LIVE UPDATES
Bota

Ukraina godet rafineritë ruse, por vija e frontit mbetet e përgjakshme

Sot, Kostiantinivka është një tokë e shkatërruar, e mbushur me kratere dhe rrënoja që digjen, e rrafshuar nga dronët, artileria dhe, në javët e fundit, nga bombat shkatërruese rrëshqitëse ruse.

6 Korrik 2026, 15:03 Nga E.d
Ukraina godet rafineritë ruse, por vija e frontit mbetet e përgjakshme
Pamje

Në vitet para luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës, Kostiantinivkanjihej si një qytet me 66.000 banorë, me një industri të zhvilluar të prodhimit të qelqit, pozicion strategjik në kryqëzimin e dy autostradave kryesore dhe një nyjeje të rëndësishme hekurudhore.

Sot, Kostiantinivka është një tokë e shkatërruar, e mbushur me kratere dhe rrënoja që digjen, e rrafshuar nga dronët, artileria dhe, në javët e fundit, nga bombat shkatërruese rrëshqitëse ruse.

Forcat ruse janë të vendosura me çdo kusht ta marrin qytetin, një pjesë e rëndësishme e të ashtuquajturit “brez i fortifikimeve” - një linjë kryesore e mbrojtjes ukrainase për rajonin lindor të Donjeckut. 

Me grupe të vogla trupash ruse të raportuara në qarqet perëndimore, jugore dhe lindore të qytetit, Kostiantinivka rrezikon të bjerë plotësisht para fundit të verës, sipas disa analistëve, ekspertëve të inteligjencës me burime të hapura dhe vëzhguesve ukrainas e perëndimorë.

Në komentet për gazetarët më 3 korrik, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se qyteti ishte marrë plotësisht nga forcat ruse, por pa paraqitur prova.

Në një video të veçantë, pa datë, të publikuar nga Kremlini, presidenti Vladimir Putin, shihej duke falënderuar ushtarët rusë dhe duke deklaruar se marrja e Kostiantinivkës kishte “rëndësi të madhe strategjike”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i hodhi poshtë këto pretendime si “vetëm një tjetër gënjeshtër ruse”.

Megjithatë, beteja e Ukrainës në Kostiantinivka qëndron në kontrast me suksesin e fushatës së saj të dronëve me rreze të gjatë kundër rafinerive ruse të naftës, e cila ka shkaktuar mungesa të karburantit në të gjithë vendin dhe probleme në rritje për Kremlinin.

Kjo është një kujtesë e ashpër e luftës që po vazhdojnë të zhvillojnë trupat ukrainase, të cilat janë më pak të pajisura dhe më pak në numër, kundër një ushtrie ruse të gatshme të përballojë humbje të jashtëzakonshme.

“Situata rreth Kostiantinivkës po zhvillohet drejt skenarit më të vështirë”, shkroi muajin e kaluar grupi i inteligjencës me burime të hapura Deep State, me lidhje me ushtrinë ukrainase. Forcat ruse “kanë arritur në periferi të qytetit nga të gjitha anët dhe po ushtrojnë presion aktiv dhe po depërtojnë në thellësi të vendbanimit”.

“Nga mënyra se si kanë shkuar betejat e mëparshme urbane, unë do të mendoja se situata në Kostiantinivka është mjaft e keqe për ukrainasit”, tha nënkoloneli finlandez Juha Kukkola.

“Rusët kanë arritur të prishin furnizimet dhe rotacionin e trupave gjatë gjithë pranverës, t’i lodhin ukrainasit me dronë, bomba rrëshqitëse dhe zjarr indirekt, dhe më në fund kanë depërtuar në qershor”, tha Kukkola, i cili ligjëron në grupin e kërkimit për ushtri dhe siguri ruse në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Helsinki.

“Kjo zakonisht është shenjë se një qytet do të bjerë së shpejti, sepse bëhet e vështirë të furnizohen, të komandohen dhe të lëvizin trupat mbrojtëse brenda qytetit”, shtoi ai.

“Kostiantinivka është një pikë kyç tani. Rusia ka dërguar edhe 11.000 ushtarë të tjerë vetëm për të avancuar në qytet”, tha Serhiy Hrabskiy, kolonel në pension i ushtrisë ukrainase dhe analist ushtarak. “Ata kanë nevojë për të me çdo kusht”. 

Infiltrimi

Gjatë fundit të dimrit dhe muajve të parë të pranverës, forcat ukrainase dukeshin se po e mbanin Rusinë në një ngërç përgjatë frontit prej 1.100 kilometrash. Rusia arriti të marrë vetëm një sasi të vogël territori - në kontrast me muajt e mëparshëm; disa studiues madje thanë se Ukraina kishte rimarrë territor, një arritje e rëndësishme më shumë se katër vjet pas luftës.

Në Donjeck, një rajon që presidenti rus, Vladimir Putin, e ka prioritet për ta pushtuar plotësisht, trupat ruse përparuan me një nga ritmet më të ngadalta të regjistruara në çdo luftë të shekullit të fundit, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington.

Në Kostiantinivka, trupat ruse përparuan mesatarisht vetëm rreth 50 metra në ditë, sipas një raporti të publikuar më 1 korrik.

E gjithë përpjekja luftarake ruse që nga shkurti 2022 ka pasur një kosto të jashtëzakonshme: afër 500.000 ushtarë rusë të vrarë dhe dy herë më shumë të plagosur ose të zhdukur, sipas inteligjencës britanike. 

Ukraina ka pësuar deri në 150.000 të vrarë dhe deri në 475.000 të plagosur ose të zhdukur, sipas inteligjencës britanike.

Fushata shumëvjeçare e Ukrainës për të rritur prodhimin e dronëve ka pasur ndikim të madh në fushëbetejë dhe përtej saj. Në muajt e parë të vitit 2026, zyrtarët ukrainas pretenduan se po vrisnin më shumë ushtarë rusë sesa mund të zëvendësoheshin nga rekrutimi brenda Rusisë. 

Një fushatë e ashtuquajtur “goditje e mesme” kundër kamionëve të karburantit rusë që furnizojnë Krimenë ka çuar në gjendje emergjence në gadishullin e aneksuar që gjendet në Detin e Zi, me ndërprerje të energjisë, mungesa të karburantit dhe probleme të mëdha në sezonin turistik.

Dronët me rreze më të gjatë veprimi, ndërkohë, kanë goditur objektiva ruse qindra kilometra larg kufirit ukrainas. Kjo përfshin terminale eksporti të naftës në Detin Baltik dhe Detin e Zi, si dhe rafineri e objekte industriale ushtarake në Rusinë qendrore dhe Siberi.

Fushata ka funksionuar: pothuajse të gjitha 83 rajonet e Rusisë po vendosin kufizime të karburantit ose po raportojnë mungesa benzine, gjë që duket se ka shqetësuar Kremlinin para zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.

Por, në llogore dhe në rrugët e shkatërruara të vendeve si Kostiantinivka ose Huliapolie - një tjetër qytet ku ka rritje të operacioneve ruse - trupat ukrainase po vazhdojnë të përpiqen të ndalin përparimin rus.

“Nuk ka asnjë ndërtesë që nuk është goditur nga sulmet ajrore ruse”, tha Ivan Stupak, analist ushtarak ukrainas dhe ish-oficer i inteligjencës.

“Dalëngadalë, por sigurt, forcat ruse depërtuan në qytet. Infiltrim. Një nga një. Jo grupe të mëdha sulmi, por grupe të vogla. Një ose maksimumi dy persona në ekipe sulmi që depërtojnë”, tha ai. “Ata mbajnë pozicione në një ndërtesë banimi pjesërisht të shkatërruar, në një fabrikë të vjetër, dhe presin shokët e tyre”.

Stupak tha se kishte folur së fundmi me një ushtar që po luftonte në Kostiantinivka.

“Ai pranoi se ‘qyteti po na rrëshqet nga duart shumë më shpejt sesa kemi menduar ndonjëherë’”, tha ai.

“Meqë Kostiantinivka është qartësisht një pikë qendrore e përpjekjes ruse, është vetëm çështje kohe kur do të bjerë”, tha Kukkola. “Duke u bazuar në rastet e mëparshme, në këtë pikë do t’u jepja mbrojtësve maksimumi një muaj, ndoshta vetëm një ose dy javë”.

Duke iu përgjigjur pretendimeve ruse për Kostiantinivkën, Zelensky bëri një propozim me ironi: nëse qyteti është vërtet nën kontroll rus, atëherë Putini duhet të takohej me të atje për bisedime paqeje.

“Por, fakti është se ai nuk do të kalojë vijën e frontit - realiteti është shumë ndryshe nga fjalët e Putinit”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

“Një zonë gri për një kohë shumë të gjatë”

Në një intervistë për televizionin TSN, komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha se forcat ruse po përgatiteshin për një ofensivë të re të mundshme në veri - nga rajoni kufitar rus i Briansk me qëllim “shtrirjen e frontit dhe privimin tonë nga rezervat”.

Nëse rënia e Kostiantinivkës bëhet një pikë kthese apo një humbje taktike për Ukrainën, mbetet ende e hapur.

Rreth 30 kilometra në veri ndodhet Kramatorsku, një nga dy qytetet, së bashku me Slovianskun, që përbëjnë zemrën e “brezit të fortifikimeve” ukrainase. Një vendbanim më i vogël, Druzhkivka, ndodhet në autostradën H-20 midis Kramatorskut dhe Kostiantinivkës.

“Kostiantinivka është ‘porta’ për hapjen e aglomeratit Sloviansk-Kramatorsk,” shkroi Deep State. “Kur Kostiantinivka të bjerë - dhe është vetëm çështje kohe -Druzhkivka do të jetë e radhës, e cila tani ka rol jetik logjistik, dhe pas saj Kramatorsku”.

Hrabskiy parashikoi se trupat ukrainase do të përpiqen t’i ngadalësojnë forcat ruse dhe të shkaktojnë sa më shumë humbje të jetë e mundur.

“Do të jetë një zonë gri për një kohë shumë të gjatë”, tha ai./REL

ukriana rusi lufta

Sondazh

Poll

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi