LIVE UPDATES
Bota

Ukraina në errësirë dhe frikë! Putin sulmon para Krishtlindjes me 635 dronë dhe raketa, shkatërrohet rrjeti elektrik

Putin nuk jep armëpushim për festën perëndimore ajo ortodokse do të festohet më 7 janar dhe madje rrit përpjekjen ushtarake për të shkatërruar rezistencën e gjithë vendit.

24 Dhjetor 2025, 19:37 Nga M.L
Ukraina në errësirë dhe frikë! Putin sulmon para
Foto ilustruese

UKRAINA- Do të jetë një Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për ushtarët në vijën e parë, të cilët përballen me një valë të re sulmesh ruse për të marrë Donetskun. Putin nuk jep armëpushim për festën perëndimore ajo ortodokse do të festohet më 7 janar dhe madje rrit përpjekjen ushtarake për të shkatërruar rezistencën e gjithë vendit.

Të hënën në mbrëmje ka shkaktuar një sulm tmerri, me 635 dronë dhe 38 raketa që kanë rënë nga muzg deri në mëngjes mbi shumë qytete. Kanë vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, dhe kanë plagosur të tjerë dymbëdhjetë. Por flota vdekjeprurëse është përqendruar kryesisht kundër rrjetit elektrik, me një qëllim të qartë: të shkaktojë kolapsin e shpërndarjes së energjisë.

Censura ushtarake ukrainase mbulon informacionet sensitive. Nga ajo që ka dalë, sulmet kanë pasur si qëllim elektrodridet që importojnë energji nga Rumania dhe lejojnë të kompensojnë impiantet e shkatërruara. Kjo ka krijuar një ulje të tensionit total, duke detyruar tre centralet bërthamore ukrainase aktive të ulin prodhimin: «Duhet të presim që rrjetet të riparohen», shpjegoi zëvendësministri i Energjisë, Artem Nekrasov.

Gjeneratorët termikë të kolosit privat Dtek kanë pësuar dëmtime të tjera: është hera e shtatë që bombardohen brenda dy muajve. Provinciat Rivne, Ternopil dhe Khmelnytskyi ranë në errësirë, me blackout të gjatë edhe në lagjet e kryeqytetit. Por drita shkon dhe vjen kudo, duke bllokuar ngrohjen dhe furnizimin me ujë në pallatet sovjetike në periferitë dhe në kondominiumet moderne në qendër. Një pengesë edhe për furnizimet ushtarake: Zaporizhstal, një nga çelikuarët më të rëndësishëm, ka ndërprerë aktivitetin.

Mjetet shpërthyese kanë goditur kryesisht rajonin afër kufirit me Rumani dhe Poloni: Varshava ka bërë të fluturojnë avionë luftarakë për të ndaluar kalimin e tyre. Edhe ukrainasit kanë përdorur kryesisht F-16 për të interceptuar raketat cruise dhe hipersonike.

Nga Moska, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ishte hakmarrje ndaj “sulmave terroriste të Ukrainës ndaj objekteve civile në Rusi”, drejtuar ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial ukrainas dhe impianteve energjetike që mbështesin operacionet e tyre. «Ky është sinjali i qartë i prioriteteve ruse», deklaroi Zelensky. «Një bombardim para Krishtlindjes, kur njerëzit duan të jenë me familjet, në shtëpi, të sigurt. Një sulm mes negociatave për të ndaluar luftën. Putin nuk pranon faktin që duhet të ndalojmë masakrën».

Në front, Kremlini ka futur në fushë forca të reja. Ditët e fundit ka pasur sulme të shumta me kolona mjetesh të blinduara, që përpiqen të depërtojnë në mbrojtjet; dronët ukrainas i kanë shkatërruar, duke i penguar të thyhen linjat. Zemra e betejës mbetet Donetsk, i kërkuar me çdo çmim nga Putin, ku Moska po përqendron njësitë më të mira. Një rezultat i parë i konfirmuar: pushtimi i qytetit Siversk. Rusët kishin shpallur fitore javën e kaluar, dje Kiev ka pranuar se ka tërhequr presidiumin e fundit «për të shmangur humbjen e panevojshme të jetëve».

Siversk para pushtimit kishte 10 mijë banorë: është shkatërruar tërësisht. Ndodhet 40 kilometra nga Sloviansk dhe 53 kilometra nga Kramatorsk, qytetet kryesore që mbeten në duart e ukrainasve. Tani luftohet në fshatin Sviato-Pokrovske, i dominuar nga një altopiano që është pengesa e vetme natyrore. Komanda ruse përpiqet të depërtojë në fortesat e Donetskut nga të gjitha drejtimet.

E bën nga veriu, duke rritur presionin mbi Lyman, dhe nga jugu, duke tentuar të eliminojë pjesën e mbetur të garnizonit të Pokrovsk. Përpiqet gjithmonë të shfrytëzojë superioritetin numerik të këmbësorisë, duke infiltruar në qendrat urbane kur moti i keq verbon dronët e Kievit. Pastaj i mbështet avancimin shtëpi për shtëpi me bombardime ajrore, artileri dhe flota dronësh. Në një filmim shihet një parashutist ukrainas i ngujuar në një kasolle, i cili në dy minuta sulmohet nga njëzet avionë të telekomanduar.

Për të penguar gjeneralët e Kievit të transferojnë trupa nga zonat e tjera, Moska po intensifikon sulmet kudo: kundër Kharkiv, kundër Sumy dhe kundër Zaporizhzhia. Një betejë e egër, ku komandantët rusë nuk shqetësohen për masakrën, vetëm për të arritur suksesin e kërkuar nga Kremlini.

krishtlindjet ne ukraine kremlini

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet