3 Maj 2025, 19:53
Nga r.ll
logo e voa
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të rinisë transmetimin e programeve javën e ardhshme, pasi transmetuesi u mbyll në mars nga administrata e presidentit Donald Trump, tha një organizatë joqeveritare për lirinë e medias dhe një punonjës i VOA.
VOA, që është transmetues i financuar nga shteti amerikan, ka audiencë ndërkombëtare dhe është mbyllur që kur Trump urdhëroi Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyrë VOA dhe transmetues të tjerë – përfshirë Radion Evropa e Lirë –dhe gjashtë agjenci të tjera federale që të ulnin në minimumin e kërkuar nga ligji punën e tyre.
“Një avokat i Departamentit të Drejtësisë i ka dërguar një email avokatit tonë, David Seide, për ta informuar që USAGM pret që stafi i VOA të mund të nisë ‘rikthimin me faza’ në punë dhe transmetimi të rinisë javën e ardhshme”, tha gazetari i VOA, Steve Herman në një postim në X.
Ndërkaq, më 3 maj edhe dy punëtorë të VOA thanë se emailet e punës, që u ishin bllokuar, tani janë zhbllokuar edhe pse ende nuk kanë pranuar një njoftim zyrtar që u thotë se mund të kthehen në punë.
Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij tha se avokatët e tyre, së bashku me ata të Zërit të Amerikës, ishin njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë se punëtorët e transmetuesit do të lejohen që të kthehen në punë.
“E kemi kuptuar që më herët gjatë ditës, USAGM ka aktivizuar llogaritë e 1.406 punëtorëve të USAGM-it dhe Zërit të Amerikës dhe bashkëpunëtorëve”, thuhet në emailin e dërguar nga Departamenti i Drejtësisë, sipas Reporterëve pa Kufij.
“USAGM aktualisht pret që stafi të nisë kthimin në zyra javën e ardhshme, teksa çështjet e sigurisë, hapësira e ndërtesës dhe pajisjet kërkojnë një kthim në faza”, u tha në email, ku u shtua se “USAGM pret që programet e Zërit të Amerikës të rifillojnë javën e ardhshme”.
Më 21 mars, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, duke argumentuar se lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit ishin të paligjshme.
Më pas, USAGM dërgoi në pushim më shumë se 1.000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar VOA, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.
Padi ndaj USAGM ka ngritur edhe Radio Evropa e Lirë, për të “shmangur dëmin e pariparueshëm” ndaj transmetuesit për shkak të mbajtjes pezull të grantit – të miratuar nga Kongresi – si pjesë e përpjekjeve të USAGM-it për të ndërprerë financimin e REL-it.
Më 2 maj, Gjykata e Apelit në SHBA lëshoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimeve paraprake gjyqësore dhe duke lejuar administratën Trump që përkohësisht të ndalë financimin për REL-in dhe transmetuesit e tjerë.
Ky vendim, sipas gjykatësve të Apelit, u mor në mënyrë që të ketë mundësi të shqyrtohen kërkesat e paraqitura nga Departamenti i Drejtësisë në emër të USAGM.
Vendimi i Apelit erdhi disa ditë pasi një gjykatës federal urdhëroi USAGM-in t'i lëshojë REL-it fondet për muajin prill.
USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë./REL
donald trump shba voa
Bota
3 Maj 2025, 18:11
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në ...
Bota
3 Maj 2025, 17:44
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Të paktën 40 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gaz&eu...
Bota
3 Maj 2025, 17:28
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se biseda e tij me Presidentin e SHBA-së ...
Bota
3 Maj 2025, 17:10
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRALI- Disa foto që kanë qarkulluar në interenet, ku tregojnë australianët duke votuar, por të ...
Bota
3 Maj 2025, 17:06
r.ll
foto ilustruese
POLONI- Në një poligon stërvitjeje ushtarake pranë qytetit të Wroclaw, polakë të zakonshëm janë...
Bota
3 Maj 2025, 16:45
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha më 3 maj se ka dislokuar forca në jug të Sirisë dhe trupat janë gati që të...
Bota
3 Maj 2025, 16:17
r.ll
charles dhe harry
BRITANI- I zhgënjyer nga reagimi i Princit Harry, i cili e përshkroi vendimin për të hequr rojet e tij si të...
Bota
3 Maj 2025, 16:02
r.ll
anthony albanese
AUSTRALI- Anthony Albanese i Partisë Laburista, kryeministri i Australisë, ka fituar zgjedhjet me një shumicë dër...
Bota
3 Maj 2025, 15:39
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd m&eum...
Bota
3 Maj 2025, 15:33
E. D
foto ilustruese
ROMË- Në Vatikan kanë hyrë në fazën përfundimtare përgatitjet për konklavën që do t&...