LIVE UPDATES
Bota

Përplasjet e familjes mbretërore në Britani sërish në vëmendje/ Mbreti Charles i zemëruar me Princ Harry, pasi ai doli kundër vendimit për heqjen e sigurisë

Princi Harry tha në një intervistë se dëshiron të pajtohet me familjen e tij dhe deklaroi se Mbreti Charles nuk po flet me të për shkak të çështjes së sigurisë.

3 Maj 2025, 16:17 Nga r.ll
Përplasjet e familjes mbretërore në Britani sërish në
charles dhe harry

BRITANI- I zhgënjyer nga reagimi i Princit Harry, i cili e përshkroi vendimin për të hequr rojet e tij si të pamatur, Mbreti Charles thuhet se është i zemëruar me të birin. 

Princi Harry tha në një intervistë se dëshiron të pajtohet me familjen e tij dhe deklaroi se Mbreti Charles nuk po flet me të për shkak të çështjes së sigurisë. Ai gjithashtu kundërshtoi vendimin e gjykatës për t'i dhënë fund sigurisë së tij. Megjithatë, ai tha se nuk donte ta “luftonte” më këtë çështje, duke qenë se nuk e di sa jetë i ka mbetur babait të tij. Një burim pohoi se Charles ishte i frustruar dhe i mërzitur me të birin, dhe me barrën që ai u kishteimponuar taksapaguesve , siç raportohet nga mediat e huaja.

Pak minuta para transmetimit të intervistës së Dukës së Sussexit, burime pranë mbretit kishin folur për "zhgënjimin" e Charlesit se mbështetësit e Harry-t po nënkuptonin se "babai i tij nuk interesohet për familjen e tij (të Harry-t)". Disa minuta më vonë, ata morën përgjigjen, ndërsa Harry reagoi kundër vendimit që siguria të paguhej nga paratë e qeverisë.

Miqtë e mbretit kishin sugjeruar idenë e pajtimit përpara se intervista të transmetohej. Megjithatë, ata thanë se sulmet e Harry-t në vitet e fundit dhe polemikat rreth çështjes së sigurisë kishin prishur marrëdhënien e tyre:

“Mbreti gjithmonë e ka konsideruar se kjo ishte një çështje që duhet ta zgjidhin qeveria dhe gjykatat e tij dhe se çdo ndërhyrje nga ana e tij do të ishte kushtetutërisht e papërshtatshme. Ajo që e ka zhgënjyer dhe mërzitur atë në një nivel personal është dështimi i Dukës për të respektuar këtë parim dhe fakti që mbështetësit e tij nënkuptojnë se babai i tij nuk interesohet për familjen e tij ose se ai duhet të ndërhyjë, të tregojë me gisht dhe të kërkojë një formë mbrojtjeje që ekspertët kryesorë të mbrojtjes mund ta konsiderojnë ose jo të nevojshme në një vizitë të caktuar.”

Në intervistën e tij, Princi Harry akuzoi shërbimet e Pallatit se kishin ndikuar në gjykatën që mori vendimin për të hequri përfundimisht sigurimin e tij në Britani. Ai shtoi gjithashtu se nuk mund ta imagjinojë më se në çfarë rrethanash mund t’i sillte gruan dhe fëmijët e tij në Britani.

"Jam i shkatërruar - jo aq shumë sepse humba, por për njerëzit që qëndrojnë pas vendimit, të cilët mendojnë se kjo është në rregull. A e shohin ata si fitoren e tyre? "Jam i sigurt se ka disa njerëz atje, ndoshta njerëz që më dëshirojnë të keqen, që e konsiderojnë këtë një fitore të madhe", shtoi ai.

I pyetur nëse i kishte kërkuar mbretit të ndërhynte në mosmarrëveshjen për sigurinë, Harry tha: "Unë kurrë nuk i kërkova të ndërhynte - i kërkova të tërhiqej dhe t'i linte ekspertët të bënin punën e tyre".

"E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur, pavarësisht asaj që disa njerëz i kanë bërë këtij vendi... dhe mendoj se është vërtet e trishtueshme që nuk do të jem në gjendje t'u tregoj fëmijëve të mi atdheun tim", tha ai.

Harry nisi një sulm si ndaj komitetit Ravec ashtu edhe ndaj medias që përndoqën nënën e tij dhe sipas tij bënë fushatë për të hequr sigurinë. Në deklaratën e tij, Princi Harry sulmoi Ravec për moskryerjen e një vlerësimi vjetor të rrezikut.  Ai gjithashtu thekson se do t'i dërgojë një letër Ministres së Brendshme për t'i kërkuar asaj që ta shqyrtojë urgjentisht çështjen dhe të rishikojë procedurën e Ravec.

“Ky proces ka qenë dhe ka qenë gjithmonë vetëm për sigurinë time dhe të familjes sime kur jemi në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të mund ta vizitojmë atdheun tim në mënyrë të sigurt me të njëjtin nivel sigurie që qeveritë e tjera e konsiderojnë të nevojshme për të na mbrojtur”, thotë ai, duke shtuar se veprimi ligjor ishte një vendim i fundit, por që zbuloi të vërteta tronditëse. Princi madje e akuzoi Ravecin për pakujdesi. Mungesa e vlerësimit të rrezikut ishte shpërdorim detyre, thotë ai, duke shtuar se jeta e tij u vu në rrezik me vetëdije.

mbreti charles princ harry

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet