LIVE UPDATES
Bota

Një vit pas tërheqjes amerikane nga Afganistani

Por nga ana tjetër, ka edhe nga ata që ndjehen të zhgënjyer lidhur me atë që e shohin si mungesë përpjekjesh nga ana e administratës për të nxjerrë mësime nga tëheqja e konfliktit 20-vjeçar.

14 Gusht 2022, 19:33 Nga DOSJA
Një vit pas tërheqjes amerikane nga Afganistani
Kabul

SHBA- Në prag të përvjetorit të parë të tërheqjes kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani, zyrtarë të administratës thonë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë më të fortë strategjike duke i dhënë fund luftës. Zyrtarët thonë se, sulmi i fundit që eliminoi udhëheqësin e al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, tregon aftësitë që kanë Shtetet e Bashkuara për të vepruar nga distanca në luftën kundër terrorizmit. Por nga ana tjetër, ka edhe nga ata që ndjehen të zhgënjyer lidhur me atë që e shohin si mungesë përpjekjesh nga ana e administratës për të nxjerrë mësime nga tëheqja e konfliktit 20-vjeçar.

Turma afganësh në aeroportin e Kabulit, mes dëshpërimit për t'u larguar nga vendi. Pati edhe nga ata që ranë nga avionët dhe vdiqën, ndërsa një sulm vetvrasës u mori jetën 180 vetëve, përfshirë 13 ushtarëve amerikanë. Shumë pajisje ushtarake amerikane ranë në duart e talebanëve. Këto imazhe ende nuk shqiten nga mendja kur ka kaluar gati një vit nga tërheqja e ushtarit të fundit amerikan.

“Departamentet dhe agjencitë kanë filluar rishikimet e tyre të pavarura pas operacioneve në fund të misionit ushtarak amerikan në Afganistan”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Mes agjencive amerikane që po shqyrtojnë tërheqjen e përgjakshme dhe kaotike janë Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Por është e paqartë se kur do të dalin raportet dhe nëse ndonjë pjesë do të publikohet.

Zyrtarët thonë se do ta shënojnë përvjetorin duke nderuar “shërbimin dhe sakrificën” e atyre që dhanë jetën për të shpëtuar të tjerët dhe duke u përqendruar në atë se si Shtetet e Bashkuara tani kanë një pozitë më të fortë strategjike. Në fillim të gushit një sulm amerikan me dron eleminoi udhëheqësin e al-Kaidës Ayman al-Zawahiri.

“Drejtësia është vënë në vend dhe ky udhëheqës terrorist është eleminuar”, tha Presidenti Biden. Eleminimi i al-Zawahirit është dëshmi e aftësive amerikane nga distanca kundër terrorizmit, thotë për Zërin e Amerikës analisti Michael Kugelman me Qendrën Wilson.

“Eliminimi i Zawahirit e mundëson administratën të vërë në pah se trupat amerikane janë kthyer në vendin e tyre, janë larguar nga rreziku, por ama vazhdon të bëjë gjithçka të mundur për të mbrojtur amerikanët në mbarë botën nga kërcënimet terroriste”. Por kritikët thonë se ka mungesë përpjekjesh për të nxjerrë mësime nga lufta ku humbën jetën më shumë se 2400 trupa amerikane me një kosto ditore prej 300 milionë dollarësh për 20 vjet rrjesht, gjatë administratave të ndryshme. Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analistin Jonathan Schroden të Qendrës për Analizat Detare.

“Ka një dështim dypartiak, çka do të thotë se nuk ka një nxitje të madhe për njërën apo tjetrën palë që të nxjerrin mësime. Kjo thumbon rëndë të dy partitë politike amerikane pasi është një luftë që kemi humbur. Ndoshta do të duhet të kalojë kohë që njerëzit e përfshirë drejtëpërdrejt në luftë të mos kenë më poste në qeveri, në mënyrë që shqyrtimi në mënyrë kritike i asaj që ndodhi të jetë më pak sensitiv”.

Ndërkohë, grupet humanitare po tërheqin vëmendjen mbi gjendjen e rëndë të popullit afgan që po përballet me varfëri dhe dëshpërim. Organizatat e refugjatëve po i kërkojnë administratës amerikane që të përshpejtojë zhvendosjen e dhjetëra mijëra aleatëve afganë të mbetur në atë vend.

Marrë nga VOA

shba afganistan

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2022, 19:22 F.M

VIDEO/ Tornado godet ishullin grek

Tornado GREQI- Për vetëm 5 minuta, një tornado që u krijua ditën e sotme në ishullin grek të Lemnosit ka habitur të...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet