LIVE UPDATES
Bota

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiç, teologët: Serbia është një shoqëri e shkatërruar nga nacionalizmi

Për më shumë se dhjetë muaj, qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në pothuajse çdo qytet të Serbisë. Ata kërkojnë zgjedhje të reja dhe fundin e korrupsionit të përhapur gjerësisht. Lëvizja e protestës u nxit nga një incident në nëntor 2024, kur një tendë mbi një stacion treni të rinovuar u shemb në Novi Sad, duke lënë të vdekur 16 persona. Shumë banorë akuzojnë zyrtarët shtetërorë se janë bashkëfajtor në aksident.

5 Shtator 2025, 09:55 Nga I.A
Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të
Patriarku Porfirije

SERBI- Intelektualët që mbështesin lëvizjen protestuese në Serbi po përballen me zemërimin e peshkopëve besnikë ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiç. Teologët kërkojnë llogari nga udhëheqësit e kishës.

"Serbia është një shoqëri e shkatërruar nga nacionalizmi", thotë për DW teologu dhe historiani i Beogradit, Vukashin Miliqeviç. Ai është një nga shumë intelektualë në Serbi që mbështesin protestat studentore.

Për më shumë se dhjetë muaj, qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në pothuajse çdo qytet të Serbisë. Ata kërkojnë zgjedhje të reja dhe fundin e korrupsionit të përhapur gjerësisht. Lëvizja e protestës u nxit nga një incident në nëntor 2024, kur një tendë mbi një stacion treni të rinovuar u shemb në Novi Sad, duke lënë të vdekur 16 persona. Shumë banorë akuzojnë zyrtarët shtetërorë se janë bashkëfajtor në aksident.

Sipas informacionit të disponueshëm, "puna e dobët" është një nga shkaqet e tragjedisë. Deri më tani, regjimi i Presidentit Aleksandar Vuçiq (SNS) nuk i ka nxjerrë përgjegjësit para ndonjë gjykate të pavarur. Kjo ka zemëruar shumë qytetarë. Demonstratat, të udhëhequra nga studentët dhe profesorët e tyre në universitete, po përhapen. Ata tani po kërkojnë zgjedhje të reja. Aktualisht është e pasigurt nëse regjimi do t'i mbijetojë protestave politikisht.

"Mbrojtja e interesave të elitës së korruptuar"

Kushdo që mbështet publikisht studentët, siç bën Vukashin Miliqeviç i duhet të përballet me represion. Çfarë është e veçantë në rastin e tij: është pikërisht maja e Kishës së fuqishme Ortodokse Serbe (SPC), e cila nisi procedura kundër tij, duke u bërë kështu bashkëpunëtore e sundimtarit autoritar serb.

Kur bëhet fjalë për shtypjen e mendimit të lirë, Patriarku Porfirije dhe Presidenti Vuçiq shpesh veprojnë në bashkëpunim. Kjo është një rrethanë që Vukashin Miliqeviç e ka kritikuar prej kohësh.

"Kjo nuk ka të bëjë fare me kujdesin për interesin publik, por me mbrojtjen e interesave të elitës së korruptuar, e cila praktikisht ka rrëmbyer Serbinë", thotë ai për Deutsche Welle. Patriarku dhe disa peshkopë të afërt me të, siç është Irinej Buloviç nga Novi Sadi, janë pjesë e asaj elite.

Vukashin Miliqeviq, një prift i shuguruar dhe baba i katër fëmijëve, është vënë re në publik edhe më parë. Për shembull, kur koronavirusi u përhap në Serbi disa vjet më parë. Në atë kohë, ai kritikoi atë që e konsideronte sjellje të papërgjegjshme të udhëheqjes së kishës gjatë shërbesave fetare. Disa peshkopë, përfshirë Patriarkun e atëhershëm Irinej, dhe shumë priftërinj dhe besimtarë, vdiqën si pasojë e infeksionit me virusin SARS-CoV-2.

Kritika e Vukashin Miliqeviqit ndaj udhëheqjes së kishës pati pasoja: atij nuk i lejohet më të shërbejë liturgjinë dhe aktualisht ndodhet para të ashtuquajturës "gjykatë kishtare".

Ky është një organ kishtar që zgjidh mosmarrëveshjet brenda bashkësisë fetare. Anëtarët e tij janë peshkopë dhe priftërinj. Kryeson peshkopi përgjegjës për Beogradin, Patriarku Porfirije. Nëse Vukashin Miliqeviç shpallet "fajtor", në rastin më të keq ai përballet me përjashtim nga kisha - që është ndëshkimi më i rëndë për këtë të krishterë të devotshëm.

Udhëheqja e Kishës është servile

Por Vukashin Miliqeviç nuk frikësohet. Në një intervistë me DW, ai kërkon që udhëheqja e kishës të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj - për shembull, për servilizëm ndaj shtetit. Ai vazhdon duke thënë se përvetësimi i fondeve publike dhe shkeljet e moralit të krishterë nga kleri duhet të hetohen.

Blagoje Panteliç, i cili ka shkruar për tema fetare për vite me radhë dhe është kryeredaktor i portalit teologjik më me ndikim në Ballkan ("teologija.net"), që po ashtu mbështeti protestat studentore. Por udhëheqja e kishës ia ka bërë të qartë: nuk do të ketë doktoraturë. Në një intervistë me DW, Blagoje Panteliq akuzon Patriarkun Porfirije se e ka vënë veten në shërbim të regjimit. "Kjo është e papranueshme", thotë ai.

Panteliq kritikon më tej vizitën e Patriarkut Porfirije dhe Peshkopit Irinej në Moskë në prill. Ndërsa ushtria ruse, me bekimin e Patriarkut Ortodoks Rus Kirill, po zhvillon një luftë agresioni në Ukrainë, mysafirët serbë në Kremlin bënë shaka me Presidentin Vladimir Putin. Për më tepër, ata i karakterizuan protestat në Serbi si një "revolucion me ngjyra" që thuhet se është nxitur nga Perëndimi.

"Masat kundër Miliqeviqit dhe Panteliqit duhen parë në kontekstin e një përpjekjeje për të kontrolluar diskursin teologjik", thotë Thomas Bremer, profesor i teologjisë në Universitetin e Münster.

Ai u shpreh gjithashtu se diskutimet teologjike po zhvillohen edhe jashtë kornizës së kontrolluar nga kisha. "Kjo nuk do të jetë e mundur të parandalohet", thotë profesor Bremer, një nga ekspertët më të respektuar të otodoksisë në Perëndim. Nëse lëvizja protestuese në Serbi është e suksesshme dhe regjimi aktual përmbyset, kuadrot që mbështetën Vuçiqin do mbajnë gjithashtu përgjegjësi - qofshin pjesë e ushtrisë, shërbimeve të inteligjencës apo dhe kishës./DW

vukashin miliqeviç patriarku porfirije

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet