Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në deklaratën e lëshuar nga BIA më 10 janar u tha se ata ndërmorën aktivitete me qëllim të sqarimit të aktiviteteve të kaluara të paligjshme të Sandulloviçit, të cilat prokurori kompetent i cilësoi si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.
SERBI- Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) mohoi akuzat se lideri i subjektit opozitar, Partia Republikane, Nikolla Sandulloviç, ishte subjekt i torturës, duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive dhe as ushtrim të forcës së paligjshme fizike ndaj Sandulloviçit.
Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Sandulloviq ndodhet në paraburgim që nga java e kaluar, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.
Në deklaratën e lëshuar nga BIA më 10 janar u tha se ata ndërmorën aktivitete me qëllim të sqarimit të aktiviteteve të kaluara të paligjshme të Sandulloviçit, të cilat prokurori kompetent i cilësoi si vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.
“Duke thënë gënjeshtra për sjelljet e supozuara të paligjshme të anëtarëve të BIA-s, Sandulloviç dhe promovuesit e tjerë e të ashtuquajturës Kosovë, duan të përhapin dezinformata dhe të shqetësojnë opinionin vendës dhe të huaj, të dëmtojnë reputacionin e BIA-s dhe të destabilizojnë situatën e sigurisë së Republikës së Serbisë”, u tha në deklaratë.
Më 2 janar, Sandulloviç publikoi një video në X – që më herët njihej si Twitter – ku ai shfaqej në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Një ditë pas publikimit të videos në rrjetin X, avokati Çedomir Stojkoviç bëri të ditur se Sandulloviçi është arrestuar më 3 janar dhe se familja e tij nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Institucionet e Bashkimit Evropian konfirmuan më 9 janar se po monitorojnë situatën dhe informacionet lidhur me arrestimin e Sandulloviçit. Sandulloviç është president i Partisë Republikane që u themelua më 2015, por që nuk e ka kaluar pragun zgjedhor për t’u futur në Parlamentin serb.
Ai ka një biografi kundërthënëse, ku përfshihet edhe plagosja e tij nga shpërthimi i një makine 13 vjet më parë, dhe arrestimi i tij për "përhapje paniku" më 2020 gjatë pandemisë së koronavirusit./REL
ermal kurtulaj, ilir beqaj TIRANË- Pasi afera e re e Ilir Beqajt doli në publik dhe SPAK urdhëroi kontrolle në banesën e tij dhe z...
foto nga trazirat GUINEA E RE- Qeveria në Papua Guinea e Re urdhëroi ushtrinë të rivendoste rendin në kryeqytet, Port Moresby, pas...
pamje nga pritja ne aeroport KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sonte në aeroportin e Prishtinës Kryeministrin e ...
BRITANI-Drew Marshall u dënua me 12 muaj shërbim në komunitet për tentativë për mashtrim në internet. Ai u përpoq t&eu...
foto ilustruese SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur sot për të diskutuar për luftën në Ukrain&e...
vittorio sgarbi ITALI- Qeveria italiane është përfshirë në një polemikë të re pasi ministri i ri i Kulturës, V...
marlene engelhorn AUSTRI- Një milionere austro-gjermane po organizon shpërndarjen e pasurisë të trashëguar nga gjyshja e saj. N&eu...
Foto ilustruese TIRANË-Leonard Farruku emigranti shqiptar që vdiq muajin e kaluar në një maune që strehote emigrantë në...
ushtria ekuadoriane EKUADOR- Vendi i vogël i Amerikës së Jugut është zhytur në krizë pas vitesh kontrolli në rritje...
donald trump BRUKSEL- Një nga politikanët më të lartë të Evropës, komisioneri europian Thiery Breton zbuloi një bi...