Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
U aludua se ishte arrestuar, shfaqet për herë të parë pas thashethemeve presidenti kinez Xi Jinping
Lajmet e përhapura në disa media aziatike e patën fillimin pas vendimit misterioz të Kinës për të anuluar mbi 6 mijë fluturime ndërkombëtare, ndërsa u bllokuan edhe linjat kryesore hekurudhore. Mbrëmjen e djeshme mediat e huaja shkruanin se pushtetin e keshte marrë në dorë Li Qiaoming, një gjeneral i lartë në ushtri.
27 Shtator 2022, 16:37Nga e.k
Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping është shfaqur sot për herë të parë në publik që pas thashethemeve se në Kinë kishte ndodhur një grusht shteti dhe ai ishte vendosur nën arrest.
Lajmet e përhapura në disa media aziatike e patën fillimin pas vendimit misterioz të Kinës për të anuluar mbi 6 mijë fluturime ndërkombëtare, ndërsa u bllokuan edhe linjat kryesore hekurudhore. Mbrëmjen e djeshme mediat e huaja shkruanin se pushtetin e keshte marrë në dorë Li Qiaoming, një gjeneral i lartë në ushtri.
Thashethemet do të nxiteshin edhe më tepër pak ditë më pas, kur qeveria kineze urdhëroi arrestimin e dhjetra zyrtarëve të lartë me akuzën e korrupsionit.
Por gazetari Saikiran Kannan i cili monitoron zhvillimet në Kinë raporton se Xi është shfaqur sot teksa ka vizituar një ekspozitë të titulluar “Përpjekja e një epoke të re”. Pamjet janë transmetuar nga televizioni kinez shtetëror CCTV.