LIVE UPDATES
Bota

“U takuam 2-3 herë gjatë pandemisë,” Kurti flet për gazetën zviceriane: Asnjëherë nuk i kam shtrënguar duart me Vuçiçin

Më tej, Kurti duke folur për dialogun, ka thënë se atmosfera gjatë takimeve me Vuçiçin në Bruksel është përmirësuar. Por, i pyetur nëse kanë shtrënguar ndonjëherë duart me njëri-tjetrin, ai ka thënë: “Jo kurrë. Kjo për shkak se jemi takuar tre nga katër herë gjatë pandemisë dhe nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare”. Ai gjithashtu ka thënë se NATO do të mbetet në Kosovë sepse Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO.

27 Shtator 2022, 18:50 Nga e.k
“U takuam 2-3 herë gjatë pandemisë,” Kurti flet
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç gjatë takime në Bruksel

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën zvicerane “Republik”, ka folur dialogun me Serbinë dhe mundësinë e një konflikti me shtetin fqinj. Kurti duke folur për mundësinë e një konflikti, ka thënë se Serbia është një regjim klient i Kremlinit.

“Serbia dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake të quajtura ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllave’. Pjesa më e madhe e industrisë së naftës në Serbi është në pronësi të Gazpromit. Ministria ruse e Mbrojtjes ka ngritur zyrën e saj në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë. Serbia merr tanke dhe sisteme armatimi nga Moska. Gjermania është gjithashtu e varur nga nafta e Putinit. Por ajo që e bën Serbinë unike në Evropë është se ajo refuzon të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Putinit. Sot, 70 për qind e serbëve kanë një opinion pozitiv për Vladimir Putin. Në të njëjtën kohë, mbështetja për Bashkimin Evropian ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 30 për qind. Ky humor është përhapur edhe te serbët në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit”, ka thënë Kurti, transmeton RTK.

Më tej ai është shprehur se Kosova nuk ka frikë nga konflikti, por se janë vigjilentë.

“Ne mbetemi të shqetësuar. Sipas meje, ka katër arsye që e bëjnë një konflikt të imagjinueshëm. Së pari, Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo lufton kundër njohjes sonë ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë financon  strukturat ilegale brenda Kosovës për të minuar sundimin e ligjit dhe sovranitetin tonë. Së dyti: Në Serbi nuk mund të pajtohen me krimet e luftës të kryera në vitet 1990. Nuk ka keqardhje. Arsyeja e tretë që më shqetëson: Kosova është demokraci, Serbia jo. Kushdo që kufizohet me një autokraci është në rrezik. Së katërti, Beogradi zyrtar mban lidhje të ngushta me presidentin despotik rus Putin. Vuçiq e ka takuar Putinin gati 20 herë në 10 vjet, më e fundit më 25 nëntor 2021 në Soçi, tre muaj para fillimit të luftës. Tani e citoj Vuçiqin: ‘Ne folëm për standarde të dyfishta dhe hipokrizi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Presidenti Putin e kupton se për çfarë po flas. Ne folëm edhe për veriun e Kosovës dhe ia tregova atë Putinit në hartë’. Pse Putini është i interesuar për veriun e Kosovës, pyes veten”, deklaroi Kurti.

Më tej, Kurti duke folur për dialogun, ka thënë se atmosfera gjatë takimeve me Vuçiçin në Bruksel është përmirësuar. Por, i pyetur nëse kanë shtrënguar ndonjëherë duart me njëri-tjetrin, ai ka thënë: “Jo kurrë. Kjo për shkak se jemi takuar tre nga katër herë gjatë pandemisë dhe nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare”. Ai gjithashtu ka thënë se NATO do të mbetet në Kosovë sepse Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO.

“Të dyja janë pjesë e historisë së njëri-tjetrit – dhe kështu do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen….”, ka thënë Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet