Dita e 37-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë”/ Protestuesi: Një kongresmen...
“Kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë”/ Protestuesi: Një kongresmen...
Fiket zjarri në Shijak, qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës i kthehet normalitetit 6 Korrik, 18:21 P...
"Ulsi Manja është skllav i dosjeve të tij"/ Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjt&...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë së entitetit të Republikës Sërpska dhe Moskës, Komisioni Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë të drejtë të zhvillojnë bashkëpunim ndërkombëtar në fushat për të cilat janë përgjegjëse, por se duhet t’i përmbahen plotësisht Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe vendimeve të institucioneve shtetërore.
Bashkimi Evropian tha se i kundërshton aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht, përderisa regjimi i Vladimir Putinit vazhdon agresionin ndaj Ukrainës.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë së entitetit të Republikës Sërpska dhe Moskës, Komisioni Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë të drejtë të zhvillojnë bashkëpunim ndërkombëtar në fushat për të cilat janë përgjegjëse, por se duhet t’i përmbahen plotësisht Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe vendimeve të institucioneve shtetërore.
“Politika e jashtme në Bosnje dhe Hercegovinë është kompetencë ekskluzive e shtetit, ndërsa entitetet kanë detyrim kushtetues t’i ndihmojnë institucionet shtetërore në përmbushjen e obligimeve të tyre”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.
Ministri i Punëve të Brendshme i entitetit të Republikës Sërpska, Zhelko Budimir, nënshkroi më 23 qershor në Moskë një memorandum bashkëpunimi me Oleg Baranovin, shefin e Drejtorisë Kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse për qytetin e Moskës, i cili është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian.
Me këtë, u vazhdua bashkëpunimi i vendosur më shumë se dhjetë vjet më parë, i cili parasheh shkëmbimin e informatave, trajnime profesionale, si dhe bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe formave të tjera të kriminalitetit.
Teksti i memorandumit të ri nuk është bërë publik.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Sërpska i thanë Radios Evropa e Lirë se ai “i konkretizon më tej format e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta”.
Parlamenti Evropian miratoi më 17 qershor një rezolutë për Bosnje dhe Hercegovinën, në të cilën dënoi bashkëpunimin e autoriteteve të Republikës Sërpska me zyrtarë rusë që gjenden nën sanksione ndërkombëtare.
Në rezolutë u theksua se marrëdhëniet e tilla përbëjnë rrezik për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës.
Bosnje dhe Hercegovina u është bashkuar zyrtarisht sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, por zbatimi i tyre kundërshtohet nga politikanët e Republikës Sërpska, të udhëhequr nga Millorad Dodik, president i partisë në pushtet, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur./REL
Marine Le Pen FRANCË- Marine Le Pen do të zbulojë të martën nëse mund të kandidojë apo jo për presidencën...
Foto BRITANI E MADHE- Britania, e cila ka dërguar një aeroplanmbajtëse në rajon për të mbështetur misionet e N...
Foto ilustruese INDI- Qeveria indiane i ka kërkuar Metës që të çaktivizojë menjëherë reklamat dhe p&eum...
Foto ilustruese GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Offenburg, në Gjermani ku dy perso...
Mohammad Bagher Ghalibaf IRANI- Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori Mohammad Bagher Ghalibaf deklaroi se Irani vijon të ket...
Pamje UKRAINË- Të paktën 11 persona janë vrarë në Kiev pas natës së dytë të sulmeve ruse në kryeqyte...
Europol BRITANI- Agjencitë ligjzbatuese nga shtatë vende, të udhëhequra nga autoritetet gjermane dhe britanike dhe me mbështe...
Foto ilustruese FRANCA- Një zjarr i madh pyjor po djeg 45,000 hektarë në Francën jugperëndimore, duke plagosur dy persona dhe du...
KOSOVË- Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, nuk gjendet në adresën në Kosovë, ku figuron e...
KINË KINË- Kina testoi një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi me një kokë bërthamore artific...