Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sistemet e energjisë janë jostabile për shkak të sulmeve ruse, ka thënë ajo.
UKRAINË- Për shkak të mungesës së energjisë dhe ngrohjes, Qeveria në Ukrainë u ka bërë thirrje banorëve të ikur nga lufta, që të mos kthehen deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Nëse keni mundësi, kalojeni dimrin jashtë shtetit!” ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk të martën në televizionin kombëtar.
Sistemet e energjisë janë jostabile për shkak të sulmeve ruse, ka thënë ajo.
“Ju e shihni çfarë është duke bërë Rusia, secili e sheh atë gjë. Ju, fëmijët tuaj, gjithë familjarët tuaj që janë të sëmurë, kanë pak mundësi për të lëvizur apo janë edhe në moshë”, ka thënë Vereshchuk.
“Ne duhet të tejkalojmë këtë dimër”.
Mirëpo ajo ka thënë se pranverën e ardhshme mezi pret të shohë njerëzit duke u kthyer për të rindërtuar atë që është shkatërruar dhe për të dërguar fëmijët në shkollat ukrainase. Ushtria ruse ka përdorur raketat dhe sulmet me dronë prej 10 tetorit, për të shkatërruar shumë objekte që ofrojnë shërbime të energjisë dhe ngrohjes në Ukrainë.
Qeveria e Kievit ka thënë se Moska synon që të thyejë gatishmërinë e Ukrainës për të rezistuar, dhe që të nxisë një valë të re të refugjatëve në shtetet tjera evropiane. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, rreth 7.7 milionë refugjatë janë regjistruar në shtetet tjera evropiane prej kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.
Brenda Ukrainës janë zhvendosur miliona të tjerë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
Ramzan Kadyrov RUSI- Komandanti çeçen Ramzan Kadyrov ka kritikuar sulmet 'të dobëta' të Rusisë ndaj Ukrainës në...
Amou Haji IRAN- Një vetmitar iranian i mbiquajtur "njeriu më i pisët në botë" për shkak se nuk ka bërë dush pë...
Pamje nga ngjarja KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë të Kosovës. Zë...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prezantuar të martën programin e saj qeverisës, duke rikonfirmuar mb...
Ash Carter SHBA- Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter ka ndërruar jetë nga një atak i papritur në zemër në mosh...
Sufllaqe GJERMANI- Një qytetar i është ankuar kancelarit gjerman Olaf Scholz për çmimin e shtrenjtë të sufllaqeve...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një tjetër gafë. Gjatë fjalimit ai ka dashur të uroj&e...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se shteti do të qëndrojë në kra...
Çifti gjerman GJERMANI- Një mjek gjerman, Andreas David Niederbichler është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se ka vrarë...
Vizat KOSOVË- Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, tha se ka shpresa që deri n&eum...