LIVE UPDATES
Bota

Udhëtojnë për herë të parë pa viza, qytetarët e Kosovës rrëfejnë përjetimet

Duke mos dashur të ankohet shumë për të kaluarën, çifti Berishaj thotë se mezi pret ta vizitojë më shpesh familjen e djalit në Bruksel, por të bëjë edhe udhëtime të tjera.

16 Janar 2024, 16:29 Nga M.B
Udhëtojnë për herë të parë pa viza, qytetarët
Palokë dhe Radica Berishaj

KOSOVA- Kur po pinin kafenë e zakonshme të mëngjesit në Prishtinë, ditën e parë të vitit 2024, Palokë Berishaj bashkë me gruan e tij, Radicën, morën një telefonatë me një kërkesë jo aq të zakonshme. Duke mos dashur të ankohet shumë për të kaluarën, çifti Berishaj thotë se mezi pret ta vizitojë më shpesh familjen e djalit në Bruksel, por të bëjë edhe udhëtime të tjera.

“Tash kemi edhe kohë, jemi në pension. [E kemi menduar] Dubrovnikun në Kroaci. Do të shkojmë përmes Malësisë [në Mal të Zi] se burri është prej atje. Stacioni i parë: Malësi. Pastaj: Dubrovnik”, thotë Radica.

“Mendoja se po bën shaka”, thotë Paloka, për të cilin udhëtimet për në Evropë nuk kanë qenë aq të thjeshta për vite me radhë. Por, me nisjen e vitit 2024, qytetarëve të Kosovës iu mundësua udhëtimi pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 vendeve të Evropës. Kosova ishte e fundit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që e fitoi këtë të drejtë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kishin nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.

“Ka qenë një padrejtësi shumë e madhe”, thotë Paloka për Radion Evropa e Lirë. Për çiftin Berishaj, pjesa më e bukur e vizitës ishte takimi me Janin dhe Rozën - nipin shtatë vjeç dhe mbesën katër vjeçe.

“Më merr malli pa masë për nipin e mbesën. Ata janë krejt bota jonë. Asgjë nuk krahasohet me këtë, [me mundësinë] që të shëtisim me ta nëpër Bruksel”, rrëfen Paloka. Çifti nuk u mërzit shumë që një problem teknik në avion e shtyu fluturimin për të nesërmen, pasi, siç thotë Paloka, e gjithë përvoja e udhëtimit kësaj radhe ishte e këndshme. Ai kujton se për udhëtimet e mëhershme, i duheshin disa javë për t’i përgatitur dokumentet, pastaj caktimi i terminit në ambasadë, pagesa, marrja e vizës e deri te përballja me pyetje të shumta gjatë kontrollimit të pasaportës në aeroport.

“[Tani] nuk patëm kurrfarë problemi. [Polici kufitar më pyeti] për qëllimin e vizitës... sa mendoni të rrini... kaq”, përshkruan 69-vjeçari përvojën në Aeroportin e Prishtinës. Rrëfimin ia ndërpret Radica, duke ia kujtuar një “shkëmbim interesant” me policin belg, që ua kishte kontrolluar pasaportat gjatë kthimit nga Brukseli.

“Një polic i ri, që [siç duket] e kishte ditën e parë të punës pas Vitit të Ri, po e shikon pasaportën në dalje nga Brukseli... Po thotë: ku e keni vizën? Unë i thashë: ne nuk kemi nevojë për vizë”. Pasi u konsultua me kolegun e tij, Paloka thotë se polici kërkoi falje dhe ata e kaluan në mënyrë të rregullt kontrollin. Çifti qëndroi pesë ditë në Bruksel dhe gjatë asaj kohe vizitoi edhe qytetin tjetër belg, Gent.

Të dy të pensionuar, çifti jeton në Prishtinë. Me prejardhje nga Mali i Zi, Paloka kreu studimet në Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë dhe për kohë të gjatë punoi në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ndërsa Radica, me prejardhje nga Serbia, ishte mësimdhënëse e gjuhës serbo-kroate dhe më vonë zyrtare për mësim tërëjetësor në Ministrinë e Arsimit në Kosovë. Të dy ishin larguar nga puna në vitet ’90, kur regjimi i atëhershëm serb ndërmori masa të dhunshme në Kosovë. Ata iu rikthyen karrierës pas përfundimit të luftës më 1999. Puna në Ministri të Arsimit dhe departamenti specifik që udhëhiqte, Radica thotë se i kërkonte të vizitonte vende të Evropës, për trajnime e seminare të ndryshme.

“[Procedura e marrjes së vizës] më ka bërë jo vetëm të nervozohem, por edhe të stresohem shumë... Edhe burri e di se çdo dokument për të cilin kam pasur nevojë, më ka shkaktuar stres... Vërtet nuk kam dëshirë të merrem me pjesën administrative”, thotë Radica. Radica, megjithatë, e konsideron veten me fat, pasi, siç thotë, vizat me ftesa zyrtare i kishin shpenzimet e mbuluara dhe nuk refuzoheshin.

“Kam qenë dëshmitare kur disa njerëz e kanë paguar vizën, kanë pritur, kanë pasur shpresa për të udhëtuar, kanë planifikuar… por për shkak të mosmarrjes së vizës, i kanë anuluar të gjitha”, rrëfen 67-vjeçarja.

Sipas një raporti të Grupit për Ballkanin në vitin 2022, qytetarët e Kosovës kanë paguar mesatarisht 165 euro për aplikimin për vizë në zonën Schengen. Ndër vite, shifra e shpenzimeve për të gjithë kosovarët ka arritur në dhjetëra miliona euro. Ky hulumtim thotë se qytetarët kanë pritur mesatarisht nga një deri në gjashtë muaj deri në përfundimin e procedurës për vizë dhe se, me gjithë pritjet dhe procedurat, një numër i aplikuesve është përballur me përgjigje negative.

Viza e fundit që Palokës iu desh ta merrte për vizitë në Evropë, para lëvizjes së lirë, nuk ishte as për qejf e as për punë. Ajo iu desh për të arritur në varrimin e vëllait që i vdiq në Francë para dy vjetësh.

“Nga tradita e malësorëve, kur vdes dikush, njerëzit edhe prej Amerikës vijnë atë ditë për të qenë në varrim. Është diçka tepër e rëndësishme”, thotë Paloka. Mendimi i parë që i erdhi pas tragjedisë ishte se si ta siguronte vizën në kohë mjaftueshëm të shpejtë për të arritur në varrim.

“Ky ka qenë ankthi i parë, tmerri i parë, reagimi im i parë. Jo që më vdiq vëllai, por që unë nuk mund të jem atje”, kujton ai. Me ndihmën e familjarëve dhe të njohurve në ambasadë, ai arriti ta siguronte terminin për pak ditë.

“...por, të gjitha këto protokollet tjera më është dashur t’i ndjek, të shkoj në komunë, në bankë, sigurimin shëndetësor… Ka qenë një kaos dyditor për t’i siguruar të gjitha dokumentet”, kujton Paloka. Përveç këtij rasti, ai thotë se është ndier i diskriminuar gjatë të gjitha përpjekjeve të tij për të udhëtuar si qytetar i Kosovës para vitit 2024.

“Paramendoni diskriminimin kur i shihni njerëzit që kanë pasaportat e Malit të Zi, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut... ka plot shqiptarë që i kanë këto pasaporta. Dhe, kur niseshe në rrugë me ta, mua më duhej të kaloja nëpër procedura [e atyre jo]”.

“Ndjenja kur je pas një qelqi të sigurisë së lartë, është një njeri që bisedon me ty, që të bën pyetje... A keni para, a nuk keni para, kur do të ktheheni? Vendosi gishtërinjtë (për skanim)...”, kujton Paloka procedurat gjatë udhëtimeve të mëparshme. Duke mos dashur të ankohet shumë për të kaluarën, çifti Berishaj thotë se mezi pret ta vizitojë më shpesh familjen e djalit në Bruksel, por të bëjë edhe udhëtime të tjera.

“Tash kemi edhe kohë, jemi në pension. [E kemi menduar] Dubrovnikun në Kroaci. Do të shkojmë përmes Malësisë [në Mal të Zi] se burri është prej atje. Stacioni i parë: Malësi. Pastaj: Dubrovnik”, thotë Radica./REL

kosova be shengen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet