LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqja e re në Teheran: A e ka lideri i ri i Iranit pushtetin në dorë?

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Tel Aviv më 11 mars, Raz Zimmt, i cili drejton programin për Iranin në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, tha se pyetja kryesore është nëse Khamenei do të jetë në gjendje të mbajë "kontakte të përditshme me establishmentin politik dhe me atë të sigurisë" për të ruajtur "aftësinë e regjimit për të funksionuar".

16 Mars 2026, 07:35 Nga D.S
Udhëheqja e re në Teheran: A e ka lideri i ri i Iranit pushtetin
foto ilustruese

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mbase e ka pushtetin e plotë në dorë, pavarësisht se nuk ka bërë asnjë paraqitje publike qëkurse u emërua më 8 mars dhe pas raportimeve se ai mund të jetë plagosur në një sulm ajror, sipas një eksperti izraelit për çështje iraniane.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Tel Aviv më 11 mars, Raz Zimmt, i cili drejton programin për Iranin në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, tha se pyetja kryesore është nëse Khamenei do të jetë në gjendje të mbajë "kontakte të përditshme me establishmentin politik dhe me atë të sigurisë" për të ruajtur "aftësinë e regjimit për të funksionuar".

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj për gjendjen e tanishme në luftë?

Raz Zimmt: Është shumë e qartë se, si Izraeli, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur suksese shumë të rëndësishme ushtarake në përpjekjet e tyre për t’i dobësuar sa më shumë aftësitë strategjike të Iranit.

Nëse i shikoni kapacitetet e raketave balistike, sistemet e mbrojtjes ajrore, madje edhe disa pjesë të mbetura të programit bërthamor të Iranit, dhe sigurisht përpjekjet për të minuar ose dobësuar forcat e sigurisë së Iranit, Gardën Revolucionare, Basij-in, marinën iraniane, gjithçka po shkon mjaft mirë.

Pyetja është nëse këto arritje do ta mundësojë arritjen e qëllimeve kryesore, të cilat sipas mendimit tim janë dy: së pari, të dobësohen aftësitë strategjike të Iranit deri në një pikë ku do të jetë shumë e vështirë të rindërtojë programin e tij bërthamor dhe raketat balistike, ashtu siç u përpoq të bënte pas luftës 12-ditore në qershor.

Dhe, më pas, qëllimi i dytë do të ishte dobësimi dhe minimi i regjimit iranian.

Radio Evropa e Lirë: Në rregull, le t’i shtjellojmë një nga një, duke filluar me dobësimin efektiv të aftësive ushtarake dhe të sigurisë së Iranit.

Zimmt: Kur bëhet fjalë për raketat, gjatë luftës 12-ditore në qershor, Izraeli arriti t’i shkatërrojë shumë nga raketahedhësit dhe më pas t’i bllokojë hyrjet dhe daljet e të ashtuquajturave komplekse nëntokësore që përdoren për t’i ruajtur ato.

Nëse kjo ndodh përsëri, nuk do të përbëjë ndonjë ndryshim të madh, sepse në fund të fundit, Irani do të jetë në gjendje ta rikthejë prodhimin e raketave të tij, përveç nëse Shtetet e Bashkuara janë në gjendje t’i godasin komplekset nëntokësore dhe, më e rëndësishmja, t’i godasin linjat e prodhimit.

Sa i përket çështjes bërthamore, nëse lufta përfundon me 450 kilogramë uranium të pasuruar në shkallë 60 për qind (vlerësimet për sasinë që ka Irani ndryshojnë; kjo shifër është dhënë nga i dërguari amerikan Steve Witkoff), nëse ky material mbetet ende në Iran, atëherë ky do të ishte zhvillim shumë shqetësues, sepse Irani mund të ketë ende njohuritë teknike dhe kapacitetin për të kaluar në zhvillimin e armëve bërthamore.

Radio Evropa e Lirë: Një udhëheqje e re po shfaqet në Iran. Ende nuk ka asnjë shenjë të Khameneit të ri.

Zimmt: Po. Ka pasur disa raportime se ai në fakt është plagosur gjatë orëve të para të sulmit, por ai është emëruar nga Asambleja e Ekspertëve, kështu që duhet të supozojmë se është i aftë ta përmbushë detyrën e tij, të paktën.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju nuk do t’i jepnit shumë rëndësi faktit që nuk e kemi parë askund?

Zimmt: Jo. Është shumë e qartë se regjimi iranian po lufton për mbijetesë. Ata e dinë shumë mirë se Mojtaba Khamenei mund të bëhet caku i radhës nga Izraeli ose nga Shtetet e Bashkuara, dhe prandaj ai duhet të fshihet. Pyetja, sipas mendimit tim, është nëse ai është në gjendje të komunikojë dhe të vazhdojë kontaktet e përditshme me establishmentin politik dhe të sigurisë brenda Iranit, sepse kjo është ajo që ka rëndësi: nëse ai është në gjendje të ruajë një lloj vazhdimësie për të mbajtur aftësinë e regjimit për të funksionuar.

Radio Evropa e Lirë: A mund të mbijetojë regjimi?

Zimmt: Çdo lloj ndryshimi i regjimit në Iran, dhe ne sigurisht shpresojmë për ndryshim regjimi në Iran, varet sipas mendimit tim nga tri kushte kryesore. Njëra është dalja e miliona iranianëve në rrugë, sepse përndryshe do të jetë pothuajse e pamundur, sipas mendimit tim, të rrëzohet regjimi iranian vetëm përmes sulmeve ajrore.

Kushti i dytë do të ishte të shihnim një lloj koalicioni midis pjesëve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë iraniane, studentë, gra, shoferë autobusësh, punëtorë dhe pakica etnike, për të punuar së bashku.

Së fundi, një kusht tjetër për ndryshimin e regjimit në Iran është të ketë disa çarje dhe ndarje, dhe ndoshta dezertime, brenda aparatit të sigurisë në Iran. Dhe, kjo është diçka që do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur sepse, siç e dimë, Garda Revolucionare dhe Basij varen shumë nga Republika Islamike. Ata e dinë se nëse regjimi shembet, mund të paguajnë pasoja për këtë. Prandaj ata, sipas mendimit tim, do të luftojnë deri në fund.

Radio Evropa e Lirë: Pra, deri tani nuk ka çarje?

Zimmt: Mund të shohim një dobësim të rrjeteve të komandës dhe kontrollit brenda Iranit. Mund të shohim disa ndarje midis pjesëve të ndryshme të establishmentit ushtarak dhe politik në Iran.

Por, sigurisht që nuk kemi parë ndonjë humbje të kontrollit. Vetëm dje pashë informacione për pika kontrolli të ngritura nga Basij dhe nga forcat e rendit në Iran. Ende kemi raportime për agjencitë e inteligjencës në Iran që arrestojnë njerëz për tradhti ose për bashkëpunim me Izraelin.

Radio Evropa e Lirë: Nëse regjimi mbijeton, si do të jenë gjërat?

Zimmt: Kam frikë se, nëse regjimi i tyre mbijeton, veçanërisht nëse është nën udhëheqjen e Mojtaba Khameneit, mund të shohim një shtet edhe më të ashpër, më të përkushtuar jo vetëm për të vazhduar synimet strategjike kryesore të Iranit - që do të thotë raketat, programin bërthamor dhe ambiciet rajonale - por mund të shohim edhe një regjim që mund të rrezikojë edhe më shumë krahasuar me atë nën udhëheqjen e Ali Khameneit.

Për shembull, e dimë se gjatë viteve nën udhëheqjen e Khameneit, Irani po përparonte drejt arritjes së statusit të një shteti pothuajse bërthamor, por Khamenei nuk mori vendimin përfundimtar për të zhvilluar armë bërthamore.

Shqetësimi im është se dikush si Mojtaba mund të rrezikojë për ta bërë këtë, veçanërisht pasi të kuptojë se kjo mund të jetë pengesa përfundimtare përballë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Nëse establishmenti fetar mbetet në pushtet, çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet me shtetet e Gjirit?

Zimmt: Ata do ta kuptojnë se nëse ky regjim mbetet ende në këmbë, do të duhet të pajtohen me këtë. Dhe, presidenti Trump nuk do të jetë këtu përgjithmonë. Nuk jam i sigurt nëse ata mund t’u besojnë izraelitëve, sepse disa prej tyre të paktën e konsiderojnë Izraelin si një forcë destabilizuese.

Përfundimi i tyre mund të jetë: mund të na duhet të punojmë me Izraelin dhe me Shtetet e Bashkuara për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes kundrejt iranianëve, por gjithashtu duhet të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u përshtatur me Iranin, sepse Irani është këtu për të qëndruar dhe sepse Republika Islamike mund të vazhdojë të ekzistojë./REL

mojtaba khamenei ali khamenei teheran iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet