Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ligjvënësit gjithashtu e aprovuan edhe emërimin e Oleksiy Kuleba si zëvendëskryeministër përgjegjës për restaurim dhe politika rajonale.
KIEV- Parlamenti i Ukrainës e miratoi të enjten Andriy Sybiha ministër të Jashtëm të vendit, i cili do ta zëvendësojë Dmytro Kuleban si pjesë e një ndryshimi të madh në Qeverinë ukrainase.
“Emërimi i parë: Andriy Sybiha ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës”, njoftoi ligjvënësi Yaroslav Zheleznyak të enjten.
Ai shtoi se 258 prej 450 ligjvënësve në Parlamentin e Ukrainës votuan për emërimin e Sybihas.
Sybiha, zëvendësministër i Jashtëm, u nominua nga presidenti Volodymyr Zelensky gjatë ditës për ta zëvendësuar Kuleban në postin e ministrit të Jashtëm.
Ligjvënësit gjithashtu e aprovuan edhe emërimin e Oleksiy Kuleba si zëvendëskryeministër përgjegjës për restaurim dhe politika rajonale.
Dmytro Kuleba dhe disa anëtarë të tjerë të kabinetit dorëzuan dorëheqjet e tyre këtë javë, pasi Zelensky la të kuptohej se ndryshimi i kabinetit ishte i pashmangshëm.
Duke folur për të ardhmen e Kulebas dhe pjesës tjetër prej 22 anëtarëve të kabinetit, Zelensky tha të mërkurën se “ne kemi nevojë për energji të re dhe këta hapa kanë të bëjnë me forcimin e shtetit tonë në fusha të ndryshme”.
Kuleba ka qenë njëra prej fytyrave kryesore të përpjekjeve të Kievit për të fituar mbështetje ndërkombëtare prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.
Ai është cilësuar nga shumë si një lajmëtar i suksesshëm i paralajmërimeve të Ukrainës se ndalja e agresionit rus është jetike për Evropën dhe Perëndimin, dhe i lutjeve të vazhdueshme për ndihmë të madhe ushtarake dhe ndihma të tjera për Kievin nga anëtarët e NATO-s për t’u mbrojtur kundër sulmeve ruse.
Zelensky ka thënë se do të ketë më shumë ndryshime në Qeveri, në përpjekje për ta forcuar atë dhe për të korrur rezultate për të cilat ka nevojë vendi.
Ai gjithashtu tha se Ukraina ka nevojë për më shumë ndërveprime mes qeverisë qendrore dhe komuniteteve, posaçërisht gjatë përgatitjeve për sezonin e dimrit./REL
keir starmer BRITANI- Kryeministri britanik Keir Starmer mbrojti të mërkurën vendimin e qeverisë së tij për të pezulluar...
foto ilustruese ANGLI- Një personel i Marinës Mbretërore ka vdekur pasi një helikopter u përplas në Kanalin Anglez. Siç...
Fontana di Trevi ITALI- Roma po shqyrton kufizimin e aksesit në shatërvanin e Trevit, një nga monumentet e saj më të vizituar...
vladimir putin SHBA- Qeveria amerikane paditi të mërkurën dy shtetas rusë dhe sekuestroi më shumë se 30 "domain"e uebsajtesh ...
olaf schol, aleksander vucic GJERMANI- Qeveria Federale e Gjermanisë përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur m...
Kamala Harris dhe Donald Trump UKRAINË- Ukraina përballet me perspektiva jashtëzakonisht të ndryshme nën një presidencë ...
foo ilustruese HAMAS- Grupi militant Hamas akuzoi të enjten Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po përpiqet të ndalë arritjen ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Deputetët e parlamentit ukrainase kanë votuar pro pranimit të dorëheqjes së ministrit të J...
pamje nga vendngjarja ITALI- Reshje të dendura kanë goditur rajonin e Piemontes në Itali, duke shkaktuar dëme shumë të më...
donald trump UASHINGTON – Gjykata do të dëgjojë argumentet të enjten në lidhje me hapat e ardhshëm për padinë...