoni dhe aleatët evropianë kanë vendosur tashmë masa financiare kundër Moskës pas nisjes së pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, me qëllim për t’ia dobësuar ekonominë, por Kievi dhe mbështetësit e tij po kërkojnë veprime më të forta. Vala e sulmeve gjatë natës erdhi pak pas reagimit të ashpër të vendeve të NATO-s ndaj një shkeljeje të hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia një ditë më parë, si dhe pas shkeljeve të fundit me dronë rusë në Poloni dhe Rumani.

NATO-ja duhet të përgjigjet fuqishëm ndaj shkeljeve ruse – përfshirë edhe rrëzimin e avionëve rusë, tha presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel. Estonia tha më 18 shtator se tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore dhe qëndruan aty për 12 minuta, duke i detyruar vendet e tjera të NATO-s t’i ngrenë avionët e tyre në ajër menjëherë.

Kremlini e mohoi incidentin, duke thënë se avionët kishin fluturuar mbi ujërat ndërkombëtare. Estonia tha se kishte kërkuar konsultime sipas Nenit 4 të Këshillit të Atlantikut të Veriut, të cilat pritet të zhvillohen javën e ardhshme. Nga ana e saj, Ukraina ka zhvilluar një fushatë me dronë prej disa javësh, duke shënjestruar infrastrukturën e naftës në Rusi, gjë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të benzinës në mbarë vendin.

Në rajonin kufitar të Belgorodit, një grua u vra kur një predhë ukrainase goditi një shtëpi, tha guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, në një postim në Telegram. Ushtria ruse tha se të paktën 65 dronë ukrainas u lëshuan ndaj objektivave ruse gjatë natës mes 20 dhe 21 shtatorit.

Njësia e inteligjencës ushtarake ukrainase pretendoi se kishte shkatërruar të paktën tre helikopterë Mi-8 të parkuar në një bazë në Krime, gadishullin e Detit të Zi të pushtuar nga Rusia për më shumë se një dekadë. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm për sulmin./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet